Author: Arian Arci

Në një reagim të fortë emocional dhe publik, Nafie Selmani ka denoncuar me tone të ashpra përjashtimin e saj të papritur nga lista e kandidatëve për Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele – një veprim që ajo e quan tinëzar, të pabesë dhe krejtësisht të padrejtë. Selmani sqaron se aplikimin për këtë pozitë e kishte bërë me bindjen e thellë se profesionalizmi, ndershmëria dhe përkushtimi ende vlerësohen në këtë shoqëri. Ajo shpjegon se kishte kaluar çdo fazë të procesit me sukses dhe se më 29 janar ishte zyrtarisht zgjedhur si anëtare e Këshillit, duke pritur vetëm miratimin…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Alternativa, Mesut Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme që, sipas tij, përfshin ndëshkimin e një invalidi lufte nga komuna e Likovës për arsye politike. Në një reagim publik, Bajrami ka akuzuar drejtpërdrejt zyrtarët shqiptarë brenda institucioneve shtetërore, duke e quajtur “turp” faktin që, siç thotë ai, një pjesëtar i UÇK-së po dënohet pa faj vetëm pse i vëllai është anëtar i një partie politike kundërshtare. “Si mund të lejosh një udhëheqës shqiptar në Kumanovë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të dënohet një invalid i luftës –…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Alternativa, Mesut Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve brenda partisë, duke akuzuar drejtues të saj se po lavdërohen për bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në dhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në funksion të zgjedhjeve lokale. Përmes një postimi publik, Bajrami shprehet se ky bashkëpunim po bëhet “me të gjitha kapacitetet”. Ai i drejtohet me ironi- Zeqirja Ibrahimit dhe Bashkim Murtezit, duke i pyetur nëse është e vërtetë ajo që ka dëgjuar në mbledhje: se ky plan është diskutuar hapur në strukturat e partisë. “Deri sa në Kryesinë Qendrore të Alternativës lavdërohen se VMRO-ja do të na…

Lexo më Shumë

Mesut Bajrami, një nga themeluesit e Alternativës dhe anëtar i Kryesisë Qendrore, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj disa informacioneve të publikuara në media lidhur me faqen zyrtare të partisë në rrjetet sociale. Më poshtë reagimi i plotë i Bajramit: Të nderuara dhe të respektuara media, Unë, Mesud Bajrami, një nga themeluesit e Alternativës, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe krijues i faqeve zyrtare të partisë në rrjetet sociale, ndjej për obligim të reagoj ndaj informacioneve të pasakta të publikuara së fundmi. Me përgjegjësi të plotë deklaroj se faqja zyrtare nuk është hakuar, siç është raportuar në disa media. Ajo…

Lexo më Shumë

Përplasje brenda Alternativës: Pretendime për hakimin e faqes zyrtare në Facebook Partia Alternativa ka njoftuar se faqja e saj zyrtare në Facebook është hakuar nga një person me emrin Mesud Bajrami, dhe se emri i faqes është ndryshuar në “Hajnat e Alternativës”. Ndërkohë, Mesud Bajrami, i cili është anëtar i kryesisë së partisë dhe krijuesi i faqes në fjalë, ka hedhur poshtë pretendimet për hakim. Ai deklaron se faqja nuk është hakuar, por është krijuar, mirëmbajtur dhe rritur prej tij që në fillim. “Demant: Faqa nuk është hakuar, po është hap dhe është rritë e mirëmbajt nga Mesut Bajrami! T’fala…

