Nën udhëheqjen e gjenaralit të brigadës, Besnik Emini, sot u shënua 17 Tetori – Dita e Komandës për Operacione në kuadër të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë manifestim u theksua se ushtria vazhdon të jetë kontribuesi ynë më i rëndësishëm për mbrojtjen kolektive.
Edhe sot ushtarët nga Maqedonia e Veriut kontribuojnë aktivisht për paqen dhe sigurinë në botë në misionet paqeruajtëse në Bosnje dhe Hercegovinë, në Liban, në Republikën e Afrikës Qendrore, në Kosovë dhe në misionin e NATO-s në Letoni.



