Author: Emad

Qeveria e Xhorxh Melonit ofron mbështetje të parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kështu pohon në një intervistë për CIVIL Media ambasadori i Republikës së Italisë në RMV, Andrea Silvestri. Ai tregon se tani jemi në fazën e skriningut, i cili duhet të përfundojë rreth muajit nëntor. “Por në atë moment, nëse Maqedonia e Veriut ka miratuar amendamentet kushtetuese, do të pasojë një thirrje automatike, d.m.th. pa asnjë kusht shtesë nga asnjë vend tjetër, në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe hapjen e klasterit të parë negociator”, thotë Silvestri. Me Silvestrin po flasim në prag të 30-vjetorit…

Lexo më Shumë

Një pilot egjiptian ka surprizuar nënën e tij duke e dërguar në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin. Piloti, Abdalla Muhammad Bahey që ka punuar si bashkë-pilot në EgyptAir donte të befasonte nënën e tij pasi ishte bërë vetë pilot. Fluturimin e tij të parë si një pilot i licensuar ai e ka kryer në tokën e shenjtë të myslimanëve. Abdulla ka thënë se surprizën e ka organizuar me kolegët pa ia thënë mamasë. Ai u vesh me uniformën zyrtare të punës dhe doli nga shtëpia me nënën e tij, duke i thënë se do ta linte në aeroport dhe…

Lexo më Shumë

Një 39-vjeçare, e cila sapo kishte lindur, është hedhur nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, njofton për “Fokus” drejtoresha Viktorija Jovanovska. “Pacientja na është sjellë në javën e 36-të. Shtatzënia e saj nuk u monitorua në Gjinekologji. Ajo lindi për 12 minuta dhe ajo dhe fëmija shpëtuan. Një ditë para se të largohej, ajo firmosi se nuk donte ta ushqej me gji foshnjën dhe nuk dim se çfarë dhe si ndodhi. Nuk e dimë as arsyen e vendimit të saj. Të gjithë janë të shokuar, kurse nëna është në gjendje kritike”, thotë mjekja Jovanovska. Sipas informacioneve…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka dërguar disa kritika në llogari të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai ka thënë se Ahmeti do ta përfundojë karrierën si kriminel i thjesht. Mickoski tha se Ahmeti në krim e ka futur edhe familjen, ndërsa e përmendi rastin e blerjes së “Soravijës” nga ana e Drin Ahmeti, i cili është nipi i tij. “Ai njeri, i cili vetveten e përfaqësonte si luftëtar për të drejtat e njeriut para 20 viteve, po duket se i udhëhequr nga disa rreth tij, do të përfundojë si një njeri thellë i zhytur në krim, por për fat…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar dege i BDI-së në Çair, Bekim Neziri, pas votimit ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për TV21. Ai tha se këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi sipas tij, të gjithë anëtarët e këtij subjekti kanë mundur të regjistrohen në formë të shkruar ose elektronike dhe të garojnë për kryetarë dege apo anëtarë të këtij subjekti politik. Neziri tha se ky është një shembull që duhet të merret shembull edhe nga forcat e tjera politike në vend. “Këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi para se të votoheshe ditën e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) “të padrejta” dhe ka thënë se shpreson që ato të jenë të shkurtra, transmeton Anadolu. Kurti gjatë përurimit të parkut të ri në fshatin Davidovc të Shtimes, ka thënë se “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”. “Këto nuk janë sanksione, por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutivi më demokratik proevropian dhe progresist”, theksoi Kurti. Ai tha se Kosova është në përballje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë së Kuqe të Norvegjisë, Bjornar Moxnes, është arrestuar për vjedhje syzesh të shtrenjta dielli në aeroportin e Oslos, transmeton Anadolu. “USA Today” raportoi se Moxnes u ndalua në Gardermoen pasi u zbulua se ai kishte dalë nga një dyqan në aeroportin e Oslos me syze të shtrenjta që nuk i kishte paguar. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë dhe politikani i ri Moxnes ka thënë se i ka futur “rastësisht” syzet në çantën e tij. Ai është gjobitur me 3.000 kuna norvegjeze (255 euro). Moxnes ka deklaruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook se…

