Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në drekë pune ministrin turk të Mbrojtjes, Jashar Gyler. Në një postim në platformën X, Kurti ka shkruar se me ministrin turk të Mbrojtjes kanë diskutuar mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet. “I kënaqur të pres sot për drekë ministrin turk të Mbrojtjes Yaşar Güler. Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes”. “Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, ka shkruar kryeministri në platformën X.
Author: IM
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzon Lëvizjen e Xhihadit Islamik për bombardimin e një spitali në Gaza që vrau qindra njerëz, 500 deri në 800 sipas raporteve. “Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, pranë spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Informacionet nga burime të shumta në duart tona tregojnë se Lëvizja e Xhihadit Islamik është përgjegjëse për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, shkroi Netanyahu në Platformën X.
Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të Alternativa: Siç është njoftuar në media, në sulmin që ka ndërmarrë Izareli mbi Rripin e Gazës, për t’u hakmarrë ndaj sulmit të mëparshëm të Hamasit, prej sot po merr përmasa të rënda. Sulmi izraelit ka përfshirë tashmë bombardime mbi spitale, mbi shkolla dhe objekte banimi, duke shkaktuar vrasjen e mbi 3000 civilëve, prej të cilëve rreth 1000 janë fëmijë, ndërsa mbi 1000 janë gra. Përveç tyre, më shumë se 1 milion njerëz tashmë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre ose kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Por, fakti se sulmi si sontëm…
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry tha se ndihma humanitare është duke pritur në portën kufitare Rafah, por Izraeli nuk lejon kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Shoukry u takua me ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna në kryeqytetin Kajro. Ministrat pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Ai tha se vendi i tij kundërshton çdo përpjekje për të eliminuar çështjen palestineze, Shoukry tha: “Vazhdojnë përpjekjet e Egjiptit për të kontrolluar tensionet në Rripin e Gazës”. Ministri egjiptian theksoi se vazhdojnë përpjekjet për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës dhe se ndihmat janë…
Mislim Zendeli Janë vetëm dy forca që i bashkojnë njerëzit: frika dhe interesi. (Napoleon Bonaparti) Një ‘stuhi’ ngjarjesh vërtetë të bujshme që është shumë vështirë për t’u ndjekur, kanë ndodhur këto dy dekada të fundit në Universitetin publik të Tetovës. Opinionit të gjerë shpesh i është dashur të ballafaqohet me njoftime për keqpërdorime e keqmenaxhimin e Universitetit nga një grup njerëzish të lidhur në baza nepotike (farefisnore), klanore, dhe politike, dhe si për çudi pa ndonjë përfundim me domethënie korrektuese e korrigjuese. Pavarësisht se Vullnet Ameti u tërhoq nga funksioni i rektorit, pasi u bë bujë pas zgjedhjeve të disahershme…
Drejtori i Agjensionit për menaxhimin, Driton Nebiu, me pasurinë e sekuestruar ka njoftuar se ka filluar kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e sekuestruar e ish-kryeninistrit Gruevski. “Drejtesi për të gjithë Me hyrje në procedurë të Qeverisë ka filluar kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e sekuestruar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, bëhet fjalë për dy banesa që ndodhen në rrugën Bihaçka, njëri prej 65 m2, tjetri 44m2 KO Kisela Voda 1 i konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë III KOK nr.63/21 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Përveç këtyre dy banesave janë konfiskuar edhe…
Fatos Lubonja thotë se flamuri izraelit që u shfaq në mes të Tiranës, është një shëmti dhe servilizëm. Ai thotë se ne jemi një vend mysliman. “Pashë atë flamurin izraelit që ishte vënë në qendër të Tiranës, nën stilin e Edi Ramës, që më shumë ngjan si servilizëm se sa si solidaritet. Ne jemi një vend me shumicë myslimane, që kemi raporte edhe me Turqinë, që janë më të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje. Nëse ju kujtohet kur ishte çështja e zhvendosjes së Ambasadës në Jerusalem, Shqipëria nuk pranoi duke qëndruar në aleancë me Erdoganin në atë kohë. Patjetër që duhet…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një seancë në Kuvendin e Shqipërisë po flet për sulmin e 24 shtatorit të ndodhur në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Rama ka treguar se si Shqipëria ka kërkuar një deklaratë të dytë të Bashkimit Evropian pas ngjarjes së Bansjkës meqë Tirana zyrtare s’mund të qëndronte në një linjë me deklaratën e mëparshme të BE-së që i drejtohej vetëm Kosovës. Rama ka thënë se nuk është gjë e vogël që një shtet kandidat për anëtarësim të mos linjëzohet me politikën e jashtme të BE-së por ka shtuar se s’është as ndonjë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lirimi i Milan Radoiçiqit pas më pak se 24 orëve pas arrestimit është “dëshmi dhe sinjal i potencialit për rigrupim dhe hakmarrje, sepse më 24 shtator, Beogradi zyrtar e militar dështoi”. Kurti në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, tha se 18 ditë pas sulmit paramilitar, terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit shumëçka është ndryshe dhe “gjithçka do të ishte ndryshe nëse grupi terrorist dhe planet e tyre për aneksim të katër komunave në veri të vendit nuk do të neutralizoheshin që në aktin e parë”. “Ata dështuan.…
Gideon Levy Pas krejt kësaj qëndron arroganca izraelite. Ideja se neve na lejohet gjithçka, se kurrë nuk do të duhet të paguajmë çmim ose të ndëshkohemi. Do të vazhdojmë edhe tutje pa u ndalur. Do të arrestojmë, do të vrasim, do të torturojmë, do t’i cungojmë të drejtat, do t’i mbrojmë ardhacakët ndërsa kryejnë masakra, do të shkojmë në varrin e Jusufit, në varrin e Atnielit, në altarin e Jeshuas, e të gjithë janë të vendosur në territorin palestinez, dhe natyrisht në Har HaBajit në Jerusalemin Lindor – më shumë se 5 mijë hebrenj vetëm gjatë Sukotit – do të…
Në urën historike të Mostarit në Bosnjë dhe Hercegovinë, dje nga klubi i zhytjes “Mostari”, u valëvit flamuri palestinez në shenjë proteste me popullin e shtypur të Gazës. Në deklaratën e dhënë nga klubi i zhytjes, thuhet që ky akt solidarizues është realizuar në shenjë të përkrahjes me popullin е Palestinës.
Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili deri pak kohë më parë ishte pjesë e “Grupit të Zjarrit” i pyetur nga gazetarët se çka i pajtoi atë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ai nuk ka pretenduar asnjëherë të jetë palë me kryetarin Ali Ahmeti. “E çmojë si njeri, si udhëheqës por edhe si kryetar dhe nuk është në etikën time që të merrem me termin marrëveshje. Debat ka gjithmonë, edhe këtu ka debat. Nuk është e arsyeshme që të shprehet termi marrëveshje se nuk kemi nevojë për marrëveshje”, tha Blerim Bexheti, raporton SHENJA.

