Author: IM

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka vlerësuar organizimin e pritjes shtetërore të Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, me rastin e Festës së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit. Në një deklaratë publike, Qehaja u shpreh se aktiviteti u zhvillua nën organizimin dinjitoz të Ambasadorit Denion Meidani, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer institucional mes dy vendeve. “Nën organizimin dinjitoz të mikut tim, Ambasadorit Denion Meidani, në Shkup u organizua pritja shtetërore e Ambasadës së Shqipërisë. Vijon bashkëpunimi ynë i ngushtë institucional e vëllazëror në të gjitha nivelet”, ka shkruar Qehaja. Ai publikoi edhe një foto çasti të realizuar…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut. Në pjesën e parë të intervistës, Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama. Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje politike dhe përdorim të drejtësisë si instrument pushteti, ndërsa paralajmëron se skandali i Tunelit të Llogarasë dhe aferat e tjera nuk mund të fshihen më pas figurave të ministrave. Intervistë ekskluzive e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Deklarata e Kim Mehmetit se “shqiptarët e Kosovës flasin një gjuhë që nuk është as toskërisht as gegërisht, por një gjuhë që mbulon injorancën e tyre për të folur gjuhën letrare” paska nxitur reagime të ashpra, sidomos nga kosovarët. Pa qenë e thirrur t’i bëj avokatin askujt, si shkupjane me origjinë 100% kosovare me prindër, gjyshër e stërgjyshër nga Kosova, më duhet ta pranoj se Kim Mehmeti, pavarësisht ashpërsisë së shprehjes, paska thënë një të vërtetë të hidhur. Askush nuk mund ta mohon se askund në hapësirën shqiptare gjuha në media nuk është përdhosur më shumë se në…

Lexo më Shumë

Sibela Alimovska Muzeu Kombëtar i Alfabetit Shqiptar në Manastir nuk është vetëm një hapësirë fizike, ai përfaqëson historinë dhe shpirtin e kombit tonë. Më shumë se një shekull më parë, këtu u miratua alfabeti i unifikuar, një ngjarje që shënoi fillimin e një epoke të re arsimore dhe hapi rrugën për zhvillim kulturor dhe dije të përhapur. Hapja e kapitullit për UNESCO-n është një hap vendimtar për promovimin ndërkombëtar të këtij trashëgimie. Një njohje e tillë e konfirmon rolin e muzeut si urë mes kulturave, si burim frymëzimi për iniciativat arsimore dhe shkencore, dhe si shembull se trashëgimia kulturore mund…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë një takimi me Ali Ahmetin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ka theksuar edhe një herë unitetin e PDK-së dhe rolin qendror të Drenasit në vizionin e partisë. “Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK,” tha Hamza, duke nënvizuar mbështetjen e plotë për kryetarin Lladrovci. Hamza shtoi se Drenasi, si komuna e shtatë ku tradita e heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të jetë udhërrëfyes, mbetet bastion i fuqishëm i PDK-së dhe i vlerave të UÇK-së. “Energjitë e bastionit të…

Lexo më Shumë

Emad Mehmeti Pavarësisht çfarëdo gjykimi për të kaluarën e tij në BDI, një gjë është e pamohueshme: pa Izet Mexhitin nuk do të kishte VLEN. Në një kohë kur në BDI ai mund të mbante fuqi të madhe politike dhe pozita të rëndësishme, zgjodhi të largohej dhe të sfidoj veten e ish partinë e tij, duke kërkuar me ngulm bashkimin e opozitës së atëhershme. Mexhiti shihet si lider i VLEN-it për disa arsye: 🛑 La qeverinë dhe sakrifikoi pushtetin për t’i hapur rrugë rotacionit politik; 🛑 Në zgjedhjet parlamentare “fali” shumë deputetë brenda VLEN-it, përskaj fuqisë së partive të tjera…

