Author: Arian Arci

Ambasadori i ri në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka ndryshuar qëndrim për shtetin e Turqisë, pasi maqedonasit ishin të vendosur të mos e pranonin ambasador në vendin e tyre për shkak të deklaratave që Deda ka pasur kundër Turqisë. Dedaj në Facebook ka shkruar se në Shkup do të jetë përfaqësues i të gjitha komuniteteve, pa dallim etnie dhe se Turqinë e konsideron mike të Kosovës dhe partnere strategjike. “Në Shkup do të jam ambasador, përfaqësues i Republikës së Kosovës, i të gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe, religjioni dhe ideologjie politike. Turqia është shtet mike e cila ka njohur pavarësinë…

Lexo më Shumë

rkoj publikisht të më demantojnë në atë se 90% të kohës në takimet e liderëve ishte harxhuar në kërkesën e VMRO-DPMNE-së për amnisti”, deklaroi zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja për Mbrojtje Radmila Sheqerinska në një intervistë për Kanal 5. Ajo tha se kërkesa nuk ka qenë nëpërmjet amnistisë, por përmes ndryshimi të nenit 353 nga Kodi Penal, që definon keqpërdorimin e detyrës zyrtare, më pastaj dhe një tentim i vogël që të bëhet edhe përmes ndryshimit të Ligjit për Financimin e Partive Politike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “I vetmi interes që e kishin në tavolinë ishte që të ndryshohet Kodi Penal që…

Lexo më Shumë

Në Kopshtin Zoologjik në Shkup nga pranvera e vitit të ardhshëm do të sillen pinguinë. Nga Kopshti Zoologjik theksojnë se shkupjanët një kohë të gjatë i presin pinguinët, por vitin e kaluar ndërtimi i vendbanimit përnjëherë ishte stopuar, edhe pse kohë më parë ishte paralajmëruar arritja e pinguinëve. Drejtori i Kopshtit Zoologjik Shkup, Gjorgji Galetanoski thotë se janë tejkaluar shkaqet për të cilat vendbanimi nuk ishte ndërtuar me kohë. “Vendbanimi është stopuar në gjysmë të ndërtimit. Shkaqet janë banale dhe nuk guxojmë të lejojmë që atë që e presin fëmijët dhe ajo që është premtuar, të mos e shohin. Megjithatë,…

Lexo më Shumë

ezinfektim me aeroplan kundër formave më të mëdha të mushkonjave do të kryhet më 11 dhe 12 gusht (e shtunë dhe e diel) në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa dezinfektim kundër  formave më të mëdha të mushkonjave do të kryhet nga data 12 e deri në 16 gusht (nga e diela deri të enjten) në periudhën prej orës 23 e deri në orën 4 ditën e ardhshme. Këtë e kumtoi QEMK – Shkup pas njoftimit nga Qyteti i Shkupit – Sektori për Punë Komunale – për spërkatje kundër mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit. Nëse kushte e motit nuk…

Lexo më Shumë

Moti i nxehtë që ka përfshirë vendin ka shtyrë qytetarët të kërkojnë mundësi të ndryshme për tu freskuar. Shumë familje, posaçërisht të rinjtë dhe fëmijët kanë vërshuar liqenet, lumenjtë po edhe pishinat private në vend për të kaluar disa orë në not. Alsat anketoi shumë prej tyre që prisnin në radhë për të kërcyer në ujë. “Me shokët, ndonjëherë me familjen time”. “Është nxehtë sot, mir është koha, super është. Unë qëndroj këtu 4-5 orë në ditë. Jemi prej fshatit, kemi ardhë me shoqëri se koha e mirë”. “Kemi ardh pak të freskohemi, të lahemi, vendi I mirë por njerëz…

