Author: Emad

Ditë më parë një kumanovar me veturën e tij “Audi”, u përplas në kutinë metalike e dedikuar për rrjetin e energjisë elektrike, e vendosur në Sheshin e qytetit në Kumanovë. Nga SPB Kumanovë njoftojnë se “Vetura e tipit Audi me targa të Kumanovës, është përplasur në kutinë metalike, për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar përveç dëmeve materiale, ekipet e SPB, po kryejn hetime në vendin e ngjarjes. Ndryshe deri tek kjo ngjarje dyshohet të ket ardhur si pasoj e humbjes së kontrollit të shoferit si dhe shpejtësisë së tejkaluar.

Lexo më Shumë

Mungesa e energjisë elektrike në shumë vendbanime po shkakton probleme të mëdha për bizneset dhe banorët e këtyre zonave. Nga EVN thonë se ndërprerjet ndodhin për shkak të mbingarkesës dhe kyçjes ilegale. Por nga EVN sot erdhi edhe një përgjigje interesante për mungesën e energjisë elektrike në fshatin Llaskarcë të komunës së Sarajit. Nga atje thonë se ardhja e mërgimtarëve e ka rritur konsumin e energjisë elektrike. “Këta defekte kanë ndodhur si rezultat i rritjes se konsumit si për shkak të temperaturave të ulëta, ashtu edhe për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të banorëve në fshat. Përkatësisht, gjatë…

Lexo më Shumë

Shoqata e personave me nevoja të vecanta Mirësia A.B kërkon pjesmarrje më të lartë dhe angazhim më të madh të personave me nevoja të vecanta në jetën politike dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si Shoqatë e personave me nevoja të vecanta konsiderojmë se ky do të ishte edhe një kontribut nga ana e shoqërisë dhe e shtetit tonë për barazinë faktike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut meqë barazie for male në aspekt kushtetues dhe juridik këtu te ne nuk mungon. Pra rritja e pjesmarrjes së personave me nevoja të vecanta nē jetën…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=xF0s-CXUNKc&feature=emb_title Gazetar | Emir Hamzi Sot në seancën e katërt të këshillit komunal – Tetovë është miratuar buxheti i komunës së Tetovës për vitin 2022. Me 18 vota Për u miratua propozim-buxheti prej 26 milionë euro. Deficiti për këtë vit është mbi 500 mijë euro. Kasami para medias deklaroi se ky buxhet është buxhet krize të cilin e ka gjetur në komunën e Tetovës dhe nuk reflekton përcaktimin programor të Kasamit si kryetarë i komunës së Tetovës, njofton Nistori. “Ky buxhet është një buxhet krize, sepse nuk reflekton përcaktimin tim programor sa i përket projekteve dhe asaj të cilën ne…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri janë dorëzuar banesat e ndërtuara me financimin e Turqisë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në një aktivitetet me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të vendit dhe përfaqësuesve të institucioneve turke në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Laçit, të Bashkisë Kurbin, ishin të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Shqipërisë, drejtues të Bashkisë së Kurbinit, si dhe qytetarë të cilët përfitojnë banesat. ❮❯ Kryeministri Rama, duke folur mbi projektin e ndërtesave…

Lexo më Shumë

Në këto ditë të ftohta të stinës së dimrit, OKH Merhamet realizoi projektin e dimrit, nëpërmjet të cilit u mundësua dhurimi i një kontingjenti ndihmash në lëndë drusore për ngrohje për 25 familje në një sasi prej 3 m³, shporeta për ngrohje dhe tesha për fëmijë, për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike. Ky projekt u realizua në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë, ndërsa në ditët në vijim do të ketë shpërndarje edhe në qytet tjera. Projekti u mundësua falë mbështetjes së ofruar nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave “WEFA”me qendër në Gjermani.

