Author: IM

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Ekziston një paradoks i thellë në zemër të epokës sonë: ndërsa përpiqemi të kapërcejmë kufijtë e trupit dhe shpirtit nëpërmjet teknologjisë, një lloj fundi—i vjetër si bota—vazhdon të na sundojë imagjinatën. Kiameti, një koncept i shenjtëruar nga traditat fetare, tani ndeshet me projektin transhumanist, i cili parashikon një të ardhme ku vdekja është opsionale, dhe me antropoteizmin, ku njeriu ngrihet në shkallën e Zotit. Në këtë kryqëzim, vetëdija njerëzore përballet me një dilemë ekzistenciale: a është fundi i gjithëçkaje thjesht një premisë fetare, apo është ai pikërisht kufiri përfundimtar, edhe i patjetërsueshëm, që e përcakton…

Lexo më Shumë

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot doli nga shtypi botimi më i ri i Fondacionit “ALSAR”, libri me titull “Makalat” të autorit Haxhi Veli Bektashi. Ky botim përfaqëson një kontribut të çmuar në trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore, duke sjellë para lexuesit një përmbledhje tekstesh me vlera të veçanta historike, filozofike dhe etike. Libri pritet të zgjojë interes të gjerë tek studiuesit, lexuesit dhe të gjithë ata që janë të interesuar për mendimin shpirtëror dhe kulturor, duke shërbyer si një burim i rëndësishëm reference dhe reflektimi. Fondacioni “ALSAR” do të vijojë edhe në të ardhmen me botime të reja që synojnë…

Lexo më Shumë

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të shkruhet dhe mbështetur. Faleminderit kryetar Bilall Kasami dhe faleminderit kryeministër Hristijan Mickoski. Bilall Kasami, pavarësisht gabimeve gjatë qverisjes në komunë, po ndërton rrugë e shkolla. Kjo duhet vlerësuar dhe falënderuar publikisht. Një falënderim i veçantë i takon edhe kryeministrit Mickoski, i cili ka ndarë mbi 13 milionë euro për Tetovën për ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe kanalizimeve. Ky është një fakt i gjallë. Pa vullnetin dhe mbështetjen e kryeministrit, sot asnjë nga rrugët që po…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Pushteti është një nga sprovat më të vështira të karakterit njerëzor. Kur njeriu gjendet në një pozicion force, ku fjala e tij ka peshë dhe mundësitë duken të pafundme, ai hyn në një zonë të rrezikshme psikologjike. Eshtë pikërisht ky moment kur nevoja për njerëz të mirë, të urtë dhe të drejtpërdrejtë bëhet më e madhe se kurrë, ndonëse shpeshherë egoja e fryrë tenton t’i largojë ata si “të bezdisshëm”. Forca e përkohshme ka një veti dehëse. Ajo krijon një lloj mjegulle që e bën individin të besojë se rregullat që vlejnë për të tjerët,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, në ambientet e Ambasadës Shqiptare. Përmes një postimi, ambasadori Meidani bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat rajonale, situatën ekonomike si dhe rëndësinë e integrimit rajonal dhe evropian si faktorë kyç për stabilitet dhe progres. Në fokus të bisedës ishte dialogu i orientuar drejt së ardhmes, me theks të veçantë mbi përgjegjësinë politike dhe nevojën për maturi e vizion në kohë sfiduese për rajonin.

Lexo më Shumë

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një nga analistët më me përvojë në sigurinë, inteligjencën dhe gjeopolitikën në rajon dhe më gjerë. Në këtë intervistë, Pendarovski foli hapur, me argumente dhe me saktësi rreth operacioneve hibride që prekin vendin – dhe ndoshta dha paralajmërimet më të ashpra ndonjëherë. CIVIL: Si e vlerësoni situatën me kërcënimet hibride në vitin 2025 me të cilën përballet Maqedonia e Veriut? Cilat janë format më të rrezikshme të ndikimeve politike, mediatike dhe të sigurisë që shihni sot në…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar ato si joprofesionale dhe tendencioze, si dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe Marrëveshjen e Ohrit. Sipas Adem-it, qëndrimet e shprehura nga kreu i Gjykatës Kushtetuese e shndërrojnë këtë institucion në një organ parapolitik majorizues, në funksion të zhbërjes së Marrëveshjes së Ohrit. Ai thekson se deklarata “as nuk japim, as nuk marrim”, e shoqëruar me paralajmërime për harmonizim me Kushtetutën pa transparencë, bie ndesh drejtpërdrejt me Amendamentin V të Kushtetutës dhe përbën shkelje flagrante…

