Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot pasdite, me 56 vota “për”, 30 “të përmbajtura” dhe një “kundër” e miratoi Buxhetin e plotësuar për vitin 2023. Qeveria dhe ministri i Financave Fatmir Besimi gjatë debatit vlerësuan se Buxheti është real dhe i zhvilluar dhe se do të ofrojë mbështetje për qytetarët dhe ekonominë, ndërsa vlerësimi i opozitës, siç paralajmëroi abstenoi, është se është shumë i gjerë dhe inflacionist dhe me deficitin dhe borxhin publik do të rritet. Sipas ministrit Fatmir Besimi, buxheti është real dhe zhvillimor, ndërsa opozita e cila votoi e përmbajtur theksoi se me këtë buxhet do të rritet…
Author: IM
Shkupi sërish është ndër qytetet më të ndotura në botë. Mëngjesin e sotëm, por edhe gjatë gjithë ditës, përqendrimi PM grimcave ishte disa herë më i lartë, ndërsa dukshmëria është ulur, e në pjesë të caktuara ndjehet një erë e pakëndshme. Por, ndonëse lufta kundër ndotjes ishte prioritet kryesor në fushatën e Danela Arsovskës, ajo si kryetare komune ka bërë shumë pak në vitin e kaluar lidhur me këtë çështje. Arsovska në fushatë shpalli pesë megaparqe, ndërsa në vitin e parë të qeverisjes së saj asnjë nuk u ndërtua./Lajmi i plotë.
Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publik sot e zgjodhën Mustafa Hajrullain në krye të Prokurorisë së Lartë të Shkupit, me një mandat të ri 4 vjeçar.
Ministria e Kulturës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë vepruar sipas zotimeve të Qeverisë lidhur me çështjen e juridiksionit të Sallës Universale. Ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska tha sot se kryetares Danela Arsovska i janë dërguar informata për gjendjen e Sallës Universale. “Deri më sot nuk kemi marrë asnjë reagim. Më duhet të apeloj dhe të përmend se Qyteti i Shkupit është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane” për vitin 2028 dhe për këtë problem apeloj për zgjighje të Sallës Universale, sepse është Salla Universale ajo që paraqitet si aplikues në atë konkurs, me çka do…
Maqedonia e Veriut është aktive në lidhje me nismën “Ballkani i hapur”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, duke komentuar projektet në këtë fushë që realizohen përmes kësaj iniciative. “Ministria e Kulturës do të organizojë një takim lidhur me marrëveshjen e fundit të nënshkruar të bashkëpunimit në kinematografi dhe punëve audio-vizuale. Gjithashtu, në kuadër të “Ballkanit të hapur” pati disa vizita në operat e Shkupit dhe Beogradit, kështu kemi bashkëpunuar së bashku në festivalin “Ruti”, po ashtu edhe në iniciativa të tjera si shkëmbimi i ansambleve nga Teatri i Dramës në Teatrin Kombëtar të Beogradit”, tha ministrja në konferencën…
ZORAN BOJAROVSKI Ky vit do të mbahet mend për dezinformimin dhe faktin që shërbëtorët e ish zotërinjve të shtetit të kapur u futën në programin për të rishikuar pandershmërinë dhe mizoritë e burgjeve të shtetit të kapur. Ata vlerësuan se kishte ardhur koha për të nisur fushatën në të cilën, të dislokuar nëpër formacione për dalje në media, filluan të përhapin lajmet e tipit “nënat e pafajshme po vuajnë nga konspiracionet…”, dhe filluan t’i emërojnë si viktima përdhunuesit. të 27 prillit – që kryen një sulm të organizuar shtetëror. Kemi respekt për mëmësinë e ish-ministres së brendshme, por gjykata caktoi…
Shpeshherë në Fejsbuk mund të shihen faqe që reklamojnë preparate të ndryshme mjekësore. Por, shumë nga këto postime janë mashtrime. Një rast i tillë janë postimet në disa Fejsbuk faqe me deklarata të pretenduara dhe fotografi të epidemiologut të njohur maqedonas Dr. Panovski, të cilat janë keqpërdorur shumë herë për të reklamuar një ilaç kundër parazitëve. Mirëpo, vetë doktor Panovski, me njoftim publik në Fejsbuk, ka mohuar se ka qenë pjesë e ndonjë reklame për ndonjë produkt mjekësor dhe ka apeluar që të mos blihen produktet që reklamohen duke keqpërdorur emrin dhe fotografinë e tij. Edhe faqja “Vërtetëmatësi” bën me dije se “nuk…
Nga Shaban Murati Shënim nga blloku diplomatik Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotaqis në 22 dhjetor 2022 e nguli zyrtarisht flamurin ilegal të “Vorio Epirit “ në Himarë dhe në Shqipërinë e Jugut. Në fjalimin e mbajtur ditën e enjte në qytetin shqiptar të Himarës, Micotaqis shpalli kërkesën zyrtare greke që “Shqipëria është e detyruar të respektojë të drejtën tuaj për vetëvendosje”. Deri tani kryeministrat dhe ministrat e jashtëm grekë e kanë kërkuar nga zyrat e tyre në Athinë vetëvendosjen e minoritetit grek në Shqipëri. Nga Athina politikanët grekë mund të kërkojnë në daç Himarën dhe në daç Tropojën, se nuk…
FacebooProjekti i ri i TVM2 nën regjinë e Musa Isufit dhe skenari nga Shkëlqim Islami kurse produksioni Seven Image dhe producent ekzekutiv të Sefedin Shabanit dhe Xhulian Shabanit! Shikoni më poshtë videon:
Më poshtë e gjeni komunikatën e BDI: Bashkimi Demokratik për Integrim dënon retorikën antishqiptare të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski me të cilën kërkon dobësimin e përfaqësimit politik dhe defaktorizimin e shqiptarëve në vend. Në 2022, akoma kemi udhëheqës politik në Maqedoninë e Veriut të cilët vazhdojnë të tregojnë mosrespekt ndaj vullnetit të shprehur të qytetarëve shqiptarë për përfaqësimin e tyre politik me qëllim të fitojnë në mënyrë të dëshpëruar ca vota ekstremiste në hijën e popullaritetit të tij në rënie. Deklarata e sotme është demonstrues i tendencës së Mickoskit se i do shqiptarët e pafuqishëm, të pazëshëm, të…
Blerje e 500 mëshqerrave të cilësisë së lartë, me qëllim të stabilizimit të prodhimit të qumështit në vend Numri i lopëve qumështore në vend do të rritet me 500 mëshqerra të reja të cilësisë së lartë në muajt në vijim, si rezultat i investimit të bërë nga Bimilk, së bashku me partnerët e tij. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në prokurimin e krerëve të rinj, kompania lider në industrinë e qumështit do të subvencionojë pjesën më të madhe të vlerës së blerjes së krerëve, ndërsa për pjesën tjetër do të japë një kredi pa interes me afat shlyerjeje prej 5…
Drejtori i ri i ASK-së, Zharko Milloshevski me vendim të Qeverisë së Gruevskit ka marrë 10 mijë euro në vlerë denarësh. A janë këto informata të vërteta, deri më tani nuk kemi marrë konfirmim apo përgënjeshtrim nga MPB-ja, por informacionet thonë se Zarko Milloshevski ka qenë i përfshirë si operativ në atë aksion, dhe ajo që është indikative është se shefi i kabinetit të Zharko Milloshevskit është i njëjti person që ishte shef i kabinetit të ish-njeriut të parë të ASK-së Sasho Mijallkov. Në vitin 2017, drejtori i Drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit, Goran Nikollovski, për aksionin në Lagjen e…

