Z. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Robin Brooks, këshilltarin special për Evropën e zv. Presidentes së Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, gjatë të cilit kanë biseduar për disa tema që lidhen me detyrat dhe detyrimet në procesin e negociatave me BE-në, rrjedhën e procesit të skriningut dhe zhvillimet aktuale politike në rajon. Mariçiq theksoi se qeveria e RMV-së e kupton dhe njeh momentumin politik në të cilin janë të hapura iniciativat dhe planet në lidhje me politikën e zgjerimit të BE-së, duke theksuar nevojën…
Author: Emad
Pajtimi dhe përballja me të kaluarën jep shpresë për një të ardhme më të mirë dhe evropiane për rajonin. Edhe pas 28 vitesh nga gjenocidi në Srebrenicë, mesazhi është i qartë: Paqja si vlerë ia vlen të ruhet, pasi është bazë për stabilitet dhe një të ardhme të begatë, ka shkruar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq me rastin e përkujtimit të gjenocidi që ndodhi 28 vjet më parë në Srebrenicë. “Sot tregojmë respekt dhe dinjitet për viktimat e Srebrenicës, me shpresën se kemi nxjerrë mësimet e së kaluarës që kërkojnë mbrojtjen e vlerave themelore civilizuese. Do të na ndihmojë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me të arritur në samitin dyditor të NATO-s në Vilnius, theksoi se në të njëjtën mbledhje do të arrihen konkluzione të rëndësishme për veprime në ujë, tokë dhe ajër. Ai theksoi rëndësinë e diskutimeve që do të mbahen sot në temën e mbrojtjes kibernetike. “Përveç kësaj, për sa i përket financimit të të gjitha këtyre nevojave për mbrojtje, kjo do të thotë se 2% e PBB-së do të jetë minimumi për financimin e mbrojtjes, nga të cilat 20% do të jetë për modernizim. Maqedonia e Veriut është një vend që tashmë investon 30% të buxhetit të saj…
Anketa e re e IRI-t në Maqedoninë e Veriut e nxjerr sërish Türkiyen si partner më të besueshëm për qytetarët. Besimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut te Türkiye po rritet vazhdimisht në vitet e fundit, ndërsa po bie më tej besimi te BE-ja. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta shohin Türkiyen si partner më të besueshëm. Sipas anketave të Institutit Republikan Amerikan (IRI), perceptimi miqësor i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj Türkiyes vazhdon të rritet vazhdimisht në vitet e fundit. Në anketën më të re, të realizuar në prill-maj të këtij viti ndërsa të publikuar në korrik,…
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se nën ndikimin e valës së ngrohtë vijon periudhë e motit stabil dhe shumë e ngrohtë me temperatura ditore në pjesën më të madhe të vendit me mbi 35 gradë Celsius. Siç informojnë nga DPHM, temperaturat e mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të ulen nën 20 gradë. Posaçërisht ngrohtë do të jetë të enjten dhe të premten, kur në disa vende do të tejkalojë 40 gradë dhe do të jetë nivel aktiv i portokall i rrezikut nga temperaturat e larta.
Nga Kim Mehmeti Sot shënohet 28-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Dhe 28 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshi edhe viktima gra e fëmijë!? Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës. Përndryshe Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në…
Forcat ukrainase thanë se kishin kapur terren strategjik të lartë në jug të Bakhmut, duke u dhënë atyre një avantazh jetik në betejën e ripërtërirë për qytetin e shkatërruar. Hanna Malyar, zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, tha se trupat ukrainase kishin vendosur kontrollin e zjarrit në “hyrjet dhe daljet” në Bakhmut. “Gjatë procesit të avancimit, trupat tona morën kontrollin e lartësive kryesore komanduese rreth Bakhmut,” tha ajo. Luftimet përsëri u përqendruan në Bakhmut, i cili u shkatërrua kryesisht në një rrethim tetë-mujor nga Wagner, transmeton Telegraf. Grupi mercenar Wagner pretendoi se kishte kapur Bakhmutin në maj, vetëm për t’u tërhequr,…
Përmbytje në Nju Jork, nxehtësi ekstreme në Arizona, përmbytje në Vermont, tornado në Delaware. Këtë javë, të gjitha këto ngjarje – dhe të tjera si ato në të gjithë SHBA-në (dhe në botë) – po ndodhin menjëherë pasi ndryshimet klimatike nxisin motin ekstrem, duke bërë që guvernatoria e Nju Jorkut, Kathy Hochul, një demokrate, ta quajë atë “normalja jonë e re ”, raporton New York Times. “Nuk është vetëm një pjellë e imagjinatës suaj dhe nuk është sepse të gjithë kanë një smartphone tani”, tha Jeff Berardelli, një meteorolog në Tampa Bay, Florida. “Ne kemi parë një rritje të motit…
Suksesi i arritur nga bashkëprodhimi greko-gjermano-maqedonas “Behind the haystacks” është një rast për një bisedë me skenaristen dhe regjisoren Asimina Proedru për bashkëpunimin mes kineastëve grekë dhe maqedonas, sfidat e shoqërive tona kur bëhet fjalë për shovinizmin dhe ksenofobia, hipokrizia e vendeve të “civilizuara” perëndimore në kulmin e krizës së migrantëve, për njeriun e vogël në shoqëritë e gërryera dhe të korruptuara… Stojan SINADINOV Thonë se asgjë nuk ka sukses si suksesi! Regjisorja e re greke e filmit Asimina Proedrou ka arritur tashmë suksese superiore në atdheun e saj me filmin e saj debutues të metrazhit të gjatë “Behind the…
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, Komisioni Rregullator i Energjisë (RKE) ka lëshuar licenca për 278 termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, që është më shumë se numri i licencave në të gjithë vitin 2022, thekson Balkan Green Energy New. Me këtë, Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (RKE) ka lëshuar gjithsej 545 licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme nga janari 2022 deri më 30 qershor 2023, me një kapacitet total të instaluar prej rreth 270 MW. Me vënien në punë, këto mund të plotësojnë nevojat e mbi 104.000…
Shkruan: BRANKO TRIÇKOVSKI Unë nuk do të debatoja me amerikanët. Jo sepse nuk kam asgjë se çfarë tu jap si vërejtje apo për t’i kritikuar, por sepse në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut janë aq të rendësishëm sa që çdo debat me ta ose rreth tyre kthehet automatikisht në debat për ne. Dhe me veten. Me perspektiva shumë të këqija për Veriun. E pranoj se këtu më tërheq një notë e rëndë oportuniste që nuk është pa bazë parimore, por di të më bëjë të kërcej nga ana tjetër e Atlantikut. Hahaha! Ambasadorja Aggeler thotë se SHBA-të kanë investuar gjysmë miliardë…
Shkruan: DEHRAN MURATOV Nacionalizmin, njëmendësinë dhe krimin, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në mënyrë të ngathët përpiqet t’i fshehë pas petkut patriotik. Në fakt, ai defokuson se rasti “Feniks” në të cilin ndër të dyshuarit për shpërdorim detyre dhe pastrim parash për projektin “Shkupi 2014” janë edhe ish-kryeministri, refugjati në Budapest, Nikolla Gruevski, ish-ministrat Zoran Stavrevski dhe Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-kryetarët e Komunës Qendër, Violeta Allarova dhe Vladimir Todoroviq, ish-kryetari i Këshillit të komunës së Qendrës, Vladimir Zdravev… është thjesht një “teatër para publikut” dhe se duke hedhur hije mbi simbolet e identitetit mohohet identiteti maqedonas. “Identiteti maqedonas vazhdon të mohohet…