Lexo më Shumë

Portali TetovaSot ka arritur të zbulojë propozimin e katër liderëve të VLEN-it për funksionimin e partisë në katër vitet e ardhshme. Sipas dokumentit të siguruar nga TetovaSot, parashihet që kryetari i VLEN-it të zgjidhet me sistem rotacioni, me mandat njëvjeçar, ndërsa të gjitha subjektet përbërëse të shkrihen në një parti të vetme politike. Kongresi te kete 500 anëtarë (katër parti nga 150 + 50 VLEN nga diaspora). Këshilli i Përgjithshëm – 130 anëtarë (katër parti nga 30 + 10 VLEN nga diaspora. Kryesia Qendrore – 33 anëtarë (katër parti nga 7 + 5 VLEN nga diaspora) + automatikisht (pa të…

Lexo më Shumë

Rami Mislimi Gjendja ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së fundit gjithnjë e më qartë tregon kufijtë e modelit që është praktikuar prej vitesh. Pavarësisht deklaratave të shpeshta për stabilizim, rritje dhe investime, ekonomia vazhdon të funksionojë brenda një logjike shpenzuese, me efekt të kufizuar zhvillimor dhe me rreziqe të shtuara makroekonomike. Struktura e buxhetit mbetet kryesisht e orientuar drejt shpenzimeve korrente paga, pensione, subvencione dhe transfere sociale а të cilat kanë rol social dhe politik, por jo fuqi thelbësore zhvillimore. Hapësira fiskale për politika që do të gjeneronin produktivitet dhe rritje afatgjatë mbetet e ngushtë dhe…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e AKI-së në Qytetin e Shkupit kanë reaguar pas miratimit të rebalancit të buxhetit, duke theksuar se pothuajse të gjitha amandamentet e propozuara prej tyre janë bërë pjesë e Buxhetit për vitin 2026. Në emër të këshilltarëve të AKI-së, reagimin e ka bërë Daim Luçi, i cili theksoi se ky është një dëshmi se edhe nga opozita mund të imponohen zgjidhje reale dhe konkrete në dobi të qytetarëve. Sipas tij, buxheti përfshin investime të rëndësishme si: • ndërtimi i ujësjellësit për Nerez të Epërm, Studeniçan dhe Gazi Babë; • parqe dhe pajisje urbane në Çair dhe Saraj; • mjete…

Lexo më Shumë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë në ruajtjen dhe forcimin e kujtesës sonë kombëtare. Gjatë vizitës, Spiropali theksoi se Shkupi është një qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme, duke përmendur figura të shquara të kombit si Shën Tereza, Pjetër Bogdani dhe Hasan Prishtina, të cilët përfaqësojnë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni kombëtar i shqiptarëve. Ajo vlerësoi rolin e Institutit…

Lexo më Shumë

Në këtë konstelacion të skenës politike, dhe në kontekstin e integrimeve në BE të vetë-bllokuara, në një “manier kolonialist” të trashëguar; si dhe të komprometimit dhe nënshtrimit të partnerit shqiptar; në fakt – partitë maqedonase (pozitë-opozitë), së bashku me “opinionin publik”, e kanë “reformuar” BDI-në dhe e kanë kurorëzuar Ali Ahmetin si dikë që mund të quhet lider burimor dhe autentik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe si i vetmi “lider politik” në Maqedoninë e Veriut në tërësi Nga Nikica KORUBIN Derisa VLEN-i ende po e kërkon liderin e vet në vetë thelbin e ekzistencës së saj, jashtë…

Lexo më Shumë