Author: Arian Arci

Punimet në ndërtimin e Bit Pazarit i kanë tejkaluar të gjitha afatet dhe nëse vazhdon ritmin e njejtë, këto punime do të zgjasnin rreth 3 vite, ndërkohë që të njejtat do të duheshin të përfundojnë maksimalisht për 16 muaj. Kështu deklaroi Kryetari i Shoqatës së Pazarxhinjëve Ekrem Dolek. Ai tha se faza e parë e ndërtimit, gjegjësisht rajoni 7 dhe 8 do të duhej të përfundojnë për 4 muaj, ndërkohë që ky afat është shkelur tashmë për 15 ditë, ndërsa punimet janë realizuar vetëm rreth 30 përqind. Dolek akuzon Skopski Pazarin për neglizhencë, ndërkaq kërkon nga Qyteti i Shkupit dhe…

Lexo më Shumë

Sulmet e qenve endacak në qytetin e Shkupit, assesi të parandalohen. Ky problem shumë vjeçar me të cilën ballafaqohen po thuajse të gjithë banorët e Shkupit, siç duket nuk mundet të zgjidhet as nga administrata e re e Qytetit të Shkupit. Kapja, sterilizimi dhe lëshimi përsëri i qenve endacak nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”, sipas shumë qytetarëve nuk është programi i duhet që duhet praktikuar. Pavarësisht se institucionet lokale angazhohen në vaksinimin e qenve endacak, banorët e Shkupit përmes reagimeve dhe ankesave vazhdimisht raportojnë për sulmet e këtyre qenve. Realitetin e hidhur me të cilën ballafaqohen banorët e kryeqendrës të…

Lexo më Shumë

Shqiptarët e Maqedonisë janë mësuar që ceremonitë shtetërore gjithmonë të jenë vetëm me elemente të etnitetit maqedonas. Mirëpo, këtë vit ka një ndryshim të madh. Për së pari herë në historinë e Maqedonisë në ceremoninë shtetërore për 2 gushtin do të merr pjesë edhe një ansambël shqiptar, bëhet fjalë për Ansamblin ‘’Emin Duraku’’. Vlen të theksohet se ky hap vjen pas përfshirjes së Lëvizjes BESA në qeveri dhe falë punës së palodhshme të ministrit të kulturës, Asaf Ademit.

Lexo më Shumë

Sot në Ohër është mbajtur ceremonia e hapjes së stacionit të ri të autobusëve, si dhe me rastin e fillimit të ndërtimit të qendrës së re tregtare “Ohrid Moll”, dy investime të bëra nga ana e agjencisë turistike “Delfin Turs”, raporton Anadolu Agency (AA). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryetari i komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski, pronari i “Delfin Turs”, Adnan Ismail, përfaqësues të institucioneve turke dhe vendore, organizata të vendit, si dhe mysafirë të ftuar. Kryeministri Zaev, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se ky stacion i autobusëve i cili sot…

Lexo më Shumë

Mbi 100 kompani do të marrin ndihmë të përgjithshme financiare prej 9,2 milionë euro në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve për rezultatet e realizuara në vitin 2017. Kompanitë të cilat kanë aplikuar për marrjen e ndihmës shtetërore deri me 31 korrikun e këtij vitit, pas 60 ditëve pasi t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentet e nevojshme në Agjencinë për Investime të Huaja do t’u paguhen mjetet. Në këto kompani, siç tha kryeministri Zoran Zaev, vitin e kaluar kanë qenë të angazhuar 14.000 të punësuar dhe kanë hapur një mijë vende të reja pune. “Për herë të parë nën…

Lexo më Shumë

Qendra për Mbrojtje dhe Rehabilitim “Banja Bansko”, e cila ndodhet në Strumicë sot ka marrë një donacion nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Bëhet fjalë për një automjet që do të shërbejë për transport më të lehtë të personave që janë të vendosur në këtë qendër, raporton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë që u mbajt në “Banja Bansko” morën pjesë ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Venko Filipçe, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, si dhe koordinatori i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden. Ministri Filipçe theksoi se sot marrin pjesë në një ngjarje të shkëlqyer dhe se…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot së bashku me delegacionin partiak realizoi takim me zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Shtetëror në departamentin e shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer. Në takim kryetari Micovski, siç njoftoi zyra për informim e VMRO-DPMNE-së, theksoi se VMRO-DPMNE-ja është parti politike për të cilën prioritete kyçe në planin e jashtëm politik janë anëtarësimi në NATO dhe BE, dhe zhvillim i marrëdhënieve me SHBA-në. Më pas, shtohet më tej në kumtesë, ai potencoi se shteti, qytetarët dhe miqtë e jashtëm të Republikës së Maqedonisë bëhen peng i politikës së papërgjegjshme dhe joparimore të establishmentit politike, si dhe…

