Author: Emad

“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së nuk mori pjesë në takimin konsultativ të cilin e kishte thirrur sot kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Burime nga ky grup bëjnë të ditur se arsyeja e bojkotimit të takimit është pakënaqësia që ata kanë nga takimet paraprake dhe mënyra e propozuar nga Ahmeti për emrat që do të përbëjnë ekipin e nënkryetarëve të partisë, shkruan Alsat. Izet Mexhiti mësohet të ketë ofruar pozitën e tij në shërbim të kreut të partisë, për të vendosur cilin do tjetër përderisa nuk pajtohet me emrat e propozuar. Sipas burimeve, emrat që janë lakuar në takimet e fundit…

Lexo më Shumë

Dega e BDI-së, në Studeniçan i është bashkuar zyrtarisht grupit të pakënaqësive në BDI. Përmes një letre të nënshkruar nga anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, anëtarë të këshillit komunal, forumit rinor dhe ish ushtar të UÇK-së, Ahmetit i kërkohet që të mos digjet siç thonë ata mundi dhe sakrifica për partinë në emër të një individi. “Në vigjilje të ngjarjeve të nesërme respektivisht mbledhjes së KP të BDI-së, BDI dega Studeniçan në emër të aktivistëve dhe votuesve besnik ju bën thirrje që mos të digjet mundi, sakrifica dhe BDI për një individ si Artan Grubi”, thuhet në letrën e tyre…

Lexo më Shumë

Komuna e Ferizajt me pëlqim nga Agjencioni i Pyjeve ka nisur një projekt për pastrimin e pyjeve në zonën malore të Jezercit dhe në disa zona të tjera. Ky projekt është nisur së realizuari me qytetarë të cilët kanë nevojë të blejnë dru me çmime të lira e të kategorisë më të dobët. Ata mund të koordinohen me rojat e pyllit për të marrë dru të dobëta, të thata, të dëmtuara nga era dhe dru që kanë mbetur në tokë prej vitesh. Për një metër kub me dru të tillë, qytetarët do të paguajnë vetëm 18 euro të cilat faturohen…

Lexo më Shumë

Takim i ri ditën e nesërme për fatin e kërkesave të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”. Anëtarët e këtij grupi, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi etj., janë thirrur në takim konsultativ në selinë e BDI-së, pavarësisht se burimet e ALSAT thonë se takime konsultative ka pasur edhe këto ditë, pas qëndrimit të kreut të partisë kur pranoi më në fund konstituimin e organeve të partisë. Këto bisedime disaorëshe nuk kanë nxjerrë në pah diçka premtuese, mëson ALSAT, dhe “Grupi i zjarrit” nuk e përjashton mundësinë e fraksionimit. Përfaqësuesit e tij e patën përmendur të ashtuquajturin “plani B” edhe në…

Lexo më Shumë

Për dy vjet çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut është rritur për 105 për qind, ndërsa çmimi i benzinës për 48 për qind, raporton SHENJA. Sipas të dhënave të komisionit Rregullator të Energjetikës më 14 tetor të vitit 2020 një litër dizell është shitur për 50,5 denarë, ndërsa më 13 tetor të vitit 2022 një litër  dizel është shitur për 103.5 denarë. Ndërkaq, një vit më parë, më 13 tetor të vitit 2021 një litër dizel është shitur për 67,5 denarë. Rritje drastike të çmimeve ka edhe te derivatet e tjra të naftës, por dizelli është ai që kryeson listën. Pas…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i BDI-së, Hysni Shaqiri, nuk i merr seriozisht përplasjet që po ndodhin në këtë parti kohëve të fundit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Shaqiri, tha se këto zhvillime janë të koordinuara dhe nuk sjellin asnjë të mirë për qytetarët. “I kam përcjellë deri diku. Me këto lojra BDI-ja është e profesionalizuar që të merret, jo tash, por edhe gjatë luftës. Struktura e BDI-së që ka qenë në luftë, individ të caktuar, mund të themi që të gjitha çështjet mund të mos i njohin, por këtë temë e njohin më mirë dhe janë profesional për të taktizuar dhe manipuluar…

