Author: IM

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në emisionin “1+1” në TVM2 ka thënë se nuk ka ndonjë garë brenda VLEN-it se kush mund ta marrë drejtimin e saj dhe deri tani u dëshmua se subjekti nuk është i lidhur për pozicione. “VLEN është dëshmuar edhe me këtë formacion, sepse te shqitarët janë mësuar kryesisht deri tash me bajraktakrizma dhe VLEN po e thyen këtë paragjykim, se nuk është me rëndësi individi, por ideja, platforma dhe VLEN ka dalë fitues edhe pa pasur një njeri të parë”, tha ai.

Lexo më Shumë

Afrim Tanallari Në një periudhë kur Maqedonia e Veriut përballet me sfida të mëdha politike dhe me një debat të nxehtë për ndryshimet kushtetuese, vëmendja e faktorit ndërkombëtar duket më e ulët se zakonisht. Përkundër pritshmërive të shumta se partnerët strategjikë – Bashkimi Evropian, SHBA dhe organizatat ndërkombëtare – do të ushtronin presion më të fuqishëm mbi palët politike, reagimet e tyre kanë qenë më të zbehta dhe më të kujdesshme. Ndryshimet kushtetuese, të lidhura drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian dhe kërkesat që burojnë nga marrëveshja me Bullgarinë, kanë shkaktuar përçarje të brendshme. Qeveria vazhdon të kërkojë garanci ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arber Ademi, ka reaguar lidhur me përplasjet e fundit të qeverisë pas ngritjes së flamurit shqiptar para dhe pas zgjedhjeve. Ademi thekson se gjatë periudhës kur BDI ishte në pushtet, kërkohej që flamuri shqiptar të ngrihej “lart e më lart”. Por, pasi të tjerët hyn në qeveri, sipas tij, sjellja ka ndryshuar drastikisht, duke e lëshuar “bajrakun” sikurse ish-zyrtari Rrahman Morina dikur. Më poshtë reagimi i plotë i Ademit: Para zgjedhjeve, sa kohë BDI ishte në qeveri, thoshin: “Ngriteni flamurin lart e më lart.” Pas zgjedhjeve, kur u futën në qeveri si Rrahman Morina…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Strugë ka inicuar procedurë ligjore ndaj vetëqeverisjes lokale dhe drejtuesit të saj. Policia ka dorëzuar zyrtarisht kërkesë për fillimin e një procedure për kundërvajtje ndaj Komunës së Strugës dhe kryetarit Mendi Qyra, për shkak të mosrespektimit të protokolleve shtetërore dhe ligjeve gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, njofton Almakos.com. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), organizatorët e ngjarjes kanë bërë shkelje duke mos e vendosur flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë manifestimit, gjë që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave ligjore. Incidenti për të cilin ngarkohet…

Lexo më Shumë

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si trajtohen çështjet penale në Bosnje dhe në gjithë rajonin. Në çështjen 03OK019233 K3, kjo gjykatë ka rrëzuar provat e siguruara përmes përgjimit dhe deshifrimit të aplikacionit SKY ECC, duke vënë në pikëpyetje gjithë konceptin e përdorimit të komunikimeve të hakura si bazë për dënime. Vendimi godet drejtpërdrejt praktikën e viteve të fundit, ku mesazhet e SKY, ANOM apo platformave të tjera të koduara janë përdorur si prova kryesore në shumë procese. Gjykata arsyeton se mbrojtja nuk ka asnjë mundësi ta…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani E drejta për protestë është universale dhe e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Po aq e garantuar është edhe e drejta për të mos marrë pjesë dhe askush nuk mund të të detyrojë. Mirëpo mënyra se si burrat e VLEN-it “мешаат баби и жаби” në lidhje me marshin e paralajmëruar të 13 dhjetorit është, qesharake. Ali Ahmetin mund ta kritikojmë për shumë punë e shumë mospunë. Por të gjithë ju, burrat e VLEN-it, u poqët politikisht te Ali Ahmeti. Përfituat nga ai, kush më shumë, kush më pak, gjersa pak njerëz prej nesh e kritikonim me korrektësi,duke…

