Author: Arian Arci

Pas miratimi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për mbajtjen e referendumit më 30 shtator të këtijë viti, nga partia në pushtet LSDM deklarojnë se qytetarët tani kanë mundësi konkrete për të vendosur për të ardhmen e tyre. Më 30 shtator Maqedonia me referendum do të vendos për marrëveshjen e arritur me Greqinë, do të vendos për anëtarësim në NATO dhe BE. “Qytetarët janë mbajtësit e sovranitetit, qytetarët do të vendosin në zgjedhje dhe në referendum. Referendum është demokraci e vërtet dhe drejtpërdrejt, ndërsa vullneti i shprehur në të duhet dhe do të jetë detyrues për të gjithë. Zëri i…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk shkoi menjëherë në qelitë e burgut të Idrizovës, por ai do të pres vendimin e Gjykatës së Apelit, pas ankimimit që do të bëhet kundër vendimit të shkallës së parë të aktvendimit gjyqësor që u shpallë nga Gjykata Penale. Gruevski u dënua me 2 vjet burg lidhur me rastin hetimor “Tank” nga Prokuroria Speciale, që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit prej 600 mijë euro gjatë periudhës së ish-kryeministër ku ai kishte ushtruar ndikimin e tij në ekzekutimin e vendit nga ana e MPB-së. Avokati i njohur Naser Raufi thotë për INA se edhe në…

Lexo më Shumë

Policia apelon që qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje tjera familjare dhe përkujton se gjuajtja paraqet thyerje të rendit publik, ndërsa përdorimi i armëve të zjarrit në këto ahengje, gjithashtu mund të rezultojë në pasoja shumë serioze. Për këtë gabim, parashihet gjobë prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë denari, ose edhe burg prej 6 muaj deri në 10 vjet. Vitet e kaluara, pikërisht nëpër dasma janë regjistruar disa persona të plagosur.

Lexo më Shumë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka thënë se viti 2025 nuk është larg për vendet të cilat dëshirojnë t’i bashkohen BE-së duke theksuar se thelbësore është zbatimi i reformave. “Nëse marrim parasysh procedurat e nevojshme duhet ta pranojmë se kjo datë është shumë ambicioze por edhe e arritshme. Duhet të theksohet se zbatimi i reformave është thelbësore”, është shprehur Hahn. Hahn ka shtuar se Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së dhe se i përket Evropës në terma gjeografik, historik dhe kulturor, përcjell lajmi.net. “Është në interesin e BE-së për…

Lexo më Shumë

Njëra nga çezmat më të shfrytëzuara ndodhet përball spitalit të qytetit dhe e njëjta një kohë të gjatë që nuk është në funksion. Qytetarët thonë se nuk ka mjaftueshëm çezma publike, ndërsa ata që janë nuk funksionojnë. Jo, nuk ka mjaftueshëm. Duhet të ketë më shumë çezma, përveç këtyre që janë duhet të ketë edhe të tjera. Edhe ne qytetarët kontribuojmë në këtë kaos, kështu është edhe me çezmat. Mendoj se nuk ka. Edhe ata që janë, disa funksionojnë e disa jo. Ata që kanë ujë, shpenzojnë kotë ujë. Mendoj se nuk u jepet shumë vëmendje shatërvanëve, ndërsa mblidhen edhe…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani tha se duhet të bëhen disa tërheqje nëse duam të arrimë konsensus, ashtu siç e bëri këtë BDI-ja e cila në fillim ishte kundër mbajtjes ë referendumit. Sipas tij  si negociues kryesore në procesin e  scriningut me BE-n; pikërisht sot nga Dibra e ka filluar karvanin për evropianizimin e shtetit dhe shoqërisë.