Lexo më Shumë

Ligji i propozuar për mjedisin jetësor nga Minsitria e Ekologjisë e kalon filtrin e fundit në Kuvend. Sot në Komisionin e Transportit dhe Lidhjeve ka përfunduar debati dhe ligji i propozuar është miratuar dhe është dërguar në seancë plenare. Me këtë zgjidhje ligjore të propozuar për mjedisin jetësor përcaktohet metodologji për identifikimin dhe sistemin për përmirësimin e ndotjes dhe pikave të nxehta. Sot në Komisionin për mjedisin jetësor u miratua edhe nevoja e miratimit të një zgjidhjeje tjetër ligjore që ndalon ndërtimin e industrive të rënda pesë kilometra larg vendbanimeve apo zonave të mbrojtura. “Mendoj se edhe me Planin e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 130-të vendosi që të parandalojë rrezikun për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, duke miratuar edhe investime strategjike në energjetikë në vlerë prej 184 milionë euro. Në këtë seancë, Qeveria vendosi që EVN Home të fillojë të sigurojë energji elektrike nga SH.A. EMV, me qëllim që të largohet rreziku i rritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike. Gjithashtu u vendos për investime strategjike përmes projektit “Elektranat fotovoltaike në Jamularci dhe Skandalci”, investime që kapin vlerën 184 milionë euro, ndërsa pritet të prodhohet 280 MË energji elektrike. Në bazë…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave nga stacionet matëse, sot në Tetovë, Gostivar, Veles dhe Kumanovë ajri është tejet i ndotur. Ndërsa ajri në qytetet Kërçovë, Koçan, Kavadar, Strumicë, Gjevgjeli është mesatarisht i ndotur. Shkupi është i ndotur prej ditësh, ndërsa në fuqi masa për transport publik falas. Kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë ditën e djeshme. Në listën e ajrit vizuale sot Shkupi është në vendin e 30-të. Edhe kryeqytetet e tjera ballkanike janë të ndotura.

Lexo më Shumë

Me futjen në qeveri të Alternativas janë bërë të ditura edhe ministritë dhe drejtoritë që do marrë kjo parti, e një ndër to është edhe Agjencia për Investime të Huaja ku drejtor është zgjedhur Bekim Emini nga Alternativa, shkruan InfoShqip. Sot ai ka pranuar detyrën e tij si drejtor ku me ç’rast Emini tha: “Sot, e pranova detyrën e Drejtor i Agjencisë së Investimeve të huaja. Në bashkëpunim me ekipin dhe gjithë personelin, do të jemi në shërbim të qytetarëve pa dallim sepse Investimet e huaja janë thelbësore për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe stabilitetin e saj”, përfundoi ai.

Lexo më Shumë

Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Ilir Kulla, thotë se vendi i tij nuk është në rrezik nga ndikimet ruse. Këtë, në një intervistë për The Geopost, e arsyeton me faktin se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje kulturore me Rusinë ndërkaq shqiptarët kanë një sfond etno-kulturor tërësisht të ndryshëm nga rusët. “Mund t’ju them se Shqipëria është vendi me i pamundshëm që Ruset te ndjehen si në shtëpinë e tyre. Nuk kemi ksenofobi, thjesht mospërputhshmëri”, thotë Kulla. Rusët, sipas tij, janë popull dhe vend i madh, me histori të gjatë dhe një vend sa 2 kontinente, por shton se janë “shume…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, informon se e ka marrë besimin e Këshillit Qendror të partisë, për të qenë mandatar për formimin e Qeverisë së re. Kovaçevski në Facebook shkruan se është i gatshëm për ta pranuar këtë sfidë dhe të punojë për ta arsyetuar besimin. DIMITAR KOVAÇEVSKI, MANDATAR PËR KRYEMINISTËR “Në periudhën në vijim LSDM do të ndryshojë dhe do të përmirësohet në çdo segment të punës dhe veprimtarisë së saj. LSDM do të riorganizohet, do të vazhdojë të demokratizohet dhe të krijojë dhe mbështesë kuadro të reja. Të mbështetet dhe të përfshijë njerëz që do të…

Lexo më Shumë