Godina e qeverisë së Maqedonise së Veriut në Shkup sonte është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Izraelit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka postuar një video në rrjetet sociale. “Mbështetje për Izraelin në këto kohë të vështira. Ne dënojmë fuqishëm dhe pa mëdyshje sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Mendimet tona janë me popullin izraelit, me të cilin solidarizohemi dhe bashkëndiejmë. Ne apelojmë për zgjidhje përmes dialogut, bota ka nevojë për paqe.
Author: IM
Hysni Ismaili në një deklaratë për media ka thënë se: “Nuk e di kush e detyroi Alternativën të ndryshoj qëndrim, unë do ti votojë Ndryshimet Kushtetuese”.
“Deserbizimi i diskursit publik shqiptar!” Nevoja e deserbizimit të diskursit publik shqiptar mblodhi në një takim debatues nga Tirana, Shkupi e Prishtina. Publicisti Kim Mehmeti theksoi faktin se shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga aleatët natyralë, si marrëdhëniet shqiptaro-kroate apo shqiptaro-bullgare, e jo të mbetemi në termat e debateve që nisin nga Beogradi dhe që shpesh lanë përcaktuar diskursin e debatit publik në të gjitha trevat shqiptare. Një nga organizatorët e takimit, anëtar i Institutit të Komunikimit Medius, gazetari Agim Baçi, kërkoi që një debat i tillë të jetë pjesë e diskursit universitar, dhe sidomos i medias, me qëllim që…
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog tha se Hamasi sulmet që zhvillon kundër Izraelit nga Rripi i Gazës nën bllokadë i ka filluar me udhëzimin dhe mbështetjen e marrë nga Irani, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca izraelite thuhet se Herzog ka thënë se “Hamasi ka filluar sulm të armatosur pa arsye kundër Izraelit duke marrë urdhër dhe mbështetje nga komandantët e tij në Iran”. Duke vënë në dukje se do të marrin të gjitha masat për të eliminuar kërcënimin ndaj qytetarëve izraelitë, Herzog tha se Izraeli do t‘i kapërcejë vështirësitë. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të…
Në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi pas sulmit terrorist që grupi i armatosur serb kreu në Mitrovicë, sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjenerali Vasko Gjurçinovski ka zgjedhur të ndodhet për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura të Serbisë. Në kuadër të vizitës ai do të qëndrojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ku do të ketë takim me kolegun e tij serb, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Sipas njoftimit, nismat rajonale do të diskutohen si platforma për forcimin dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit si prioritet, që arrihet përmes dialogut të hapur…
Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt dhe vendimi për 100 ditë kryeministër shqiptar do të zbatohet, ndërsa kush do të jetë kryeministër i tillë do të vendos lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vendimet e të cilit janë më të mirat për qytetarët, gjë që është dëshmuar shumë herë më parë, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. “Tani për tani mbetemi në qëndrimin për 100 ditë kryeministër shqiptar, nëse VMRO-DPMNE-ja nuk i voton ndryshimet kushtetuese atëherë do të heqim dorë. Në marrëveshjen e koalicionit me LSDM-në, thuhet se kandidati për kryeministër shqiptar duhet…
Deputeti nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili me anë të një statusi në facebook ka bërë të ditur se do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese, me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe. Ja postimi i plotë i deputetit Hysni Ismail në facebook: Të nderuar qytetarë, Konform deklarimit tim për ndryshimet kushtetuese, dua të prononcohem se qendroj pas deklarimit tim të mëhershëm lidhur me këtë cështje. Unë Hysni Ismaili, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i përkrahi ndryshimet kushtetuese, gjithashtu me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe. /SHENJA/
Sot (05.10.2023) në orën 02:15 në Stacionin Policor Qendër, roja i sigurisë në një objekt hotelierik në rrugën “Naroden Front” ka raportuar se rreth orës 01:50 ka dëgjuar një shpërthim në objekt, pas së cilës si pasoj ka rënë zjarri, gjë që ka prekur inventarin e objektit. Një ekip i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit e ka shuar zjarrin dhe nuk ka persona të lënduar. Vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i SPB – Shkup, shkruajnë mediat maqedonase. Siç mësojmë bëhet fjal për lokalin e njohur në Shkup “Intermezzo”.
Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kohëve të fundit është bërë mjaft turbulente me themelimin e disa partive të reja, e me paqartësitë programore e politike të cilat i artikulojnë ato. Meqë kjo konsiderohet si diçka demokratike dhe begati e lirisë së veprimit, atëherë nuk ka fjalë për përzgjedhjen e gjithësecilit në fokusin që vendosin për të bërë në të ardhmen. Mirëpo kur jemi te efikasiteti i këtyre partive në terren duket se çalojnë. Prandaj, disa njohës të mirë të politikës në RMV vlerësojnë se është momenti i duhur që të themelohet Vetëvendosja për Maqedoni, me njerëz të rinj…
Opozita shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja BESA dhe Alternativa, përmes një press konference për media kanë akuzuar se prapa biznesit të kazinove qëndrojnë njerëzit e zv/kryeministrit Artan Grubi. Ja dhe komunikata e plotë: ”Edhe pse Ligji për lojërat e fatit ishte në rend e dite në seancë plenare, 6 muaj më parë, Kuvendi nuk veproi në lidhje me këtë çështje. Interesi i qeverisë për këto ndryshime u zhduk papritur dhe në mënyrë misterioze. Simptomatike është fakti se në këtë periudhë u mor vendim për krijimin e një kompanie tjetër për lojërat e fatit, e quajtur Video Lotaria e Re Shtetërore, si…
Vila e Milan Radoiçiqit, e cila ditë më parë është bastisur nga policia e Kosovës, ka ngritur pyetjen për ligjshmërinë e pasurisë së ish-nënkryetarit të Listës Serbe. Dhe në këtë drejtim, mediat serbe kanë shtruar pyetjen se si fitoi kaq shumë pasuri “mbrojtësi i serbëve në veri të Kosovës” dhe a është ai një “Pablo Escobar”? Bëhet fjalë për një vilë me luks të madh në bregun e liqenit në veri të Kosovës – pronari i së cilës është Milan Radoiçiq – siç pohon policia e Kosovës dhe askush nga pala serbe nuk e mohon. “Është një shfaqje force, në një farë…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë të kalojë kufirin me Kosovën, duke shtuar se do të tërheqë forcat nga kufiri, për siç tha ai, përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv sa i përket aspiratave të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu. Vuçiç tha se nuk do të ishte e dobishme për Beogradin dhe se me këtë do ta shkatërronin pozitën që, siç tha ai, e kishin ndërtuar për një vit. “Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk do luftë”, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë…

