Author: IM

Përfaqësues të Organizatës Kulturore Humanitare MERHAMET zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit në Sofje, Bullgari. Delegacioni i OKH MERHAMET përbëhej nga Ridvan Xhaferi, kryetar; Bekim Sulejmani, koordinator për marrëdhënie me jashtë; dhe Xhihad Husejini, përgjegjës për projekte, të cilët u pritën nga Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit, Shkëlqesia e Tij, z. Ghazi Hamed Alfadli, dhe sekretarja, znj. Bushra Al Tarah. Gjatë këtij takimi, Ambasadori u njoh me aktivitetet humanitare, arsimore dhe kulturore që realizon OKH MERHAMET. Gjithashtu, u diskutua për projektet e ardhshme dhe mundësitë e bashkëpunimit në realizimin e programeve humanitare dhe zhvillimore, gjithmonë në shërbim…

Lexo më Shumë

Fitore mëse e merituar; rikthim historik… për Trumpin.Rishkruajte rregullat e lojës… Gati për bashkëpunim të frytshëm në 4 vitet e ardhshme-thotë Meidani, ripostuar nga Grenell. Richard Grenell, njeriu kyç i Presidentit të zgjedhur Trump për politikën e jashtme, ish shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shpërndan në faqen e vet në instagram vetëm … një postim nga Ballkani. Bëhet fjalë për postimin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.. Në postim shkruhet: Urime Presidentit Trump për rikthimin historik dhe më shumë se të merituar. Përgëzime Partisë Republikane që e ngjyrosi me të kuqe krejt vendin! Vijon pastaj…

Lexo më Shumë

Richard Grenell një nga njerëzit më të afërt dhe më të besuar të Presidentit në ardhje, Donald Trump, ka shpëndarë urimin e Ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët pasi Grenell pritet të ketë një nga postet më të rëndësishme në Presidencën e Trumpit, ndërkaq duket që fokus do të ketë edhe Ballkanin duke patur njohje me faktorë të ndryshëm politik në rajonin tonë.

Lexo më Shumë

Në lidhje me çështjen e hapur të bektashizmit në Shqipëri, ka reaguar edhe hoxha i njohur Vladimir Kera, i cili këtë rrymë fetare e sheh si një rrezik i madh që dëmton në thelb rrugën shpirtërore të islamit. Hoxhë Vladimir Kera, përhapjen e debatit të bektashizmit e analizon përmes doktrinës politike, doktrinale dhe kulturore. Postimi i plotë i hoxhë Vladimir Kerës: 1.⁠ ⁠Politike: Ndërhyrjet në çështjet fetare minojnë pavarësinë natyrale të këtyre çështjeve. Kjo krijon precedent për ndërhyrje të tjera të ngjashme, të cilat mund të dëmtojnë ekuilibrin ndërmjet besimit dhe politikës. 2.⁠ ⁠Doktrinale: Bektashizmi si një derivat i Islamit…

Lexo më Shumë

Shkruan: Metin Izeti Në atë pyll të çuditshëm ku vetëm imazhet, shfaqjet, halucinacionet, vetë-iluzionet, gënjeshtra, fantazmat rriten kudo, çdo mashtrim mund të bëhet një pemë e përshtatshme për t’u fshehur. Thuhet se jeta është në thelb një udhëtim nëpër kohë; nuk ka nevojë të theksohet fakti që është një rrugëtim përmes tjetërsimit. Ora e një njeriu të lumtur nuk shënon, thotë një fjalë e urtë gjermane. Kalimi i kohës, dikur krejtësisht i pakuptimtë, tani bëhet një ritëm i pashmangshëm që na kufizon dhe na shtyp, duke pasqyruar autoritetin e verbër. Gayau e sheh kalimin e kohës si ndryshim midis asaj…