Lexo më Shumë

Nga Refleksione Shkrimtari i njohur shqiptar Kim Mehmeti, ishte këtë të mërkurë në qendër të emisionit “Refleksione” në Abc me autor Agim Baçin. Duke folur për fëmijërinë e tij Mehmeti tha se ajo ishte shumë më çiltër s ekjo e sotmja, pasi në atë kohë i kushtohej më shumë rëndësi bukurisë së trurit se asaj të trupit. “Unë i takoj kohës kur ne fëmijët shumë intesnivisht e ndienim familjen. Në atë kohë ne fëmijët ishim një popull jo institucional, dhe për ne familja ishte i vetmi institucion, ishte një lidhje e fortë që ruajti shqiptarinë tek ne. Sot jetojmë…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti (Duke lexuar librin e Fatos Lubonjës “Jetë burgu”) Përderisa e lexon librin e Fatos Lubonjës, ‘Jetë burgu’ të duket se je duke shëtitur nëpër lagjet e ferrit. Dhe autorin e ndjenë si shoqërues tëndin që ka jetuar aty dhe mirë i njeh ato lagje, andaj edhe e dinë me cilët banorë të tyre duhet të takohesh që ta kuptosh se edhe ata që jetojnë në atë ferr din të duan, të urrejnë, të ëndërrojnë… dhe të vdisnin duke e marrë me vete të vërteton se njeriu është vetëm sekreti i tij për vetveten. Ky libër i Lubonjës…

Lexo më Shumë

Në skenën e Teatrit Kombëtar Maqedonas më 15 tetor do të shfaqet premiera e komedisë “Gënjeshtra” e bazuar në tekstin e shkrimtarit, dramaturgut, regjisorit dhe skenaristit bashkëkohor dhe shumë aktual francez, Florian Zeller, me regji të Besfort Idrizit. Në komedinë, e cila vihet për herë të parë në skenë në vendin tonë, luajnë aktorët: Jordan Simonov në rolin e Pavles, Gabriela Petrushevska në rolin e Rodnës, Oliver Mitkovski në rolin e Mihailit dhe Dragana Levenska në rolin e Jovanës. Sipas regjisorit, “Gënjeshtra” është një tekst që flet se sa të sinqertë mund të jemi, sidomos në marrëdhëniet intime, pra kur(?),…

Lexo më Shumë

Pas cekjes së partisë opozitare Lëvizjes Besa nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në debatin e tij në emisionin Click Plus në TV21 ka ardhur edhe reagimi i kësaj partie. Reagim i Lëvizjes Besa: “Me shkas, pasi u përmendëm në një debat televiziv në Clik të TV21. Të nderuar, nuk duam t’i kthehemi fushatës lokale të vitit të kaluar dhe nuk është mirë të vazhdoni me luftën tuaj politike me opozitën. Por, pasi u përmendëm, ja po jua themi disa fjalë, Kandidati i Lëvizjes Besa në komunën e Zhelinës në zgjedhjet lokale 2021 Blerim Sejdiu, ishte kandidati i…

Lexo më Shumë

Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” ndau sot në Kuvend çmimin shtetëror “11 Tetori” për vitin 2022 për mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit iu nda neuropsikiatrit, prof. dr. Metodi Çepreganov, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit, poetes Lindita Ahmeti, shkrimtarit Tomislav Osmanli dhe artistit Micko Jankulovski.

Lexo më Shumë

Nga Alternativa për TV21 thonë se nuk besojnë që Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të bëhet pjes e Oeverisë, ndërkaq kujtojnë reagimet e kësaj partie pas futjes së Alternatives ne Qeveri, percjell TV21. Sipas tyre, ASH ka peshë politike dhe se nëse i kane tejkaluar keto dallime, atëherë si Alternative do te jene bashkëpunetorë. “Ne nuk besojmë se Aleanca per Shqiptaret ka deshire te hyjë në Qeveri, kjo pèr arsye se ata e kane quajtur me nota perversiteti inkuadrimin e Alternativès në Qeveri, por nèse e kane tejkaluar kete dhe kane deshire ta ndihmojne kete qeveri proeuropiane, ne –…

Lexo më Shumë