Lexo më Shumë

Shtrati i Drinit të Zi përgjatë rrjedhës së saj nuk është pastruar tërësisht prej kur janë ndërtuar dy hidrocentralet “Shpile” dhe “Glloboçicë”, apo më saktë para 60 viteve, paralajmërojnë aktivistët ekologjik. Sipas tyre, shteti urgjentisht duhet të merr një nismë të tillë pasi në disa vende gjendja është më se kritike. Sipas Vait Ajros, ish drejtorit të ndërmarrjes publike “Proakua” në Strugë, kjo çështje është në kompetencë të kompanisë shtetërore ELEM, e cila menaxhon me resurset e ujit, përfshirë Drinin e Zi dhe hidrocentralet. Edhe nga shoqata ekologjike “Natyra” nga Struga konsiderojnë se nevojitem masa urgjente. Shtrati i lumit në…

Lexo më Shumë

Demokracia e Re dhe VMRO po ushqehen me problemet, ndërsa ne me zgjidhjet, opozitat në të dy vendet po përdorin gjuhë të urrejtjes, thotë shefi i diplomacisë greke në intervistë për “Efimerida ton sindakton”, njofton MIA. Nikos Koxias, për edicionin e fundjavës të gazetës greke, duke folur për reagimet në të dy vendet, thotë se ajo që atë e shqetëson nuk është mospajtimi rreth marrëveshjes, “sepse nga një pikëvështrim, kjo është normale”, por është i shqetësuar për atë se ku do ta çojë vendin “përhapja dhe legalizimi i gjuhës ekstreme djathtiste të urrejtjes”. “Opozita në të dy vendet është opozitë e cila…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Lupço Janevski dhe drejtori i Agjencisë për emigrim Nikolla Shallvarinov nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Me këtë, siç kumtoi APTM, u konfirmua dëshira për qasje më aktive të të dy institucioneve në sferën e turizmit. “Memorandumi për bashkëpunim nënkupton intensifikimin e bashkëpunimit, por edhe pasurimin e promovimit të vendit përmes projekteve të cilat janë në interes të emigrantëve nga Maqedonia. Njëkohësisht nënkupton fillim të vizitave nga emigrantët dhe rekomandimet e tyre për vizitë të Maqedonisë nga turistë të tjerë potencialë gjatë gjithë botës”, informon APTM. Përfshirja e Agjencisë për promovim dhe…

Lexo më Shumë

SHA ELEM ka shitur 12.000 megavatë-orë tepricë të energjisë elektrike me çmim mesatar prej 66.34 për megavatë orë. Kompania kumtoi se të ardhurat e përgjithshme nga kjo shitje e realizuar dje, është  796.080  euro. Teprica e shitur e energjisë elektrike për në shtator të vitit 2018. “Ky është ankandi i pestë për shitjen e energjisë elektrike nga fillimi i këtij viti. SHA ELEM deri më tani ka shitur gjithsej 217.560 megavatë-rë me të ardhura të përgjithshme prej 11.595.638 euro”, thekson kompania.

Lexo më Shumë

Programimi kompjuterik, konsultimi dhe aktivitetet e ndërlidhura janë sektorë me pagë mesatare prej 55,842 denarë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, përcjell FLAKA. Në transportin ajror mesatarisht paga është 52.076 denarë, në sektorin e shërbimeve financiare, krahas sigurimeve dhe fondeve të pensioneve, marrin pagë mesatare prej 50.454 denarë, ndërsa në shërbimet e rehabilitimit dhe menaxhimit të mbetjeve paga janë 44.712 denarë. Të punësuarit në sektorin e prodhimit të produkteve farmaceutike bazë dhe përgatitjeve farmaceutike marrin mesatarisht 43,361 denarë. Paga neto mesatare mujore në muajin maj ishte 24,509 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. FLAKA

Lexo më Shumë

Drejtoria për Polici financiare deri te Prokuroria Themelore Publike dorëzoi kallëzim penal kundër tre të punësuarve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive dhe kundër një gjeodezisti të autorizuar për shkak të “punës së pandërgjegjshme” dhe “dokumentit të falsifikuar zyrtar”. Kallëzime penale janë dorëzuar kundër M.S., I.S., I.L. të punësuar në Agjencinë për Kadastër dhe kundër personit D.N. në cilësinë e personit zyrtar-gjeodezist i autorizuar I denoncuari I.L. në cilësinë e të punësuarit në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive duke vepruar për lëndën e formuar në bazë të dokumentit zyrtar – elaborat gjeodezik me përmbajtje të rrejshme të përgatitur nga ana…

Lexo më Shumë