Author: IM

Në hapësirat e Këshillit të Komunës së Gostivarit, kryetari i Komunës së Gotivarit, Arben Taravari në fjalimin e tij rreth temës së marrëdhënieve ndëretnike theksoi se qyteti i Gostivarit është shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës ndëretnike. “Në mandatin e parë kemi vendosur flamurin e Turqisë para komunës, ndërsa në mandatin e dytë vendosëm edhe flamurin rom dhe jemi e vetmja komunë në botë ku valon flamuri rom. Nëse shihni para komunës ndodhen të gjithë flamujt e komuniteteve etnike”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Kryetari Arben Taravari po ashtu theksoi se Maqedonia e Veriut duhet ta marrë…

Lexo më Shumë

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit famëkeq paraushtarak Wagner, duket se ka minuar edhe një herë në mënyrë indirekte autoritetin dhe regjimin e presidentit rus Vladimir Putin pasi më herët u tall me paradën e fitores së Rusisë dhe, duke mos e përmendur atë me emër, duke thënë se ai (Putini) mund të jo një “gjysh” i lumtur, por një “douchebag total”. Më vonë ai u justifikua se nuk po fliste për Putinin. Prigogine, në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me median shtetërore ruse që ndalon çdo diskutim për forcat e Wagner-it, deklaroi se burokratët rusë të paidentifikuar…

Lexo më Shumë

Edhe pse udhëheqësi i grupit mercenar paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin deklaroi Bakhmutin plotësisht nën kontrollin rus njëzet ditë më parë, luftimet në periferi dhe në krahët përreth qytetit janë ende në vazhdim, ndërsa zyrtarë të lartë ukrainas treguan të shtunën se forcat e tyre ishin gati të fillonin një kundërofensivë e premtuar prej kohësh për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia që nga fillimi i luftës. Prigozhin njoftoi menjëherë pas shpalljes së fitores se forcat e tij do të tërhiqeshin nga qyteti dhe do të zëvendësoheshin nga forcat e rregullta ushtarake ruse. Ushtarët nga Batalioni i 24-të i Sulmimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në stërvitjen më të madhe shumëkombëshe të këtij viti në Republikën e Maqedonisë së Veriut “Përgjigje e Shpejtë 23”, në të cilën përveç RMV-së marrin pjesë edhe tre vende anëtare të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Mali i Zi dhe si vend partner i NATO-s Kosova, me rreth 1.850 pjesëmarrës. Kovaçevski tha se përmes operacioneve të ndryshme stërvitore demonstrojmë unitetin e Aleancës Veriatlantike në emër të sigurisë së secilit vend anëtar dhe në emër të paqes botërore. “Shënojmë një tjetër sukses në veprimet tona të…

Lexo më Shumë

Fondacioni ‘Alsar’ vjen për lexuesin shqiptar me titullin e ri ‘Nëna Kosovë (1938-1943)’ të autorit Vafsi Samim Visoka. Botimet ‘Alsar’ shtojnë më tej gamën e gjërë të botimeve letrare e historike me titullin e ri ‘Nëna Kosovë (1938-1943)’ me autor Dr. Vafsi Samim Visoka. Vepra ‘Nëna Kosovë’ me autor Samim Visoka hedh dritë mbi perceptimin politik dhe kulturor mbi çështjen e pazgjidhur kombëtare për kohën ku autori Samim Visoka e konsideron bashkimin e Kosovës me trungun e Shqipërisë së Vjetër (ashtu si e cilëson autori hartën politike të Republikës së Shqipërisë) si një imperativ dhe jo si një ndër alternativat…

Lexo më Shumë

Forcat Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) kanë njoftuar se është rritur prania e tyre në veri të Kosovës, ku ditët e fundit është shënuar përshkallëzim i tensioneve, transmeton Anadolu. Në deklaratën e KFOR-it, pas zhvillimeve të fundit mëngjesin e sotëm thuhet se është rritur prania në 4 komunat në veri. “U bëjmë thirrje palëve të përmbahen nga veprimet që do të nxisin ose shkaktojnë tensione”, thuhet në deklaratë. Më tej në deklaratë u rikujtua se qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me…

Lexo më Shumë

Një numër i qytetarëve serbë po protestojnë në afërsi të objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Qëllimi i tyre është për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre. Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës. E për të ‘negociuar’ me amerikanët kishin shkuar nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq. Por, përgjigja e ushtarit amerikan ishte e prerë. “Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk…

Lexo më Shumë

Suksesi i presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është festuar me entuziazëm në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu. Pasi u bënë të njohura rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve, qindra kosovarë dhe qytetarë turq që jetojnë në vend u mblodhën rreth Konsullatës së Përgjithshme të Türkiyes në Prizren në sheshin historik të Shatërvanit të Prizrenit, duke festuar me daulle dhe surle. Turma, duke mbajtur flamuj të Türkiyes dhe të Kosovës, brohoriste parulla në favor të presidentit Erdoğan.

Lexo më Shumë

Fitorja e presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në zgjedhjet presidenciale është festuar edhe në Shqipëri, raporton Anadolu. Mbështetës të presidentit Erdoğan janë mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, duke festuar për fitoren e presidentit turk në zgjedhjet presidenciale në Türkiye. Me flamuj të Türkiyes dhe Shqipërisë në duar dhe me automjete, është shprehur mbështetja për rizgjedhjen e presidentit Erdoğan. Sipas të dhënave të Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Recep Tayyip Erdoğan është rizgjedhur president i Türkiyes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Lexo më Shumë

Suksesi i presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është festuar me entuziazëm në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu. Pasi u bënë të njohura rezultatet preliminare të zgjedhjeve, qindra qytetarë turq dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut u mblodhën para xhamisë së Murat Pashës në Shkup, ku festuan fitoren e presidentit Erdoğan. Qytetarët me flamujt turq, shqiptarë dhe të Partisë AK brohoritën slogane në favor të presidentit Erdoğan dhe Türkiyes. Zekeriya Kahveci nga Gostivari, në deklaratën për Anadolu theksoi se ashtu si në gjithë botën dhe në Ballkan, edhe në Shkup…

Lexo më Shumë

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, raporton SHENJA. Ai ka shkruar se mezi pret që të rritet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. “Përgëzimet e mia të sinqerta për Presidentin Rexhep Taip Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik midis Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti.

Lexo më Shumë

Presidenti Rexhep Taip Erdogan, nga Ankara, tha se së bashku me popullin kanë ecur këtë rrugë ditë dhe natë, dhe se edhe njëherë populli u ka ofruar atyre fitoren. Ai pyeti popullin se a janë gati për dekadën e re. “Rundi i dytë i zgjedhjeve, falë Zotit, pa asnjë problem është përfunduar. Sipas rezultateve jo zyrtare populli jonë na e dha të udhëheqim me shtetin edhe për 5 vitet e ardhshme. Do të falënderoj çdo pjesëtarë të popullit të cilët mendojnë se ne jemi të duhur për të udhëhequr me shtetin edhe në 5 vitet e ardhshme”, u shpreh Erdogan,…

Lexo më Shumë