Gazetari Furkan Saliu ka ironizuar liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke kritikuar, në mënyrë simbolike, sjelljen dhe parimet e tyre në raport me pushtetin. “Paramendoni Mickoski t’u thotë liderëve të partive politike shqiptare se kush e kap kryqin sot do të jetë në qeveri. A e kam vetëm unë bindjen se e gjithë opozita dhe pozita do të kishin kcy?”, shkruan Saliu, duke shtuar se ka bindjen se në një situatë të tillë, si opozita ashtu edhe pozita do të “kishin kërcyer”.
Author: IM
Shkroi: Burhanettin KAPUSUZOĞLU Në “Dyzet Net” shpjegoi fjalën e t’Lartit Perëndi, Dhuratë për njerëzit u bë, Shejh Abdulmetin Izeti. Nihani Nuk ka dyshim se zotërinjtë e botës janë mjeshtrat e shpirtit, të cilët depërtojnë zemrat, mbjellin përkushtim dhe ndezin dritën e arsyes sonë. Duke qenë se ata janë ushqyer në mësonjtoren e edebit, irfanit, urtisë dhe dashurisë së Zotit të Botërave, ata janë kollona të nënqiejve dhe shtylla kuptimore të shoqërive përkatëse. Falë tyre, njerëzimi ruhet nga kalbja dhe vazhdon të ecë në rrugën e drejtë. Zoti na ruajt edhe nëse fillon prishja për shkak të natyrës njerëzore, falë duarve…
Aktivistja qytetare Nafie Selmani ka reaguar ndaj dorëheqjes së zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës nga radhët e VLEN-it, i cili njoftoi për vendimin e tij përmes Facebook-ut, pa bërë publike arsyet e largimit. Selmani vë në pah se në njoftimin e dorëheqjes, zëvendësministri ka falënderuar vetëm kryetarët dhe ish-kryetarët e Alternativës, duke anashkaluar partnerët e tjerë të koalicionit VLEN. Sipas saj, një veprim i tillë nuk është korrekt, pasi mandati nuk është fituar si përfaqësues i një partie të vetme, por si pjesë e një koalicioni. Ajo thekson se ky përjashtim i qëllimshëm i partnerëve të koalicionit vetëm sa përforcon…
Editorial nga Dr. Arben Ramkaj Ftesa që Shqipëria të marrë një karrige në Bordin e Paqes për Gazën ishte e papritur. Për një vend të vogël si i yni, kjo nuk është diçka që ndodh shpesh. Pikërisht për këtë arsye, lajmi ishte jo vetëm surprizues, por edhe i rëndësishëm. Ai tregon se Shqipëria nuk po shihet më vetëm si një vend që ndjek zhvillimet ndërkombëtare, por si një vend që mund të marrë pjesë në to. Pikërisht këtu fillon edhe kuptimi më i gjerë i kësaj ftese. Gaza nuk mund të shihet më si një rast i izoluar. Ajo sot…
Rihapja e xhamisë së Et’hem Beut, 35 vite më parë, shënoi një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne të Shqipërisë, duke përfaqësuar fundin zyrtar të ateizmit komunist dhe rikthimin e lirisë së besimit fetar. Ky akt simbolik nuk ishte vetëm hapja e një objekti kulti, por një ngjarje që riktheu dinjitetin shpirtëror dhe të drejtën themelore të besimit për mijëra qytetarë. Me këtë rast, Fondacioni ALSAR, në bashkëpunim me Shoqatën “Tirana”, organizon një simpozium përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Et’hem Beut, një monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe fetare shqiptare. Në kuadër të këtij…
Kohëve të fundit, në shumë fshatra të Komunës së Sarajit është vërejtur rritje alarmante e rasteve të vjedhjeve masive, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët lokalë. Sipas informacioneve nga familjet e dëmtuara, në disa shtëpi janë vjedhur sasi të konsiderueshme ari, pasuri të cilat familjet i kishin kursyer gjatë gjithë jetës së tyre. Rastet janë denoncuar në polici, mirëpo familjarët ankohen se, pavarësisht kallëzimeve, deri më tani nuk është arritur të identifikohen autorët e këtyre vjedhjeve. Banorët shprehen të frikësuar dhe të revoltuar, duke theksuar se përveç humbjeve të mëdha materiale, këto vjedhje po shkaktojnë edhe pasoja të rënda…
Shkruan: Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë Ka probleme në shoqëri që nuk zgjidhen me një debat “pro” ose “kundër”, as me moralizime të reja. Pirja e duhanit është pikërisht një problem i tillë – një zakon i rrënjosur thellë, rutinë kulturore dhe, mbi të gjitha, një barrë e madhe për shëndetin publik. Në një sistem që duhet të kujdeset për të gjithë, nuk mund të thuhet se pirja e duhanit është “çështje private” që mbaron me zgjedhjen personale. Përkundrazi, ajo përfundon në ajrin që e ndajmë dhe e thithim të gjithë. Prandaj, Propozim-ligjin e ri për mbrojtje nga duhani…
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët së Arben Taravarit ka vendosur njëzëri të japë dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit partiak. Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të Aleanca për Shqiptarët – Arben Taravari: Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë, pas një debati konstruktiv dhe demokratik, Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi njëzëri të japë dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit partiak. Ky vendim u mor me bindjen se partia ka nevojë për freski organizative, përfshirje të kuadrove të reja dhe reforma të thella e gjithëpërfshirëse, të cilat do ta forcojnë më tej profilin…
Drejtori i Klinikës dhe endokrinologu i njohur, dr. Irfan Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, u diskutuan një sërë çështjesh nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, kulturore dhe shëndetësore, me të cilat përballen qytetarët në përditshmëri. Dr. Ahmeti theksoi se ishte i befasuar pozitivisht nga njohuritë e detajuara të ambasadorit Meidani lidhur me problemet rreth objektit të shkollës së Nerovës në Krushevë, si dhe interesimin e tij për ngritjen e…
Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Denion Meidani, ku u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, të cilat u vlerësuan si shembull pozitiv në rajon. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shprehën përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Spasovski theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet, me fokus të veçantë në proceset e integrimit evropian, shkëmbimin ekonomik dhe lidhjet kulturore. Në përfundim të takimit, u shpreh…
Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e kryetarit të BESËS, Bilall Kasamit, i cili u shfaq me një BMW 7 Series luksoze, makinë që në treg vlerësohet mbi 150 mijë euro. Pamjet e mbërritjes së tyre me këtë veturë elitare u përhapën shpejt në rrjetet sociale, duke nxitur komente ironike dhe kritika nga qytetarët, të cilët e krahasojnë luksin e politikanëve me realitetin ekonomik të shumicës së popullsisë. Në një kohë kur qytetarët përballen me rritje çmimesh, paga të ulëta dhe vështirësi për të përballuar jetesën,…
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti “سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَىٰ بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الْأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ” “I lartësuar qoftë Ai, i cili e çoi, natën, robin e Tij nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) deri te Xhamia më e largët (në Jerusalem), rrethin e të cilës Ne e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga argumentet Tona. Ai, me të vërtetë, është dëgjues, sheh shumë.” (Kur’an, Sureja El-Isra, ajeti 1) Ky ajet, me pak fjalë, por të mahnitshme, hap një hapësirë metafizike që sfidon të gjitha kategoritë e…