Lexo më Shumë

Krisje mes marrëdhënieve të kryetarit të Strugës Mendi Qyra dhe kryeministrit Hristijan Micksoki. Gjatë brifingut të djeshëm me gazetarët, Mickoski është shprehur i zhgënjyer nga Qyra pasi që në festën e 28 Nëntorit në shëtitoren e Lumit Drin në Strugë, janë vendosur vetëm flamuj shqiptar, por jo edhe ai shtetëror, siç parashikon ligji. Kryeministri nuk e ka pranuar arsyetimin e Qyrës që ia ka thënë nëpërmjet bisede nëpërmjet sms-porosive se çdo vit festa është organizuar në këtë mënyrë. Si rezultat i kësaj, Mickoski tha se nuk beson që këshilltarët e VMRO-DPMNE-së do ta mbështesin punën e Qyrës. Lidhur me këtë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, zhvilloi një vizitë zyrtare në qytetin e Dibrës. Sipas njoftimit të kabinetit të kryetarit të Komunës, Fisnik Mela, takimi u mbajt në një atmosferë bashkëpunimi të hapur, duke reflektuar marrëdhëniet shumë të mira ndërinstitucionale dhe interesin e përbashkët për zhvillimin e rajonit, shkruan gazeta KOHA. Gjatë takimit, Kryetari Mela theksoi rëndësinë e projekteve ndërkufitare, duke vënë theks të veçantë te funksionalizimi i pikës së përbashkët kufitare “One Stop”. Sipas Melës, ky projekt është një hap i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, shkurtimin e procedurave doganore dhe rritjen…

Lexo më Shumë

Sipas dy anketave të fundit – një të realizuar nga IPSOS gjatë gjithë muajit në terren dhe një tjetër nga IPIS përmes telefonit në dy javët e fundit – rezulton se nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin këtë javë, VMRO-DPMNE do të dilte bindshëm forcë e parë politike, me 25 deri në 28 për qind të mbështetjes. Të dhënat e tjera të sondazheve tregojnë këtë shpërndarje të mbështetjes: VREDI: 7–8% Levica: 6–8% SDSM: 6–8% DUI / NAI: 6–8% ZNAM: 3–4% Parti të tjera: 2–3% Një pjesë e madhe e të anketuarve mbeten jashtë përzgjedhjes së qartë: Të papërcaktuar: 7–8% Refuzojnë…

Lexo më Shumë

Kaltrina Zekolli: “Unë mendoj se është momenti për t’u zgjedhur një person si lider për të udhëhequr në aspektin formal VLEN-in. Por realisht mendoj që pasi të zgjidhet, cilido qoftë ai, unë mendoj se të gjitha vendimet brenda VLEN-it do të vazhdojnë të merren në frymën e njëjtë një bashkëpunim që rrallë herë e kemi parë në skenën shqiptare të partive shqiptare dhe me jetëgjatësi siç e kishte VLEN-i. Kështu që do të shohim si do të rrjedhin punët. TV21: A janë liderët në një linjë? Sepse dëgjojmë deklarata të ndryshme, nga njëra anë dikusht thotë se do të zgjidhjet…

Lexo më Shumë

Sot në Parlament u miratua formimi i Komisionit Anketues për hetimin e katër tragjedive të rënda që tronditën vendin: zjarrin në Koçan, aksidentin e “Besa Trans”, aksidentin e “Durmo Turs” dhe tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Lidhur me këtë vendim ka reaguar Abdulselam Selami, një nga familjarët e viktimave të këtyre ngjarjeve të dhimbshme, ku motra e tij humbi jetën në aksidentin me autobus në Bullgari. Ai e ka përshëndetur krijimin e komisionit, duke theksuar se familjet kërkojnë drejtësi, transparencë dhe përgjegjësi. “Shpresojmë që ky komision të punojë me ndershmëri dhe të nxjerrë në pah të vërtetën. Ne kemi…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani Por në VLEN nuk janë vetëm këta të dy. Aty është Alternativa e Zeqirija Ibrahimit, është Arben Fetai që në vazhdimësi pretendon se përfaqëson ASH-në, është edhe një lëvizje e quajtur Arbëria, dhe është edhe Bekim Qoku, i cili pa votues e pa strukturë pretendon se përfaqëson Vetëvendosjen e cila në Maqedoni nuk ekziston si organizim politik. Deklarata e Mexhitit ndezi menjëherë aktivistët dhe portale të caktuara, të cilët filluan t’i bien daulles për kryetarin e vet, secili duke u përpjekur ta paraqesë liderin e partisë që i takon si më të duhurin dhe më meritorin në VLEN.…

Lexo më Shumë