Lexo më Shumë

Sibel Alimovska Vizita surprizë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Manastir për Ditën e Alfabetit ishte më shumë një imazh për foto sesa një angazhim real për komunitetin. Ai mori pjesë në koncertin me këngë patriotike, duke krijuar një atmosferë festive për publikun, por qytetarët që jetojnë dhe punojnë këtu mbetën të injoruar. Kryeministri nuk vizitoi Çarshin e Vjetër për të parë vështirësitë e përditshme të shqiptarëve, nuk u interesua për bizneset private që mbajnë ekonominë lokale, nuk vizitoi shkollat shqipe dhe as nuk pyeti për arsimtarët që përpiqen të ruajnë dijen dhe kulturën. Akoma më pak, nuk u…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 117-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një prej ngjarjeve më të rëndësishme historike për kombin shqiptar. Në fjalën e tij, Limani e vlerësoi Alfabetin e Kongresit të Manastirit si një bazë të fuqishme identitare dhe kulturore. “Së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal të Gostivarit, mikun tim, z. Valdet Xhaferi, morëm pjesë në shënimin e 117-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga gurthemelët e identitetit dhe unitetit tonë kombëtar. Alfabeti i vendosur nga burrat e urtë…

Lexo më Shumë

Milazim KRASNIQI/Prishtinë “Lëvizja e Deçanit” dhe grupe të tjera hibride antishqiptare e kanë shndërruar në kalë të betejës së vet donkishoteske tezën se gjoja kalimi në katolicizëm siguron forcim në shqiptarizëm. Barazimin e katolicizmit me shqiptarizmin, po tentojnë ta paketojnë si të vërtetë përfundimtare, edhe pse asnjë shenjë barazie nuk mund të ekzistojë ndërmjet katolicizmit si një religjion botëror dhe shqiptarizmit, si një identitet kombëtar i një kombi të vogël ballkanik. Prandaj do ta analizoj këtu shkurt, por mjaftueshëm saktë, se çka është katolicizmi dhe cili është relacioni eventual i tij me shqiptarizmin. Pse? Publiku ynë i gjerë, sidomos shumica…

Lexo më Shumë

Naser Selmani KUSH E PENGON INTEGRIMIN E MAQEDONISË SË VERIUT NË BASHKIMIN EVROPJANË? Kreu shtetëror maqedonas ka nisur një ofensivë të pakuptimtë verbale kundër BE-së pas publikimit të Raportit të Progresit, në të cilin Brukseli konstaton se vendi nuk ka shënuar përparim në reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Të pafuqishëm për t’i kundërshtuar me fakte vlerësimet objektive të BE-së, kryeministri Mickoski dhe presidentja Siljanovska reaguan me deklarata emocionale, duke tentuar t’ia mveshin Bashkimit Evropian përgjegjësinë për ngecjen e procesit të integrimit. Mickoski deklaroi se raporti do të ishte shumë pozitiv “nëse nuk do të ekzistonte kombi…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e koalicionit AKI dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, zhvilloi sot një takim shumë të rëndësishëm dhe produktiv me ambasadorin e Francës, Christophe Le Rigoleur, në Ambasadën Franceze. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe orientimin evropian, ku u riafirmua se zbatimi i kornizës negociuese — përfshirë ndryshimet kushtetuese — mbetet e vetmja rrugë drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Po ashtu, biseda u fokusua në zgjedhjet lokale të 11 janarit, ku të dyja palët theksuan rëndësinë e garantimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe transparent, si kusht…

Lexo më Shumë

Emad Mehmeti Edhe pse BDI si koalicion me AKI-në dolën fitues në zgjedhjet lokale me një numër të konsiderueshëm votash, rezultati ishte larg pritjeve të tyre, pasi humbën shumicën e komunave. E kur një parti politike si BDI arrin në pikën ku duhet të shpallë “kongres reformash”, kjo zakonisht tregon se diçka nuk ka shkuar mirë. Pavarësisht akuzave të tyre ndaj pushtetit VLEN-VMRO për “inxhinering zgjedhor” humbja e shumicës së komunave shqiptare ishte një mesazh i qartë: diçka nuk shkon mes partisë dhe bazës politike. Rezultatet e zgjedhjeve lokale e lanë BDI-në në një pozicion të palakmueshëm. Ato treguan se…

Lexo më Shumë