Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në PikëPodcast në Ora24.tv dhe Almakos, ka folur për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin që pritet të marrë për ligjin e gjuhëve. “Kjo nuk preket. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në shtet. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj politike ajo le t’u faturohet atyre kur ta nxjerrin vendimin dhe do të shohim ku do të sjellë ky vendim. Dygjuhësia është vijë e kuqe në këtë vend. Dygjuhësia nuk preket. Cili do vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet ta ketë për bazë këtë çështje dhe mos të futet në…
Author: IM
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në PikëPodcast në Ora24.tv dhe Almakos, deklaroi mes tjerash se BDI është e pasinqertë kur flet për “Ballancuesin” dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në RMV. Sipas Fetait, pushteti i kaluar ka bërë shumë hile në të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, ndërsa njëra ndër to është edhe gjatë regjistrimit të popullsisë. “Përfaqësinë i bashkësive etnike në institucionet publike është i bazuar në regjistrimin e popullsisë. Edhe kjo më mundëson që të dal në një hile tjetër se regjistrimin e popullsisë ne e kemi kundërshtuar edhe metodologjinë por edhe lojërat politike…
Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, së fundmi ka takuar zv.sekretarin e Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani. “Sot pata kënaqësinë të takohem me Zv.Sekretarin e Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani. Diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt Bashkimit Europian. Theksuam përkushtimin për të intensifikuar përpjekjet për integrimin në BE dhe për të adresuar çështjet me interes të përbashkët për qytetarët tanë. 🌍🤝 Besimi ynë është i palëkundur se, së bashku, mund të zgjidhim çdo sfidë dhe të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët…
Pas ankesës së qytetarit Arif Arifovski nga Prespa, se ka hasur në probleme me drejtësinë në Manastir gjatë procedurës gjyqësore për zbardhjen e rastit për aksidentin në të cilin humbi jetën bashkëshortja e tij, Ismeta Arifoska, www.ora24.tv tentoi të marrë qëndrim nga vetë Prokurori Bllagojçe Dimovski, por ai na tha se do duhet të marrim qëndrim vetëm në rrugë zyrtare përmes Prokurorisë Publike. Ndërkohë për rastin në fjalë nga Prokuroria u përgjigjën se në ditën e ngjarjes ekipet kujdestare të Prokurorisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer inspektime. Siç thonë nga Prokuroria, pas dëshmive të mbledhura…
Është tejkaluar nevoja për të aplikuar “balancuesin”, i cili në praktikë shkakton keqpërdorime të shumta, shkruhet në Strategjinë për Reformën e Administratës Publike, e miratuar në kohën kur BDI ishte në pushtet, shkruan Dojçe Vele, transmeton Portal. Vendim tronditës, goditje e rëndë për Kushtetutën dhe për stabilitetin multietnik… Këto ishin vetëm disa nga kritikat e BDI-së të shprehura në konferencën e mbrëmshme të jashtëzakonshme për media, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të ashtuquajturit “balancues”, mjet për punësim sipas përkatësisë etnike në institucionet shtetërore. “Ky vendim është një goditje e rëndë për Kushtetutën, për Marrëveshjen e Ohrit dhe…
Sot kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë Mr. Nexhmedin ef. Ademi me bashkëpunëtor u prit në selinë e Qeverisë së Kosovës nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kryetari Nexhmedin Ademi në këtë takim vëllazëror njoftoi kryeministrin me situatën e përgjithshme në Luginë të Preshevës. Sfidat me të cilat po ballafaqohet organizimi fetar në Luginë. Kryetari z. Ademi e njoftoi kryeministrin për rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame në krye me myftin e nderuar Naim ef. Tërnava në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me shqiptarët në Luginë. Gjithashtu kryeministri u njoftua edhe për prezencën fizike të BIK – ut…
Ish kryetari i Shqipërisë Ilir Meta dhe njëri ndër liderët më të rëndësishëm të opozitës shqiptare, do të jetë folësi kryesor në Samitin ballkanik për ndryshime botërore, që do të mbahet gjatë fundjavës në Shkup. Në fjalimin e Mëtës do të trajtohet çështja e ndërtimit të të ardhmërisë së përbashkët të popujve të Ballaknit. Samiti do të mbahet më 12-13 tetor, në Filharmoninë e Maqedonisë në organizim të Institutit për studime të avancuara dhe bashkëpunim në partneritet me Qendrën ndërkulturore nga Londra.
Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, ka takuar zëvendës kryeministrin e parë Izet Mexhiti, me të cilin mes tjerash kanë biseduar për koordinimin ndër-sektorial dhe përshpejtimin e projekteve rajonale. Shkrimi i plotë i Ambasasorit Meidani: Pata një diskutim të gjatë me mikun tim, Zëvendëskryeministrin e Parë Izet Mexhiti, ku fokusi ynë ishte nxitja e koordinimit ndër-sektorial dhe përshpejtimi i projekteve rajonale, gjithcka në përputhje me vizionin e reformës së BE-së për rajonin. 🇦🇱🇲🇰🇪🇺Synimi ynë është i qartë: të thyejmë barrierat dhe të krijojmë sinergji për të nxitur një progres të qëndrueshëm. 🤝✨ Megjithëse sfidat e fundit paraqesin vështirësi të mëdha,…
Ka reaguar në lidhje me shfuqizimin e balanserit nga Gjykata Kushtetuese, edhe ish zv-kryeministri i parë, Artan Grubi: “Anulimi i instrumentit për barazi etnike, të quajtur “Balancues”, i cili është në përputhje me parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta nga viti 2001, është vetëm fillimi i zhbërjes së barazisë. Pas këtij vendimi, rradhën e ka Badinteri, instrumenti kyç i Marrëveshjes së Ohrit i cili parandalon majorizimin, mbivotimin, margjinalizimin dhe padrejtësinë ligjore në Kuvend. Balancuesit i parapriu largimi i flamurit kombetar nga zyret, largimi i gjuhës shqipe nga institucionet shtetërore duke nisur…
Zëvendës kryeministri i parë, Izet Mexhiti, sonte ka takuar ambasadorin shqiptar në Shkup, Denion Meidani. “Në kuadër të takimeve të rregullta, sot zhvillova edhe një takim të rëndësishëm pune me ambasadorin e Shqipërisë në RMV, z. Denion Mejdani. Diskutuam situatën aktuale në vend dhe bashkërendimin për adresimin e sfidave që prekin vendin dhe qytetarët tanë 🇲🇰 🇦🇱” – ka deklaruar pas takimit Mexhiti.
Aktorja e njohur, Juli Emiri ka reaguar ashpër në lidhje me hedhjen e molotovit nga një efektiv policie në drejtim të babait të saj, i cili mbeti i dëmtuar rëndë. Në një postim aktorja shkruan se babai i saj mund të kishte vdekur nga flakët. “Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua”, shkruan Emiri. Postimi i plotë i aktores: Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia…
SHK “Vizioni M” edhe këtë vit akademik do të fillon me ligjëratat interaktive në kuadër të projektit të njohur “Arena e Vizioneve”. Në lidhje me këtë projekt në komunikatën e shkruar në facebook nga kjo organizatë, shkruhet se e ftuara e parë në këtë sesion të ligjëratave është mr. Arta Abdullahu e cila do të fol mbi rëndësinë e shëndetit mental. Komunikata e plotë e SHK “Vizioni M”: Arena e Vizioneve Me datë 09.10.2024 e mërkurë, fillojmë me ligjeratat interaktive në kuadër të projektit “Arena e Vizioneve” për vitin akademik 2024/25 me personalitete dhe figura të ndryshme për të trajtuar…

