Author: Emad

Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Dzhambaski, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë këtë gjë. Ai theksoi se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit. Dzhambaski shtoi se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, prezantoi në konferencë për media pagesat për ndihmën shtetërore për vitin 2022. Siç theksoi zv.kryeministri Bytyqi, sipas planit për rritje ekonomike të përcaktuar në vitin 2017, këtë vit janë mbështetur gjithsej 645 kompani. “Këtë vit, si mbështetje e përgjithshme financiare shtetërore në bazë të Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve dhe Ligjit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore është paguar shumë rekord prej 45 milionë eurosh. Kemi fshirë dallimet ndërmjet kompanive vendase dhe të huaja. Sot të gjitha kompanitë që operojnë…

Lexo më Shumë

Mosmarrëveshjet e çifteve bashkëshortore jo rrallëherë dalin nga kontrolli. E për pasojë situata mund të eskalojë edhe në dhunë fizike. Një rast i tillë ka ndodhur të marten në Rahovec. Në një familje në rrugën “Selim Berisha” gruaja e ka rrahur burrin. Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. Ai tha se e dyshuara është shoqëruar në polici. “Me vendim të Prokurorit është dërguar në strehimore”, tha Elezaj. Klankosova.tv mëson se e dyshuara e ka goditur burrin e saj me kabllo te telefonit.

Lexo më Shumë

Naser Xhemaili nga Tetova, me profesion veteriner teknik, së shpejti edhe jurist, që i vogël është marrë me blegtori. “Blegtoria është biznesi ynë familjar, unë jam brezi i katërt i përfshirë në blegtori dhe jam i vendosur të vazhdoj ta zhvilloj fermën pavarësisht pengesave të mëdha. “Katër vite më parë, ne filluam të merreshim me turizmin rural, hapëm një klub kuajsh dhe organizojmë xhiro me kuaj në të gjithë Malin Shar”, tha Naser. Ferma e Naserit dhe familjes së tij, “Biofarma 1 Mai”, ka 4080 dele dhe më shumë se 50 kuaj dhe siç thotë Naseri është e vetmja në…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet e fundit në seksionin e transparencës të kompanisë “Meta” vitet e fundit, është shtuar opsioni për të kontrolluar vendndodhjen e personave që redaktojnë faqen e Facebook-ut që publikon postimet në këtë rrjet të njohur, kështu që nëse hapet faqja e fansave të ish-kryeministri dhe refugjati Nikolla Gruevski, mund të vërehet se postimet e tij në Facebook i publikojnë 2 persona, të dy llogaritë që punojnë në fan page janë nga Maqedonia./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Mediat e Shqipërisë raportojnë për pastruesen që zonjës së shtëpisë ku ka shërbyer ia ka vjedhur me qindra mijë euro. Ndërkohë del se e dëmtuar është një hajdute e rangut të ulët në taborin e hajnave të ‘Rilindjes’’ dhe si e tillë nuk e ka ditur se kur e plaçkitin hajdutin, ai nuk ankohet por vetëm ua ndërron vendin parave të vjedhura. Pra nuk ka vepruar ashtu si shumë hajna të tjerë nga vëllazëria e saj hajdutësh. E në të vërtet i gjithë ky rrëfim hajdutërie shpërfaq atë që dihet: se Shqipëria kalbet, se ajo është bërë…

Lexo më Shumë

Rusia rrezikon të dështojë, sipas ekspertëve të politikës së jashtme në një raport të Këshillit Atlantik që parashikon gjithashtu se Kina do të pushtojë Tajvanin brenda dekadës së ardhshme, sipas Financial Times. Gati gjysma e ekspertëve kryesorë të politikës së jashtme besojnë se Rusia do të dështojë si shtet ose do të shpërbëhet deri në vitin 2033, ndërsa një shumicë e madhe pret që Kina të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë, sipas një sondazhi të ri të Këshillit Atlantik që sugjeron një dekadë trazirash globale. 46% e 167 ekspertëve thanë se dështimi ose shpërbërja e Rusisë mund të ndodhë…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dje është dërguar në burgun e Prilepit. Ish-sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonçanovski, është dërguar në burgun e Manastirit. Taleski duhet të vuaj dënimin me katër vjet për rastin “Transporter”. Sipas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Taleski dhe Bonçanoski janë të vetmit të dënuar me burg në rastin “Transporter”. Apeli i ndryshoi dënimet me burg për disa prej transportuesve në dënime me kusht. Taleski dhe Bonçanovski janë në arrest shtëpiak që nga vera e vitit 2016 me ndërprerje deri dje, ish-kryetari i komunës duhet të vuajë edhe 4 vjet burg,…

Lexo më Shumë

Kompanitë, veçanërisht në industrinë ushqimore, e nisën këtë vit me kosto shumë më të lira sa i përket energjisë elektrike, gazit dhe benzinës. Në kuadër të masave të qeverisë kundër krizës, mbi 230 kompani që prodhojnë produkte ushqimore bazë paguajnë që nga muaji i kaluar energjinë elektrike të subvencionuar, me dyfishin e çmimit më të ulët, çka duhet të shkaktojë edhe uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në vend. Duke qenë se këto kompani paguajnë dyfishin e çmimit të energjisë elektrike se çmimi i tregut, duhet dhe duhet të ulin ndjeshëm çmimin e bukës, vajit, produkteve të qumështit, si…

Lexo më Shumë

Tema, përkatësisht rasti i takimit jozyrtar të sotëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbetet e paqartë. Dje nga zyra e kryeministrit shqiptar thanë për CIVIL Media se takimi ka qenë normal, joformal dhe konsultativ. “Po, do të ketë një takim në Tiranë, është rënë dakord, por nuk ka plan apo axhendë të veçantë. Është thjesht një takim i zakonshëm, joformal, një konsultim normal”. Gama e çështjeve që pritet të diskutohen në takim është e gjerë – perspektiva e proceseve integruese, ndryshimet kushtetuese në RMV dhe mbështetja e tyre nga partitë…

Lexo më Shumë

Ukraina e ka quajtur pretendimin rus se qindra ushtarë ukrainas u vranë në një sulm si “propagandë”. Moska ka pretenduar, pa dhënë asnjë provë, se një “sulm masiv raketor” në qytetin lindor të Kramatorsk kishte vrarë më shumë se 600 forca ukrainase. Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë se ishte në hakmarrje për një sulm ukrainas në një bazë ruse që vrau dhjetëra ushtarë rusë në ditën e Vitit të Ri. Por, ushtria ukrainase thotë se kjo është e pavërtetë. “Kjo është një tjetër pjesë e propagandës ruse”, ka thënë për BBC Serhiy Cherevati, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase.…

Lexo më Shumë