Lexo më Shumë

Një paraglajdist ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që të dy kanë rënë në vendin e quajtur “Meçkin Kamen” në Krushevë, njoftojnë nga MPB-ja. Ngjarja tragjike ka ndodh rreth orës 12:40 tek vendi Meçki Kamen. Paraglajdeisti me lëndime të rënda trupore është dërguar për mjekim në Prilep. Sipas Natalija Siporvës, shefe e sektorit për marrëdhënie me publikun në MPB, detajet tjera për ngjarjen tragjike nuk dihen. Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Komisioni për zgjedhje dhe verifikime pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) refuzoi tre nga gjithsej katër kandidaturat për kryetar të ri. Nga FFM njoftojnë se pasi janë shqyrtuar kandidaturat e dorëzuara është konfirmuar se vetëm kandidatura e OFS Kavadar për Sashko Tasevin pranohet për shkak se kandidati i propozuar i ka përmbushur kushtet e përgjithshme dhe të posaçëm nga statuti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, transmeton Medial.mk. Tre kandidaturat e tjera të OFS Negotinë dhe OFS Resnjë për Haralampie Haxhi Risteski, të OFS Tetovë për Vllatko Kostovin dhe të OFS Kumanovë për Vujadin Stanojkoviqin nuk pranohen për shkak…

Lexo më Shumë

Mot i lig i shoqëruar me bubullima, breshër dhe shi të rrëmbyeshëm pas orës 14:30 e përfshiu Ohrin. Shumë rrugë u përmbytën, gjë që e vështirësoi komunikacionin, ndërsa uji ka hyrë edhe në oborre dhe shtëpi. Moti i lig, i cili zgjati rreth një orë, ishte i përcjellur me erë të fuqishme e cila theu degë dhe disa drunj të vjetër. Ekipe të Ndërmarrjes komunale publike “Komunaleci i Ohrit” janë në teren dhe punojnë në pastrimin e pasojave.  

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Lubço Georgievski në kolumnën e publikuar në BGNES thekson se kreu politik dhe shtetëror bullgar zhvillon politikë tërësisht joparimore lidhur me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në lidhje me deklaratën e tij të paradokohshme se Kryengritja e Ilindenit është maqedonase. Thekson se ai personalisht në periudhë prej rreth tre dekada ka tentuar që në Maqedoni të sjellë qasje të re ndaj politikës bullgare, por edhe të iniciojë lexim të ri të historisë së Maqedonisë për marrëdhëniet me popullin bullgar. “Në këto 28 vite kritikat më së shumti i kisha të orientuara drejt mitologjive maqedonase, gënjeshtrave dhe fobive historike. Në…

Lexo më Shumë

Një shkupjan ka paraqitur se është sulmuar nga një i punësuar në Shërbimet administrative në ndërtesën e RTM-së përderisa ka pritur të marrë letërnjoftimin, njoftoi policia. Policia njoftoi se dje në orën 17:20 në Stacionin policor “Qendër”, D.M. (38) nga Shkupi, kishte paraqitur se rreth orës 16:00 në rrugën “Kej Dimitar Vlahov” në RTM – Shërbimet administrative, përderisa ka pritur të marr letërnjoftimin është sulmuar fizikisht nga ana e një të punësuari. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Një person ka shtënë me armë drejt dy të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çair, në afërsi të marketit Princ. Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi rastin për Televizionin Shenja dhe shtoi se përleshja e armatosur ka ndodhur sipas të gjitha gjasave, për shkak të mosmarrveshjeve financiare, respektivisht për çështje borxhesh. Por fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima. Personi që ka shtënë me armë dhe ata drejt të cilëve është gjuajtur po merren në pyetje në polici dhe pas zbardhjes së rrethanave, policia tha se do të dalë me detaje. “Ju konfirmojmë se ka ndodhur…

Lexo më Shumë

Profesori dhe anëtari i Fraksionit Demokratik të VMRO-DPMNE-së, Jove Kekenovski, thotë se deklaratat e ish ministrave, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, të dhënë në seancën gjyqësore për rastin “Titanik”, se kanë qenë viktimë e përgjimit, në fakt janë drejtim të gishtit ndaj eprorët e dyre të deridjeshëm. “Jankulloska dhe Janakieski me ankesën e tyre se nuk mund të gjykohen me materialet nga përgjimet e paligjshme në DSK dhe se ata janë palë e dëmtuar, a nënkupton kjo se ata e drejtojnë gishtin drejt eprorëve të tyre politik të deridjeshëm?”, pyet Kekenovski.

Lexo më Shumë