Lexo më Shumë

Gjithçka ndryshoi me atë ëndërr! Kreu i komunitetit të krishterë u bë mysliman me pasuesit e tij! Abraham Riçmond, një udhëheqës i komunitetit të krishterë prej 100,000 mijë banorësh, u konvertua në Islam pas një ëndrre. Riçmond, i cili ia tregoi xhematit të tij ëndrrën që e preku, u konvertua në Islam me xhematin e tij dhe mori emrin Ibrahim. Një ngjarje e mrekullueshme ka ndodhur në Afrikën e Jugut. Abraham Riçmond, i cili ka qenë prift në një kishë për 15 vjet, ndryshoi jetën e tij pas një ëndrre. Abraham Richmond, i cili udhëhoqi komunitetin prej 100,000 mijë njerëzve,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, ka votuar mëngjesin e sotëm në Zajaz për zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen në këtë subjekt politik. Pas përfundimit të votimit, Ahmeti ka dhënë edhe një intervistë eksluzive për TV21. I pyetur për rastin e nipit të tij, Drin Ahmeti, për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia, Ahmeti u përgjigj se Drini nuk mund t’i shmanget hetimit. Ai siguroi se për këtë nuk do të ketë asnjë amnisti apo strehim nga ana e tij apo e BDI-së. “As Drini nuk mund t’i shmanget hetimit, zbardhjes së vërtetës, për këtë nuk do të ketë asnjë…

Lexo më Shumë

CIVIL Media zhvilloi një intervistë me ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir, lidhur me disa çështje aktuale që kanë të bëjnë me aktivitetet diplomatike të Ukrainës, si dhe rreziqet më të mëdha me të cilat po përballet kombi ukrainas në këtë periudhë, përcjell PRESSnline. CIVIL MEDIA: Çfarë pritshmërish ka Ukraina nga Samiti i NATO-s në Vilnius? A besoni se NATO do të marrë vendimin që shpreson Ukraina? LARISA DIR: Ukraina duhet të bëhet anëtare e NATO-s – për të gjithë aleatët e Ukrainës kjo bëhet e qartë çdo ditë që kalon. Këtë e kuptojnë në Bruksel dhe duhet kuptuar edhe në kryeqytetet e vendeve…

Lexo më Shumë

Kultivuesit e duhanit kanë nisur vjeljen e duhanit. Këtë vit me blerësit është rënë dakord për një prodhim prej rreth 26.400 tonësh, që është më shumë se vitin e kaluar dhe pritet sërish një vit i mbarë. Vitin e kaluar sipërfaqet me duhan të mbjellë janë shtuar për 1453 hektarë, ndërsa numri i kontratave të reja me fermerët e duhanit është rritur për 1800 kontrata. Në vitin 2022 për herë të parë nuk ka pasur protesta dhe revolta te këta fermerë sepse është arritur çmimi rekord i blerjes prej 290 denarë për kilogram duhan dhe rreth 80 për qind e…

Lexo më Shumë

Natyrisht, secila parti e ndërton strategjinë e saj, por ne vazhdimisht punojmë edhe në kapacitetin e brendshëm, por edhe në kapacitetin e jashtëm – koalicionimet, thotë në një intervistë për Fokus sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq. – Ne jemi të sinqertë me partnerët tanë të koalicionit dhe ai kapacitet i koaliciomit të jashtëm nuk është dhuratë për ne, nuk ka rënë nga qielli, e ndërtojmë vazhdimisht, me përkushtim dhe ndershmëri. Ne ndjekim vlerësimet, natyrisht, marrim parasysh edhe rrethanat, periudhën e pas krizës, krizën COVID dhe energjitike, vendimet e vështira të marra etj. Por në fund, zgjedhjet janë sondazhi…

Lexo më Shumë