Nexhat Ibrahimi “Besimtari mysliman nuk do të ngopet me dije derisa nuk përfundon në xhenet.” (Hadith) Hyrje Njeriu besimtar është i preokupuar me mësim që nga ditët e para të jetës, kur i këndohen ezani në njërin vesh dhe ikameti në veshin tjetër. Madje, metaforikisht thuhet që edukimi dhe mësimi i fëmijës fillon qysh me lindjen e prindërve të tij. Mësimi vazhdon me gjëra të mira, sidomos nga mo sha shtatë e dhjetë vjeçare. Fëmija mëson për Krijuesin, për të vërtetat besimore, për praktikën besimore, për njerëzit më meritorë nga besimtarët dhe të tjerët. Ai mëson për mjedisin ku jeton,…
Author: IM
SHBA-ja të martën shpalli disa degë të Vëllazërisë Muslimane si organizata terroriste, si pjesë e axhendës së sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu. “Si një hap i parë në mbështetje të angazhimit të presidentit Trump për të eliminuar aftësitë dhe operacionet e degëve të Vëllazërisë Muslimane që përbëjnë kërcënim për SHBA-në, siç përshkruhet në Urdhrin Ekzekutiv 14362, SHBA-ja po vendos përcaktime terroriste kundër degëve libaneze, jordaneze dhe egjiptiane të Vëllazërisë Muslimane”, tha sekretari i Shtetit, Marco Rubio në një deklaratë. “Departamenti i Shtetit po e shpall Vëllazërinë Muslimane Libaneze si organizatë të huaj terroriste dhe një terrorist global…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar sot një takim me kompozitorin dhe muzikantin e njohur të Maqedonisë së Veriut, Zlatko Origjanski. Meidani e përgëzoi Origjanskin për angazhimin e tij të suksesshëm në Tiranë, ku ai shërbeu si drejtori i parë i Qendrës Kulturore-Informative të Maqedonisë së Veriut, duke lënë pas një gjurmë të dukshme profesionalizmi dhe pasioni në promovimin e kulturës dhe artit. Gjatë takimit u diskutuan projekte konkrete të reja dhe mundësi bashkëpunimi që synojnë forcimin e mëtejshëm të shkëmbimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në fusha si muzika, teatri dhe kinematografia.…
Shkruan: Prof.Dr. Metin Izeti أَفَتَطْمَعُونَ أَن يُؤْمِنُوا لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌ مِّنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلَامَ اللَّـهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُ مِن بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ “A mos vallë shpresoni që ata t’u besojnë juve, e pse një grup prej tyre dëgjonte fjalën e All-llahut, e pastaj, pasi e kishin kuptuar, me vetëdije e shtrembëronin atë?” (El-Bekare, 75) Në hartën e madhe të Kur’anit, si në një hapësirë të pafundme ku çdo ajet është një vitrazh i ndritshëm, ekzistojnë pika ku drita përkulet në mënyrë të habitshme, duke shkaktuar hije të gjata dhe rreze të ndritshme. Ajeti 75 i sures El-Bekare është një…
Shkruan: Burhanettin Kapusuzoğlu Disa njerëz janë “hadha insan/ky është njeri” – njerëz të rrallë. Ata i japin vlerë vendit ku ndodhen dhe kohës në të cilën jetojnë. Prof. Dr. Adnan Ismaili, një prijës i së vërtetës që përputhet me kuptimin e thellë të hapësirës ballkanike, është pikërisht një nga këta personalitete të zgjedhur. I nderuari profesor Adnan Ismaili është një mendimtar dhe dijetar vigjilent, i cili ka punuar për ta mbrojtur mendimin islam bashkëkohor në Ballkan nga shpërndarjet e paqëndrueshme intelektuale dhe nga modernizmi i mbrapshtë që e shndërron fenë në imitim të verbër, duke e rindërtuar atë mbi një…
Ministri i Ekologjisë, Muhamed Hoxha, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Dr. Florian Qehaja. Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale dhe perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal si bazë për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të të dy vendeve. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në sektorin e…
