Kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se në parti është duke u biseduar që të bëhen pjesë e Qeverisë! Taravari tha se nëse ASH nuk bëhet pjesë e ekzekutivit, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje, ku sipas tij ka gjasa të shënojnë progres forcat që janë kundër ardhmërisë evropiane të vendit.
Author: Emad
Edhe pas tridhjetë vitesh pavarësi, edhe në vitin 2022, u fol për tradhtarë dhe patriotë. Por askush nuk e tradhtoi vendin dhe askush nuk u bë patriot më i madh si Goce Dellçevi apo Aleksandri i Madh. Është e pakuptueshme se si partitë politike nuk mund të ulen në tavolinë dhe të merren vesh për çështje elementare dhe thelbësore, për të funksionuar sistemi, tha gazetari dhe analisti Zoran Ivanov në manifestimin publik multimedial të CIVIL-it “Perspektiva 2023”./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=KXIdsqRfhEM
CIVIL Mediaa foli me drejtorin e Qendrës për Hulumtime të Avancuara z. Rubin Zemon, me rastin e konferencës së 11-të vjetore me titull “Sfidat e identitetit, trashëgimisë kulturore, zhvillimit të qëndrueshëm apo turizmit lidhur me krizat e reja”, e cila do të mbahet në Ohër më 18 dhe 19 janar 2023./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=3ph61nx52tQ
Konflikti në Ukrainë po i drejtohet vitit të dytë kalendarik. Britanikja “BBC” ka pyetur disa analistë ushtarakë se si ata mendojnë se do të rrjedhin ngjarjet në vitin 2023. A mund të përfundojë lufta vitin e ardhshëm dhe si – në fushën e betejës apo në tryezën e bisedimeve? Apo mund të shkojë deri në 2024? Michael Clarke, drejtor i asociuar i Institutit të Studimeve Strategjike, Exeter, MB – Ofensiva pranverore e Rusisë do të jetë kyçe Ata që kërkojnë të pushtojnë një vend tjetër, përfundimisht dënohen të dimërojnë në të. Napoleoni, Hitleri dhe Stalini të gjithë duhej t’i mbanin…
Kreu i integristëve Ali Ahmeti, në takim me gostivarasit, tha se BDI-ja është thesar kombëtar. Ai tha se miqtë e tij të cilet janë ndarë, janë në rrugë të gabuar dhe duhet të reflektojnë. “Çfarë të them more vëlla tash, keq nuk kanë hjek ata shokët e mi, mirë e kanë pasur punën. Ata gabojnë edhe u kam thënë edhe atyre, i kam lutur dy vjet, njeriu duhet ta mendoj fundin dhe jo fillimin sepse fundi mbahet mend. Tani unë nuk mundem të bëj shtëpi të Nastradinit, kush si kërkon. 10 vjet kanë kërkuar ta heq Musa Xhaferin prej zv/kryeministri,…
Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, thotë se Artan Grubi dhe Bujar Osmani ishin ushtarët e fundit të Nikolla Gruveskit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mexhiti thekson se në diskutimet brenda partiake në periudhën kur BDI duhet të ndahej nga Gruevski dhe të vendoste për t’u pozicionuar krah Zoran Zaevit “Grupi i Zjarrit” ka pasur rol shumë të rëndësishëm. Sipas tij ministrat aktualë të BDI-së nuk kanë kaluar fare në Kryesinë Qendrore, por dy vite më parë në Kuvend i votoi edhe vet ai sepse një gjë të tillë e kishte Ali Ahmeti. Mexhiti tha se këto dy…
XHABIR DERALLA Lidhja me SKENARI 1/8 | Lidhja me SKENARI 2/8 Në fillim të verës 2023, sikur të mos mjaftonin problemet ekzistuese të brendshme dhe rajonale, Ballkani po përballet me një valë të re të fuqishme refugjatësh. SITUATA E VËSHTIRË DHE E KOMPLIKUAR E SIGURISË Duke filluar nga sulmet terroriste dhe incidentet e tjera të sigurisë, duke përfunduar me përleshje të shpeshta të dhunshme dhe përleshje mes grupeve të ndryshme ekstremiste dhe incidente në kufijtë shtetërorë, situata e sigurisë në vend është e vështirë dhe e ndërlikuar. Ushtria dhe objektet ushtarake janë shënjestër e sulmeve dhe subversioneve kibernetike. Një seri…
Një bllok apartamentesh në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, u dëmtua rëndë në një sulm me raketa ruse të shtunën dhe njerëzit u bllokuan nën rrënoja, sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit. Pesë persona janë vrarë dhe 27 janë plagosur pas një sulmi me raketa ruse që goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro. “Ata janë thjesht çnjerëzor. Të paktën një shkallë është zhdukur. Nën rrënojat ka njerëz që ishin në shtëpi për festën”, tha ai për Reuters./Lajmi i plotë.
DRAGAN MISHEV A e dini ndjesinë kur jeni duke e drejtuar makinën tuaj përpjetë dhe papritmas makina humbet fuqinë, ndërgjegjësoheni se nuk do të arrini të ngjiteni në kodër, ju kap paniku dhe shtypni pafuqishëm pedalin e gazit, por më kot, makina nuk bën, përshpejtoni sërish, por tashmë ndjeni se diçka ju tërheq prapa dhe se nuk do të jeni në gjendje të ngjiteni në majë… Shtoji kesaj qe në orën dhjetë të vjen nje traktor verdh e blu dhe nese nuk i del nga rruga do të bëjë copa-copa…dhe tani shtyp edhe me fort gazin, makina ulëritëse, lëshon tinguj…
Një person sot është plagosur në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB për TV21 e konfirmojnë rastin ndërkaq thonë se i dëmtuari e ka identifikuar sulmuesin. “Në ora 14:16 në SPB-Shkup, nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se për ndihmë mjekësore tek ta është sjellë V.S. i lindur në vitin 2000, nga Shkupi, me plagë nga një send i mprehtë, të cilat, sipas raportit, i janë shkaktuar nga A.S., i lindur në vitin 1976. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Xhabir Deralla Para jush është versioni i shkurtër i tetë skenarëve për Maqedoninë e Veriut në vitin 2023. Të gjithë skenarët bazohen në perceptime dhe vlerësime personale, JO të bazuara në deklarata dhe njohuri specifike. Teksti është në vende me ekzagjerime dhe satira të qëllimshme, qëllimi i të cilave është të bëjë lexuesin të qeshë dhe të imagjinojë. Megjithatë, asnjëri nga skenarët nuk është i pamundur. Edhe i teti. Skenari 1: Radikalizimi i opozitës Maqedonia e Veriut është kapur në vorbullën e krizave të brendshme dhe rajonale. Brenda, opozita radikale, e pakënaqur për shkak të dështimeve të shumta politike, radikalizon…
Në ditën e 325-të që nga fillimi i agresionit ushtarak në shkallë të plotë kundër Ukrainës, forcat ruse nisën sot sulme të rënda me raketa ndaj objektivave civilë në Ukrainë. Sot në mëngjes, disa objekte civile dhe infrastrukturore u goditën në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv në jug të vendit. Granatimet vazhduan pasdite me sulme në Dnipro. “#Shteti anëtar i OSBE-së-terroriste RF vazhdon të kryejë sulme masive raketore në të gjithë Ukrainën tani. Raketat e armikut goditën objektet kritike të infrastrukturës në disa zona. Nën rrënojat e godinës së shkatërruar nga raketat e Federatës Ruse në Dnipro, ku edhe…