Lexo më Shumë

Po rritet numri i paralajmërimeve nga politikanë të BE së, por edhe jashtë BE së, që deri ën fund të gushtit, e veçanërisht në shtator do ta vizitojnë Maqedoninë, shkruan “Dojçe Vele”. “Presim mbështetje për dy proceset kyçe që pasojnë. Nga njëra anë ato janë reformat, përgatitja e skriningut me BE-në dhe fillim i negociatave deri në qershor 2019, kurse nga ana tjetër është referendumi. Po rritet numri i paralajmërimeve nga politikanë të BE së, por edhe jashtë BE së, që deri ën fund të gushtit, e veçanërisht në shtator do ta vizitojnë Maqedoninë, shkruan “Dojçe Vele”. “Presim mbështetje për…

Lexo më Shumë

Se sa i frikshëm, po rezulton migrimi për Strugën, tregoi vetëm një shifër e dhënë nga Enti i Statistikave të Maqedonisë, sipas të cilës vetëm më 2017 janë lindur në shtetet europiane 330 fëmijë(kryesisht në Zvicër) nga prindër me origjinë nga Struga ( pjesa dërrmuese shqiptar) të cilët kanë regjistruar fëmijët e tyre në regjistrin qendror të gjendjes civile të Maqedonisë. Braktisja e Strugës është edhe më e madhe raporton Strugalajm.com sepse kjo shifër nuk duhet të merret e mirëqënë për faktin se ka shumë prindër me origjinë nga Struga, të cilët kanë shtetësi të vendit ku kanë emigruar, dhe…

Lexo më Shumë

Djaloshi 21 vjeçar Valdin Aqifi sot ka humbur jetën në liqenin e Ohrit. Sipas të dhënave të para , aksidenti ndodhi kur djali ra nga një anije me pedale për të hipur me shokët e tij. Ndihma e shpejtë dhe policia kanë arritur në plazh dhe zhytësit pas kërkimeve të shumta kanë gjetur trupin e pajetë të personit. Pavarësisht tentativave për ta kthyer në jetë, ekipet e shpëtimit dhe policia nuk arritën ta shpëtonin djalin.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë  (KRRE) në seancën e sotme përgatitëse mori vendim për ndryshime të Rregullores për mënyrën dhe kushtet për rregullim të tarifave për transfer, menaxhim me sistemin për transfer dhe distribuim të gazit natyror. Me ndryshimet, siç deklaroi për MIA-n kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, mundësohet që në periudhën nga 1 gushti deri më 15 tetor të këtij viti, përkatësisht deri në fillim  të sezonit ngrohës, çmimi për transfer të gazit për TE-TO, KOGEL dhe Elem energjetika të jetë më i ulët deri në 50 për qind nga çmimi real. Kjo, siç tha, ofrohet për shkak të konsumit…

Lexo më Shumë

Sot në hapsirat e zyrës së Kombeve të Bashkuara me ftesë të Kordinatores së përhershme të Kombeve të Bashkuara znj. Luiza Vinton, zëvedësministrja e financave Dr. Shiret Elezi morri pjesë në mbledhjen e përbashkët me Ministrinë e shëndetësisë dhe agjencionet e Kombeve të Bashkuara, në të cilën mbledhje diskutuan sfidat dhe mundësitë për futjen e një spektri të ri në shërbimet mjekësore. Bëhet fjalë për iniciativë për tentim të sigurohen shërbime shëndetësore për njerëzit më afër shtëpive dhe njësite lokale, dhe në të njëjtën kohë të promovohen opcionet preventive, dhe prej këtu Ministria e shëndetësisë në bashkëpunim me agjenconet e Kombeve…

Lexo më Shumë