Kohe me pare Bashkimi Demokratik per Integrim mbajti Kongresin e regullte zgjedhor,ku ne menyre transparente zgjodhi antaret e te gjitha organeve te veta te parapara me Statutin e vet,perfshire ketu edhe rizgjedhjen e Kryetarit te vet z-ni Ali Ahmetit. Ne perzgjedhjen e antareve te organeve te reja,verehet se ka nje freskim kualitativ lidhur me keto perzgjedhje, ndersa u vu re se ata antare qe nje kohe te gjate kane dhene kontributin e tyre ne BDI, pas mos perfshirjes te serijshme neper organet udheheqese,e pranuan kete realitet te ri ne menyre tejet demokratike,qe do te thote se nuk paten shfaqje te…
Rami Mislimi Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të jetë i dyti, as Bilall Kasami. Të dy duan të jenë të parët. Edhe propozimi i Albin Kurtit që VLEN të jetë si partia GUXO me dy kryetar nuk bëhet. VLEN mbetet vetëm një emër formal deri në zgjedhjet e ardhshme. Në çdo tavolinë po flitet se Bilall Kasami mund të largohet nga qeveria për shkak të përplasjeve me Fatmir Limanin dhe mosëmarrveshjeve me krijimin e VLEN-it. Në rast të tillë, pritet krijimi i një aleance…
Aktivisti qytetar Hamzi Ibraimi ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, duke i bërë thirrje Izet Mexhitit që të mos tërhiqet nga qëndrimet e tij. Në një shkrim të publikuar, Ibraimi thekson se negociatat për kryetarin e VLEN-it nuk duhet të shihen si “lojë numrash”, por si çështje përgjegjësie politike. Sipas tij, është e qartë se kush ka pasur kapacitet udhëheqës, kush ka ditur të fitojë dhe kush ka marrë barrën politike mbi vete në momentet vendimtare. Ai vlerëson se VLEN ka arritur pozitën aktuale falë një drejtimi të qartë dhe një emri konkret, pra të…
Nafie Selmani Dhe a po e pengon Adnan Azizi, Izet Mexhitin për ta mbajtur kontrollin real mbi VLEN-in? (Sipas informatave që vijnë nga brenda VLEN-i). Pas disa javësh nga shpalosja e idesë së Zeqirija Ibrahimit që VLEN-i të shndërrohet në një parti të vetme me pjesëmarrje të barabartë të gjithë aktorëve aty, tashmë është e qartë se ky plan nuk ka pothuajse asnjë gjasë të realizohet, e këtë e ka ditur mirë edhe ai vetë. Kështu duke e ditur atëherë pse e ka propozuar? Apo për ta minuar procesin e VLEN-it ne një parti? Arsyet janë të dukshme dhe kryekëput…
Analisti ekonomik i njohur Abil Baush ka reaguar me tone të ashpra ndaj mënyrës së qeverisjes së partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se, pavarësisht viteve të tëra pjesëmarrjeje në pushtet dhe institucione, ato ende nuk i kanë mësuar bazat e funksionimit shtetëror. Sipas Baushit, partitë shqiptare nuk i njohin procedurat ligjore, nuk janë të afta të përgatisin akte dhe vendime të vlefshme, ndërsa ndërtimi i buxheteve serioze për institucionet që drejtojnë mbetet një mangësi e theksuar. Ai vlerëson se për buxhetim strategjik dhe zhvillimor “as që bëhet fjalë”, pasi gjithçka reduktohet në buxhete shteruese, pa vizion…
Ministri i Ekologjisë, Muhamet Hoxha, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, kanë marrë pjesë sot në Manastir në prezantimin e sistemit modern rajonal për menaxhimin e mbeturinave dhe vendosjen e infrastrukturës kyçe, projekt që pritet të vihet në funksion gjatë vitit 2026. Në kuadër të këtij projekti, po realizohet një investim prej rreth 11 milionë euro në pajisje për selektimin dhe transportin e mbeturinave, nga i cili do të përfitojnë mbi 400 mijë qytetarë nga 18 komuna të Rajonit të Pellagonisë dhe Rajonit Jugperëndimor. Sistemi parashikon funksionimin e qendrës rajonale për menaxhimin e mbeturinave në Novac, si dhe ndërtimin e…

