Author: IM

Kandidati për president nga radhët e VLEN Arben Taravari, në programin e tij thekson qartazi se do të angazhohet për Maqedoninë e Veriut të ketë sistem të demokracisë konsensuale, ku do të theksohet qartazi liria e shprehjes dhe shteti i së drejtës. “Maqedonia e Veriut demokraci konsensuale – Si President i Republikës, premtoj se do të të mbroj demokracinë konsensuale, lirinë e shprehjes dhe shtetin e së drejtës në të gjitha situatat.” – marrë nga programi politik i kandidatit për President Arben Taravari www.arbentaravari.mk.

Lexo më Shumë

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, mbrëmë ka zhvilluar një takim koordinues me kandidatët turq për deputetë nga kjo zonë zgjedhore. “Sot në Shtip kemi mbajtur takim koordinues me kandidatët për deputetë nga zona 3 zgjedhore të Frontit Europian, ku diskutuam për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit”, ka shkruar Baki. Në takim morën pjesë kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike Turke (TDP), Deniz Ali, Şevki Süleyman, Melisa Muratova, Ceylan Kanturova, Medina Çoreska dhe Elif Destanova.

Lexo më Shumë

Gazetari Rami Mislimi i cili është i afërt me BDI-së ka thumbuar liderin e kësaj partie Ali Ahmeti, pasi është bërë zyrtare se drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi kuadër i LSDM-së ka kaluar në BDI. Gazetari Mislimi e ka quajtur Muaremin si “Gjakpirës i Shqiptarëve” “Ky përball Ali Ahmetit ka qenë gjakpirësi i shqiptarëve. Ky ka bë shumë zollum dhe shumë dem bizneseve shqiptare! Ky për tu bë drejtor e shiti gjakun e vet dhe u bë LSDM. BDI e shpëtoi, por bëri shumë gabim. Ky ëahtë dashur me qenë me një qeli me Katica Janevën. Këto figura sduhet…

Lexo më Shumë

“Koalicioni VLEN me mbështetje masovike hapi shtabin e Komunës së Sopishtes, në fshatin Sfeta Petkë. Gjithkund ka ecim, e shohim se ia VLEN dhe se kjo frymë nuk mund të ketë fund tjetër, pos fitores”, thonë nga VLEN.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari, ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së, për Kosovën. Taravari shkruan se Qeveria e Kosovës ka zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga dora e Bujar Osmanit dhe jo nga ndërkombëtarët. “Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë te vetat kërkesat e Beogradit. Plani 9 pikësh i Bujar Osmanit ka kërkuar tërheqjen…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, do të shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta për Infoweb Media. Në mbledhjen e ardhshme të këtij Këshilli, me propozim të Kryetarit, Erion Veliaj, Ahemti do të shpallet ‘Qytetar Nderi’. Ali Ahmeti ka qenë një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1977-1999. Gjithashtu ai ka qenë edhe Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni në vitin 2001. Si pjesë e qeverisjes, BDI e Ali Ahmetit ka qenë pjesë e nënshkrimit të disa marrveshjeve historike. Infoweb Media

Lexo më Shumë

Sonte në shumë media vendase u publikua lajmi se është arrestuar Sheval Muaremi në Dubai. Ndërsa informatat flasin që është e vërtetë se ai atje është kapur nga policia por në stacion është mbajtur vetëm dy orë. Më pas është liruar sepse aplikacionon “Sky” që e ka prezentuar si fakt Maqedonia e Veriut deri te autoritetet e Dubait, këta të fundit nuk i pranojnë si prova të mirëqena. Me çka Sheval Muaremit i është thënë që është i lirë në Dubai dhe mund të qëndroj atje pa patur probleme.

Lexo më Shumë

Në Shkup, mbrëmë me një manifestim madhështor i përcjellë me iftarin solemn, u shënua 33-vjetori i themelimit të Organizatës Humanitare “El Hilal”. Pikërisht më 6 prill të vitit 1991, në një ditë Ramazani, sikurse kjo e sodit, në lokalet e Medresesë “Isa Beu” u themelua kjo organizatë, e cila pandërprerë plot 33 vjet vazhdon misionin për të mirën e njerëzve. Me këtë rast u organizua një panel me temën: “Hapërojmë në dekadën e re të humanitetit”. Aty morën pjesë dr. Abdurauf Pruthi, kryetar nderi i El Hilalit, Huseyin Kansu nga Turqia, ish-deputet, Jahja Lluka nga Kosova, Aleksandar Kërzhaloski nga MCMS-ja…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është ai që ka hartuar planin 9 pikësh të OSBE-së për deeskalimin e situatës në veri. Kryeziu është shprehur se ky është një rast tjetër kur “shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë”. Kryeziu përmes një postimi në Facebook ka përmendur pikat e planit, duke filluar prej atij që i ka kërkuar Kosovës të tërheqë Policinë Speciale të Kosovës, derisa Serbisë i ka kërkuar të ulë vetëm gatishmërinë e ushtrisë. “Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së,…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj Opozitës shqiptare, për siç thonë ata, shpifjet dhe lajmet e rreme. Përmes një komunikate për media, nga BDI thonë se Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e lojërave të fatit, bixhozit, kazinove dhe bastoreve. Reagimi i plotë: Opozita e pa udhë, në shërbim të agjendës pro-ruse, vazhdon përpjekjet për përçarjen e shqiptarëve duke përdorë lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të si VMRO-së dhe Levicës. Në mungesë të Programit si dhe duke e ndjerë humbjen e thellë, Fronti Evropian shpreh shqetësimin e thellë se Izet Mexhiti dhe…

Lexo më Shumë

Reagimi i plotë i VLEN-it për djegien e billbordit të Taravarit në Shkup: Problemeve si ky, po u vjen fundi Koalicioni VLEN ngre zërin për djegien e një billboardi të kandidatit Arben Taravari, gjatë mesnatës, në Shkup. Fajtorët duhen dënuar prej ligjit, sepse ata do të dënohen rëndë edhe prej votës. Billboardi menjëherë do të zëvendësohet, mirëpo ata do të humbin. Sot në orët e mesnatës u njoftuam se ishte vënë flakë te një billboard për kandidatin Arben Taravari në rrugën pranë Kopshtit Zoologjik, në Shkup. Ne do të dëshironim të besonim se është aksident, por billboardi në anën tjetër…

Lexo më Shumë