Author: Arian Arci

Me 400 euro jo të plotë rrogë mesatare në Maqedoni, qytetarët e Maqedonisë mezi e kalojnë muajin. Kjo rrogë është më e ulët në rajon edhe pse mesatarisht rritej në vitet e fundit. Maqedonia sipas të ardhurave është në fund të listës në Ballkan, madje edhe mbas Shqipërisë dhe Serbisë që kishte të ardhura më të larta vitet e kaluara. Sindikatat kanë kalkuluar se për një familje katër anëtarëshe i duhen më së paku 100 euro më shumë ose 32.000 denarë që të mund t’i kënaqë vetëm nevojat më themelore. Qytetarët thonë se mezi po kalojnë muajin, dhe se paratë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski sot në profilin e tij në Facebook ka shkruar një status në të cilin theksohet se janë shpikur kërkesat për amnisti, ndërsa ofertat e ndryshime joformale, muhabetet kuloare dhe përllogaritjet matematikore për pjesëmarrje në qeveri duhet t’i miratojë dhe realizojë Marrëveshja me Greqinë janë propozim i pahijshëm, jashtë parimeve të tij morale. “Dikush harron se mandatin për qeveri, vendet e ministrave dhe funksionet i jep vetëm populli, e jo individë të cilët shtyjnë agjenda për shpëtim të karrierave të tyre. Ofertat e ndryshime joformale, muhabetet kuloare dhe llogaritjet matematikore për pjesëmarrje në qeveri e cila…

Lexo më Shumë

Në polici dje janë paraqitur dy raste për mashtrime me dru të zjarrit, në Aerodrom dhe Veles. Në Stacionin Policor R.T (61) ka paraqitur se me 2 gusht në ora 12:00 në bulevardin “Brigada e tretët e Maqedonisë” një person e ka mashtruar për 14.000 denarë. Kur ka hedhur drunj e zjarrit tek fqiu i saj, mashtruesi i ka ofruar personit R.T drunj për zjarr për 2.800 denarë. Ajo është pajtuar se do t’i sillen pesë kubik dru dhe i ka dhënë 14.000 denarë, ndërsa mashtruesi ku i ka marrë paratë ka thënë se do të shkojë që ta sjellë…

Lexo më Shumë

Lidhur me informatat e djeshme mbi pjesëmarrjen e një pjestari të ARM-së në incidentin gjat shënimit të Ilindenit në Meçkin Kamen, Ministria e Mbrojtjes informon publikun se është formuar Komision me qëllim të ngritjes së padisë kundrejt ushtarit profesionist Martin Bogoevski i cila është evidentuar në video materialet nga incidenti në Krushevë. Ministria e Mbrojtjes e dënoi pjesëmarrjen e ushtarit profesional Bogoevski në incident dhe sugjerojnë se anëtarët e institucioneve si ARM-ja nuk e kanë vendin tek grupet që përdorin dhunën për të arritur objektiva politike dhe të cilët me sulmet ndaj zyrtarëve të lartë të huaj shkelin reputacionin e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Marrëveshjen me Greqisë për ndryshimin e emrit të shtetit e ka quajtur si marrëveshje më të dëmshme për interesat shtetërore të arritur ndonjëherë. Me këtë marrëveshje, sipas tij, rrënohet identiteti maqedonas, gjuha, kultura dhe gjithçka që ka të bëjë me qenien maqedonase. Ai ka përsëritur qëndrimin se një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk do ta dekretojë, ndërsa tha se do të bartin përgjegjësi të gjitha ata që tentojnë në ndonjë mënyrë ta anashkalojnë nga detyrimet që ia garanton Kushtetuta. “A thua ne me këtë marrëveshje të dëmshme tani vullnetarisht po ua japim emrin. Çështja e…

Lexo më Shumë

Ditën e martë, me datë 21 gusht, do jetë festa e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit festohet nga besimtarët myslimanë dhe bektashi. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e “Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë”. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve…

Lexo më Shumë

Shqiptarët e Maqedonisë janë mësuar që ceremonitë shtetërore gjithmonë të jenë vetëm me elemente të etnitetit maqedonas. Mirëpo, këtë vit ka një ndryshim të madh. Për së pari herë në historinë e Maqedonisë në ceremoninë shtetërore për 2 gushtin mori pjesë edhe një ansambël shqiptar. Bëhet fjalë për Ansamblin ‘Emin Duraku’. Vlen të theksohet se ky hap vjen pas përfshirjes së Lëvizjes BESA në qeveri dhe falë punës së palodhshme të ministrit të kulturës, Asaf Ademit.

Lexo më Shumë

Sa më shumë që  afrohet data e mbajtjes së referendumit, aq më shumë po rritet edhe presioni i faktorit ndërkombëtar  ndaj Maqedonisë dhe shtimit të vizitave të diplomatëve të huaj. Analisti PolitikIsmetRamadani,  thotë se Marrëveshja me Greqinë ka karakter ndërkombëtar dhe si marrëveshje përfshinë dhe zgjon interesin faktorit ndërkombëtar.  “Në fakt kjo marrëveshje me Greqinë, është marrëveshje edhe me faktorin ndërkombëtarë, dhe ky fakt sigurisht se implikon dhe zgjon interesim konkret të faktorit ndërkombëtar. Sa më shumë që afrohet referendumi,  gjithnjë e më shumë do të angazhohen diplomatët, vetëm e vetëm për të kaluar referendumI, sepse ajo në fakt jep…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se ka dërguar kërkesë për informim zyrtar deri te institucionet afgane lidhur me lajmin se një shtetas i Maqedonisë është rrëmbyer dhe vrarë në territorin e Afganistanit. “Lidhur me informacionet të cilat dolën në media për rrëmbimin dhe vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë në territorin e Afganistanit, ju informojmë se Ministria menjëherë dërgoi kërkesë për informim zyrtar në institucionet afgane. Pas marrjes së informacionit zyrtar nga autoritetet afgane, në pajtim me procedurat ligjore, MPJ-ja do ta informojë Ministrinë e Punëve të Brendshme”, theksohet në kumtesën e MPJ-së. Mediat e huaja paradite njoftuan se…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Saraj dhe të fshatrave të tjerë të komunës së Sarajit, paralajmërojnë protesta ditët në vazhdim, pas aksidentit të djeshëm, kur një veturë kishte humbur drejtimin dhe nga autostrada kishte rënë në oborrin e një shtëpie. Kjo sipas banorëve, ka ardhur si pasoj e mungesës së masave mbrojtëse në autostradë dhe kjo situatë sipas tyre është vetëm në vendet ku banojnë shqiptarët. “Ajo pjesa që është vetëm pak më poshtë vetëm 100-200 metër largësi, i kanë gjithë mjetet mbrojtëse, andej jetojnë maqedonas. Ndërsa, këndej nga kjo anë ku jetojmë ne, nuk ka mbrojtëse…do të ndërmarrim ndonjë aksion, do…

Lexo më Shumë