Author: IM

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në male priten reshje bore. Në disa vende në pjesët lindore reshjet do të jenë më intensive (mbi 25 l/m² për 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 9 gradë Celsius, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “shpallja e gjendjes së krizës në energjetikë nuk është për shkak të protestave në Greqi, por për shkak të tenderëve kriminalë dhe paaftësisë së VMRO-DPMNE-së”. Nga LSDM thonë se në vend që të prodhojë energji elektrike në shtëpi, e cila kushton 80-90 euro për megavat orë, Qeveria po blen energji elektrike të shtrenjtë për 140 euro për megavat orë. “E gjithë kjo duhet të mbulohet nga një “krizë” në mënyrë që qytetarët të mund të paguajnë për këto humbje. Kjo na çon te pyetja kryesore: pse nuk u ble…

Lexo më Shumë

Do të ketë amnisti të mëtejshme, ndoshta edhe më të gjerë për krimet e lidhura me korrupsionin me ndryshimet e reja në Kodin Penal (KP), ishte konkluzioni i debatit të djeshëm mbi këto ndryshime të propozuara nga një grup deputetësh nga shumica qeverisëse e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili u organizua nga Qendra Ballkanike për Politika Konstruktive “Solucija”, transmeton Portalb.mk. Lidhur me pyetjet se çfarë mund të presim nga ndryshimet e reja ligjore në Kodin Penal, nëse ato do të sjellin drejtësi dhe ndëshkim më të madh për zyrtarët që abuzuan me detyrën e tyre apo do të jenë edhe…

Lexo më Shumë

Drejtori i portalit TetovaSot, Rami Mislimi, ka shpërndarë në rrjete sociale një fotografi të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, të shoqëruar me simbolin “👊”. Ky veprim ka nxitur reagime dhe spekulime në opinionin publik, duke pasur parasysh se prej gati një viti Grubi nuk ndodhet në Maqedoninë e Veriut, pas akuzave për keqpërdorime zyrtare ndaj tij. Një nga interpretimet që po qarkullon lidhet me mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Grubit në vend, apo zhvillime të reja që mund të jenë duke u përgatitur në prapaskenë. I kontaktuar nga Almakos, Rami Mislimi nuk ka pranuar të komentojë për momentin…

Lexo më Shumë

-Ali Ahmeti ende jeton në folklorin e kohës kur për herë të parë ka marrë pjesë në qeveri, në vitin 2002. Kanë kaluar shumë vite, më shumë se 20 nga kohët në të cilat është ngujuar vetëdija e tij, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, lidhur me propozimet e liderit të BDI-së të paraqitura në Kongresin e pestë partiak, që qeveritë e ardhshme të zgjedhen me shumicë të “Badenterit”, dhe për vednosje të këtij mekanizmi në marrjen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese. “Ndoshta thellë brenda vetes e di se të gjitha këto gjëra për…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Musa Xhaferin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si dhe me Arbana Pashollin, Nënkryetare e BDI-së. Gjatë takimit u diskutua roli i shqiptarëve në forcimin e progresit demokratik dhe në avancimin e procesit të integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Spiropali theksoi mbështetjen e Shqipërisë për angazhimin konstruktiv dhe për diplomacinë parlamentare si një instrument i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal. Po ashtu, ajo nënvizoi pritshmërinë për zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, duke e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtes, së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, kanë zhvilluar një moment solemn nderimi pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Në ceremoninë, e cila u mbajt në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, u vlerësua figura e Skënderbeut si simbol i dinjitetit, qëndresës dhe vizionit europian, një personalitet që tejkalon kohën dhe mbetet pikë orientimi për identitetin shqiptar. Pas homazheve, aktiviteti vijoi në një atmosferë festive, me shfaqje artistike, tinguj…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në një intervistë për “Lajm” ka theksuar se Kongresi i fundit i BDI-së i ngjante një Kongresi komunist, ku të gjithë zëvendësohen, ndërsa vetëm i pari, (duke aluduar në kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti), “nuk merr përgjegjësi dhe nuk zëvendësohet”. “Kongresi i fundit i BDI-së i ngjante një Kongresi komunist apo pas Titos Tito, të gjithë zëvendësohen dhe i pari nuk merr përgjegjësi dhe nuk zëvendësohet. Karakteristikë e dytë që shihet te pakënaqësia është kryesia apo Kongresi i ‘bedelëve’- nuk është filani por ka deleguar dikë…

Lexo më Shumë

Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Komunën e Gostivarit për kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se më 11 janar do të bëhet rikonfirmimi i fitores së Limanit në Gostivar. Taravari theksoi se mbështetja qytetare për Valbon Limanin është e qartë dhe e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve të Gostivarit, njofton TS. “Rikonfirmimi i fitores së Valbon Limanit në Gostivar do të bëhet më 11 janar,” shkruan Taravari. Në hapjen e fushatës ishte i pranishëm edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Lexo më Shumë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), përmes projekteve shëndetësore që po i zbaton në Ballkan dhe Evropën Lindore, nuk ndërton vetëm objekte infrastrukturore, por kultivon edhe shpresë, besim dhe ndjenjën e një të ardhmeje të përbashkët. Kjo qasje, e cila e vendos shëndetësinë në qendër, të hapsirave për zhvillim, është një bashkim i ndjenjës humane dhe ndikimit serioz dhe të qëndrueshëm. Si një nga aktorët institucionalë më të fuqishëm të Turqisë, në fushën e ndihmave për zhvillim dhe rimëkëmbje, TİKA përmes projekteve të saj edhe në sektorin e shëndetësisë po lë gjurmë të qëndrueshme në terren. Çdo projekt, realizohet…

Lexo më Shumë

Rami Mislimi Reforma e BDI-së nuk do të mund të ishte kurrë më e fuqishme sesa kjo që ndodhi sot. Kjo reformë përbën një precedent historik, jo vetëm për partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, por pse jo edhe në rajon. Të bësh mbi 80 për qind ndryshime në strukturat drejtuese të një partie është akt guximi, vizioni dhe force politike. Reforma që sot ndërmori Ali Ahmeti është dëshmi e qartë se BDI nuk po mbyllet, por po përgatitet të qëndrojë e fuqishme edhe për 20 vitet e ardhshme. Është një reformë që nuk do të kishte guxim ta…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani VLEN-i, pavarësisht gjithë zhurmës dhe marketingut politik, assesi nuk po arrin të konsolidohet. Në anën tjetër, BDI-në që VLEN-i e shpalli të vdekur politikisht dhe të pashpresë, ajo po rifreskohet. Ky realitet është goditje e rëndë për mbështetësit dhe aktivistët e sinqertë të VLEN-it, të cilëve u ishte premtuar ndryshim, unifikim dhe alternativë reale. Mosunifikimi i VLEN-it në një parti të vetme është dëshmi e qartë se aty mungon vizioni, guximi dhe vullneti politik. Ajo që na shitën si “front i ndryshimit”, në praktikë doli të jetë një grumbullim burrash me interesa personale, fraksionistë, dhe njerëz me ambicie…

Lexo më Shumë