Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenca turke në një njoftim për medie, në të cilin thuhet se Erdogan theksoi se dialogu mes palëve është zgjidhja e vetme për vendosjen e paqes në rajon. “Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme…
Author: IM
Sektori për Operacione dhe Koordinim (SPK) i QMK, sot informoi se rreth orës 18:00 një makinë transportues, duke lëvizur në drejtim të rrugës rajonale fshati Zelenikovë – fshati Taor, ka humbur kontrollin, ka depërtuar në gardh dhe ka rënë në lumin Vardar. Kryetari i Komunës së Zelenikovës, Kosta Manevski, me bashkëpunëtorët e tij menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë bërë shënimin e duhur të urës së dëmtuar që paraqet rrezik potencial për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve që e kalojnë atë. “Nga ana e Sektorit për Operacione dhe Koordinim (SOK) dhe QMK në kooordinim me kryetarin e Komunës së…
Shkruan: Xhevdet Pozhari Serbia e ka okupuar veriun e Kosovës qëmoti. Në një shtet normal, do të duhej të diskutohej se si të çlirohet kjo pjesë e vendit nga bandat kriminale që të dëshmojmë se dijmë të ndërtojmë dhe të mbrojmë shtet. Për ata që nuk e kanë të qartë, Serbia e ka sulmuar Kosovën që kur ia ka marrë nën kontroll komunat e veriut. Ajo që është lëshuar tash e 24 vite, nuk mund të zgjidhet brenda muajit. Nuk është çudi se si në Kosovë ka njerëz që më shumë gëzohen kur ambasadori i SHBA e kritikon kryeministrin Kurti…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në Forumin Globsek 2023 në Bratislavë, mbajti fjalim në panelin me temë: “Rrugë të hapura: Ballkani kthehet në lojë”. Kovaçevski foli për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve për bashkëpunim dhe nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve të rajonit. Kryetari i Qeverisë theksoi rolin e Bashkimit Evropian për prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe gjetjen e rrugëve për partneritete ndërkombëtare. Në vend të stigmatizimit të Ballkanit, Kovaçevski theksoi se ndonjëherë është mirë të dëgjohen mendimet e vendeve të Evropës Juglindore kur bëhet fjalë për çështje që…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski I ëhstë drejtuar Forumit GLOBSEK 2023 në Bratislavë në temën “Rrugë të hapura; Ballkani kthehet në lojë”. Sipas Kryeministrit, mbështetja nga fondet evropiane është kyçe për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, kurse anëtarësimi në BE rruga e vetme drejt progresit. Në vend që Ballkani të stigmatizohet, ndonjëherë është mirë të dëgjohen mendimet e vendeve të Evropës Juglindore, kur bëhet fjalë për çështje që janë në interes të BE-së dhe Evropës – ishte mesazhi I Kryeministrit Kovaçevski, sic njofton KlanM, në panelin e Forumit GLOBSEK 2023 në Bratislavë, në panelin me temë “Rrugë të hapura; Ballkani kthehet në…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “kritikoi” vonesat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa mbante fjalën e tij në panelin e diskutimit mbi rajonin në Bratislavë. Krah homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama bëri një batutë duke thënë se në fillim të procesit, në një takim në Selanik të dy ishin me flokë, ndërsa tani janë qerosë. “Në Selanik Dimitari i kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishim në Bashkimin Evropian përpara se mua të më binin flokët dhe ja ku jemi. Dy burra qerosë sepse ne besuam…
Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin përpiqet të minimizojë sulmin me dron në Moskë për të shmangur zbulimin e dobësive të mbrojtjes dhe opsioneve të kufizuara të Kremlinit, “fluturimi i lirë” i dronëve mbi Moskë ka shkaktuar reagime negative në hapësirën e lajmeve ruse. Sipas një raporti të Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në Uashington, deputeti i Dumës Shtetërore të Moskës, Andrei Medvedev, pretendoi se forcat ukrainase nxituan sulmin me dron si pjesë e një operacioni informacioni me efekte të papërfillshme kinetike. Në të njëjtën kohë, disa blogerë rusë me ndikim përdorën sulmet me dron për të kritikuar…
Sipas një analize tregu të kryer nga banka holandeze e investimeve Rabobank, çmimet globale të plehrave duhet të mbeten të ulëta deri në vitin 2024 dhe madje edhe më tej, veçanërisht për fosfatet dhe potasin. Sipas raportit që kanë publikuar më 25 maj, arsyet e këtij trendi janë oferta më e madhe në treg nga njëra anë dhe kërkesa më e dobët nga ana tjetër, raporton Agrarheute. Ata presin që fermerët të paguhen për blerjet e tyre të paktën deri në vjeshtën e vitit 2023 dhe çfarë çmimesh do të jenë më pas varet nga kërkesa globale. Ata besojnë se…
Si pjesë e vizionit “Shekulli i Turqisë”, Turqia po kalon në një model të planifikuar të bujqësisë, njoftoi së fundmi Ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Vahit Kirişci, ka konfirmuar se siguria dhe furnizimi i produkteve do të sigurohet përmes prodhimit të planifikuar. Kirisci u fokusua në tre çështje kritike globale, duke theksuar kalimin në një model të planifikuar të bujqësisë. “E para prej tyre është bujqësia dhe ushqimi, e dyta është uji dhe e treta është energjia”. Bujqësia dhe uji janë thelbësore për njerëzimin. Ne gjithashtu përballemi me sfida për sa i…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së paprovokuar të djeshme në komunën e Zveçanit është 30, transmeton Anadolu. Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se 11 ushtarë janë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. “Ushtarët kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë fraktura dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim. Misioni i KFOR-it ka shtuar praninë në katër komunat e veriut të Kosovës…
strong>Akademik Enes Kariç Siç ndodh me largimin e njerëzve të mirë, lajmi për vdekjen e Dževad Karahasanit (1953-2023) pikëlloi shumë njerëz. Mes tyre Karahasani kishte miq, lexues, studentë, bashkëbisedues. Zoti i dha dhuratë takimin me ta përgjatë më shumë se pesëdhjetë viteve të tregimit dhe shkrimit të tij, si dhe punës së tij prej redaktori, regjisori, arsimtari dhe profesori. Kur janë në pyetje fjala dhe tregimi, pena dhe libri, Karahasani lindi nën disa yje fatlum dhe në shoqëri të shumë melaqeve. Dhe të gjitha këto tashmë janë të dukshme në dhjetëra libra të tij, veçanërisht në romane, qindra ese, shënime,…
Kredia e shpejtë mund të merret shumë lehtë duke treguar letërnjoftim ose duke aplikuar online, kështu që dhjetëra qytetarë nga Maqedonia përfunduan me të dhëna të keqpërdorura, ndërsa kriminelët kibernetikë arritën të merrnin kredi në emër të tyre. Në periudhën e kaluar, thuajse çdo ditë, buletini i policisë është i mbushur me raste kur mashtruesit me letërnjoftime të të tjerëve marrin kredi të shpejta dhe pronarët e vërtetë nuk janë në dijeni deri sa të marrin njoftimin se nuk e kanë paguar këstin. Ministria e Brendshme vetëm vitin e kaluar ka regjistruar 43 raste të mashtrimit me kredi të shpejta./Lajmi…

