Author: IM

“Zgjedhja është e juaja, të gjitha palët kanë përgjegjësi për të ardhmen e vendit”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Shkup. Ajo që ra në sy nga vizita e saj në Shkup është se ajo përveç takimeve me zyrtarë shtetërorë, nuk u takua me kreun e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Kreu i partisë, e cila prej disa muajsh ka vënë “frena” në integrimin e vendit në BE, duke kundërshtuar ndryshimet kushtetuese. Mesazhet e Von der Leyen, por edhe të shumë miqve ndërkombëtarë të Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)…

Lexo më Shumë

Shkruan: NENAD JOVANOVIÇ E kam dëgjuar Bojan Mariçiqin në “Telma” ditë më parë, ndaj them me vete: formalisht gjyqtar apo “prokuror publik” mund të jetë kushdo që ka dhënë provimin e jurisprudencës. Forma, në një farë mënyre të pazakontë, është po aq e afërt dhe e rëndësishme për avokatin sa është për artistin, sepse fjala “si” përcakton në mënyra të ndryshme fjalën që nënkupton “çfarë”. Pastaj, duke parë biografinë e Bojan Mariçiqit, do të thoshim se plotësimi i kushteve formale është vetëm një pretekst, një konfirmim se dikush mund të jetë zëvendëskryeministër për çështje evropiane. Dhe që dikush të jetë…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, ditë më parë ka lëshuar një letër në Kuvend, ku si kërkesë të gjithë deputetëve në vend, u kërkoi që përdorimi i gjuhës turke të jetë e përfshirë në rregulloren e re të Kuvendit. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka bërë këto deklarata: “Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, diskutimet për Rregulloren e re të Kuvendit, të mbështetur nga Parlamenti Evropian, janë në fazën e leximit të dytë. Dje, Kryetarit të Kuvendit z. Talat Xhaferi, të gjithë deputetëve në…

Lexo më Shumë

Pedagogë, profesionistë, klerikë dhe aktivistë shprehin solidaritetin me popullsinë palestineze dhe i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të mos heshtë përballë krimeve të luftës dhe genocidit në Gaza : Ne, pedagogë, profesionistë, klerikë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Shqipëri, shprehim mbështetjen e padyzuar për popullin palestinez. Ne i kemi dëgjuar thirrjet e popullit palestinez për solidaritet global dhe për ndalim të menjëhershëm të dhunës genocidale në Gaza. Palestinezët nuk pranojnë t’i dorëzohen shtypjes dhe shfarosjes së kryer përgjatë 75 viteve shpronësim, spastrim etnik, pushtim ushtarak dhe aparteid. Që nga fillimi i këtij sulmi të papërmbajtur, bombardimet pa diskriminim të ndërmarra…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi gjatë konferencës së sotme për media të frontit opozitar, u pyet edhe për dorëheqjet e mbrëmshme të disa anëtarëve të degës së Alternativës në Çair. Gashi tha se bëhet fjalë për disa anëtarë që gjatë kohë nuk janë pjesë e Alternativës. “Unë mund të flas vetëm për anëtarë të Alternativës. Por në parim duhet të dihet një send. Në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme po e shihni se bëhet fjalë për dy blloqe në kampin politik shqiptarë. Secili qytetarë secili aktivist e ka të drejtën e vet të zgjedh të jetë me kampin opozitar…

Lexo më Shumë

Sonte anëtarë të partisë Alternativa janë mbledhur në Shkup për të shprehur dorëheqjen e tyre nga kjo parti. Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë nga anëtarët e Alternativa – Çair: Ne anëtarët e Alternativa – dega Çair, 2/3 e anëtarëve të kuvendit të degës, simpatizantët dhe përkrahësit, jemi mbledhur këtu që të shprehim shqetësimet tona lidhur me pakënaqësitë e akumuluara gjatë këtyre muajve në degën tonë, por jo vetëm. Përkundër fakteve dhe disa tentativave për sinkronizim dhe harmonizim të degës, bisedimeve interne mes anëtarëve tanë – jemi të detyruar që të themi se problemet në degën e Çairit janë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Në këtë botë çdo gjë ndryshon, përfshi edhe rendet shoqërore. I përhershëm mbetet vetëm ky rruzull tokësor të cilin e rëndojmë ne të sotmit që jetojmë në të, e ku kanë jetuar të parët tanë dhe si vazhdimësi e jona, do të jetojnë pasardhësit. Nuk ndryshojnë as popujt që jetojnë në fqinjësi me njëri tjetrin, e të cilët janë përballur herë me konflikte, mosmarrëveshje, e herë me bashkëpunim të ndërsjellë, për një të ardhme më të mirë të përbashkët. Kur ne shqiptarët flasim për pozitën tonë në këtë Ballkan dhe për miqësitë e armiqësitë tona me popujt…

Lexo më Shumë

Në seancën e djeshme të procesit gjyqësor, ku paditem nga kryetari i Komunës së Strugë z. Ramiz Merko ngaqë e paskam ofenduar me shkrimin që e cilëson atë të korruptuar, pasi mbyllet procesverbali, z. Merko i prekur në sedër që unë këmbëngul në deklaratën time, i thotë avokatit të tij që t’i kërkojë gjykatës verifikimin e gjendjes time shëndetësore, sepse, sipas tij, një njeri normal nuk ka se si mund ta marrë të drejtën ta akuzojë atë për korrupsion. Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë, në fakt, shumë më i ashpër ndaj Ramiz Merkos sesa unë. Përderisa unë denoncova vetëm…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sonte ka realizuar takim me kreun e ASH-së, Arben Taravari, përcjell Almakos. “Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravarin për të biseduar rreth zhvillimeve më të reja politike në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë” – ka shkruar Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, ka reaguar ndaj sulmeve që Izraeli po i bën në Rripin e Gazës. “Ka disa ditë që po i ndjek me shqetësim lajmet mbi mizoritë, vrasjet që po ndodhin ndaj civilëve dhe fëmijëve në Rripin e Gaza-s. Sulmi ndaj spitalit, shfaqi masakrën e këtij shekulli të trishtuar: thjesht po ju pyes: a keni derdhur së paku një lot, a e keni trazuar shpirtin tuaj, ose a keni përjetuar pagjumësi qoftë edhe një çast?! Nëse vërtet, keni përjetuar shqetsim në shpirt, mbi ngjarjet që po ndodhin në Gaza, atëherë ju lumtë, jeni…

Lexo më Shumë

Albin Kurti Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq. Përurimi u bë në oborrin e ish shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze. Sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz. Nisjatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë.…

Lexo më Shumë