Lexo më Shumë

Justinian Topulli Hoxhallarët tanë të vjetër, që kontribuuan për këtë vend që të bëhej, nuk ishin njerëz injorantë nga feja, dhe e njihnin mirë jo vetëm Islamin, por edhe realitetin politik të kohës, situatën e brendshme të shqiptarëve dhe çfarë luhej në kurriz të tyre, sidomos ndaj një kombi me shumicë myslimane, siç jemi ne shqiptarët. Ata e njihnin edhe Bektashizmin shumë më mirë sesa ne sot dhe i njihnin edhe ato doktrina dhe praktika të tij që nuk kanë lidhje fare me Islamin, siç edhe e dinin se brenda vetë bektashinjve kishte qëndrime të ndryshme. Ata, gjithashtu ishin të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Metin Izeti Njeriu është qenie e ndarë dhe e përçarë në vetvete. Këtë dramë të ndarjes askund nuk e përjeton më shumë se në zemrën e vet. Sa herë njeriu bën keq, është kundër vetes. Në zemër njeriu krijon burgun e vet më të rëndë si nata pa dritë, por edhe shansen për dalje nga errësira e zezë për në lirinë e paskajshme. Nëse aty nuk fillon shndërrimi, unifikimi dhe ngritja e tij, atëherë ndërrimi i botës së jashme mund të jetë maskim, kamuflim dhe kompenzim mashtrues i kësaj mungese të brendshme sikur rrënjët e bimës mbi ujë që…

Lexo më Shumë

Intervistë e Presidentit Meta për gazetën “Panorama” dhënë kryeredaktores, Valentina Madani Intervistoi: Valentina Madani Z.Meta u bënë gati dy javë nga arrestimi juaj në burg. Si ndiheni dhe a e prisnit? Ka një moment interesant kur Mbretëresha e Britanisë së Madhe priti Vaclav Havelin si President i parë demokratik i Çekosllovakisë. Ajo e pyet se si ndihej që ndodhej në Pallatin Mbretëror të Madhërisë së Saj kur vetëm disa kohë më parë kishte qenë në burgjet e regjimit komunist. Madhëria Juaj, i thotë Haveli, edhe sikur të më vënë prangat përsëri sapo të dal nga Pallati juaj nuk më bën…

Lexo më Shumë

Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e pamend nëse duam përparim. Nga kjo luftë varet përparimi i vendit tonë në çdo fushë. Korrupsioni ka depërtuar thellë në çdo pore të shoqërisë dhe për fat të keq është bërë normale të thuhet se për të kryer një punë duhet lidhje apo ryshfet, sipas zëvendësministrit për Çështje Evropiane, Asoc. Dr.Viktoria Trajkov. Por siç thotë ai, kur punon me përkushtim dhe përgjegjësi, rezultatet duhet të vijnë. Ai thekson se tani e tutje kanë një plan konkret që duhet të përpunohet saktësisht, për të siguruar përmirësime thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit ka nisur hetimet për mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta një javë më parë. Sipas Klan News, objekt i hetimit do të jetë mënyra se si u arrestua Meta, i cili u prangos me forcë nga ana e efektivëve të Operacionales. Mbi mënyrën e arrestimit pati shumë diskutime, që u kundështua dhe nga vetë Ilir Meta, ndërsa Partia e Lirisë e dënoi. Policia e Shtetit, pas arrestimit, deklaroi se Ilir Meta kundërshtoi të zbatonte kërkesën e agjentëve të Operacionales, e për këtë arsye efektivët u detyruan ta arrestonin me forcë. Kujtojmë se Ilir Meta ka masë…

Lexo më Shumë

“Netët e Filmit Turk” do të organizohen në qytetet Shkup dhe Shtip nga Atashea për Kulturë dhe Turizëm pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup. “Si pjesë e ditëve festimeve të 29 Tetorit – Ditës së Republikës, Atashea për Kulturë dhe Turizëm, do të mbajë shfaqje filmash në Shkup dhe Shtip në kuadër të “Netët e Filmit Turk” duke filluar nga 28 deri në 31 tetor. Të gjithë dashamirët e kinemasë janë të ftuar në shfaqjet e filmave”, thuhet në komunikatën e Atashesë për Kulturë dhe Turizëm pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup. Ndryshe, shfaqja e 4…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Europian, Dr. Ilir Hasani, ka marr pjesë në Kongresin e XIX të Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë, e cila ështé mbajtur gjatë këtyre ditëve në qytetin e Strugës. “Krenarë për pjesëmarrjen në Kongresin e XIX te Shoqates së Mjekëve SHqiptar te Maqedonise së Veriut, edhe kësaj here në Strugë! Ky kongres jo vetëm që ofroi një platformë për ndarje ide dhe eksperiencash, por gjithashtu tregoi një angazhim të fortë për cilësi dhe qëndrueshmëri. Falenderojmë organizatorët për punën e shkëlqyer dhe për ndihmën në forcimin e bashkëpunimit tonë në mjekësi! Vazhdojmë traditen!”, ka shkruar deputeti i Frontit Europian, Dr.…

Lexo më Shumë