Lexo më Shumë

Stejt Departamenti amerikan i shprehu falënderim Maqedonisë për shkak të përgjegjësisë së treguar për shtetasit e saj të cilët ishin marrë peng në Siri nga Forcat Demokratike Siriane, ndërsa kanë luftuar në anën e SHI-së, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Uashingtoni. “Maqedonia jep shembull të rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare të cilin duhet ta ndjekin të gjitha anëtarët e Koalicionit për shkatërrimin e SHI-së”, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Stejt Departamentit. Shtoi se sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së 2396 nga viti 2017 dhe 2178 nga viti 2014, luftëtarët e huaj terrorist janë sfidë e përbashkët e sigurisë që kërkon…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë në prag të parapërgaditjeve për fushatën për referendumin për emrin ka nxjerrë edhe në shqip, marrëveshjen për emrin të nënshkruar më 17 qershor 2018 në Prespë midis qeverive të të dyja vendeve. Një kohë të gjatë marrëveshja ishte e publikuar vetëm në origjinal në anglisht dhe versioni në maqedonisht, ndërsa tani është përkthyer edhe në shqip. Më gjërësisht lexojeni se çfarë përmban kjo marrëveshje: MARRËVESHJE MARRËVESHJA  PËRFUNDIMTARE  PËR  ZGJIDHJEN  E  DALLIMEVE  TË  PËRSHKRUARA NË REZOLUTAT 817 (1993) DHE 845 (1993) TË  KËSHILLIT TË SIGURI MIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR  SHFUQIZIMIN E MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME TË VITIT…

Lexo më Shumë

Përmes një kumtese me shkrim LSDM thekson se VMRO-DPMNE-ja në çdo program zgjedhor ka pohuar se qytetarët e kanë fjalën e fundit për kontestin me Greqinë në referendum. LSDM pyet se a ka Hristijan Mickovski kurajo të tregojë se për çka është VMRO-DPMNE-ja e tij për të ardhmen dhe anëtarësim në NATO dhe në BE apo është për izolim. Sipas partisë qeveritare LSDM të gjitha forcat progresive që u bashkuan rreth të ardhmes së vendit nuk do të lejojnë që Maqedoninë ta fusë në izolim.

Lexo më Shumë

Nëse para disa vitesh Durrësi u tejmbush me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen. Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e i janë larguar bregdetin Adriatik. Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel. “Ka rënie, shumë jo pak. Unë kështu se mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shprehet Ibrahim Osmani. Ndërsa Lirim Bajrami është nga Tetova dhe ka hapur një restorant në Durrës. “Këtë vit ka pushues të…

Lexo më Shumë

Koalicioni qytetar O2, e formuar nga më tepër shoqata qytetare dhe iniciativa, më tepër se një vit, problemet ekologjike mundohet t’i zgjidh në mënyrë institucionale. CIVIL Media bisedoi me Nevena Georgievskën, aktiviste qytetare, anëtar edhe i iniciativës “Ne jemi Karposh 4”. “Para zgjedhjeve arritëm të nënshkruajmë Memorandum me të gjithë kandidatët për kryetarë komunash në Qytetin e Shkupit, me shpresë se do të kemi sukses të luftojmë për kauzën qytet më i pastër, ajër më i pastër, tokë më e pastër… Prap se prap, nuk jemi të koncentruar vetëm në Shkup, por edhe nëpër tërë Maqedoninë për të gjithë problemet…

Lexo më Shumë

“Patriotizmi domethënë se njerëzit me përkatësi të ndryshme etnike, përkatësi fetare, me shumë ideologji të ndryshme, kuptime dhe mendime mund të kultivojnë ndjenja të barabarta ndaj vendit të lindjes dhe ta duan atë vend të lindjes mu për shkak të llojllojshmërisë së saj, kompleksitetit”, deklaroi profesoresha Mirjana Najçevska në bisedë me CIVIL Media duke bërë dallim mes patriotizmit dhe nacionalizmit I cili, siç thotë, shumë shpesh ndërtohet mbi negacionin e cilësisë, ekzistencës dhe ndikimit të grupeve tjera në hapësirën e njejtë dhe ngritje të grupit të vetë. Sipas Najçevskës patriotizmi është proces I zhvillimit, në llogari të nacionalizmit që është…

Lexo më Shumë