Përmes një kumtese me shkrim LSDM thekson se VMRO-DPMNE-ja në çdo program zgjedhor ka pohuar se qytetarët e kanë fjalën e fundit për kontestin me Greqinë në referendum. LSDM pyet se a ka Hristijan Mickovski kurajo të tregojë se për çka është VMRO-DPMNE-ja e tij për të ardhmen dhe anëtarësim në NATO dhe në BE apo është për izolim. Sipas partisë qeveritare LSDM të gjitha forcat progresive që u bashkuan rreth të ardhmes së vendit nuk do të lejojnë që Maqedoninë ta fusë në izolim.
Author: Arian Arci
Nëse para disa vitesh Durrësi u tejmbush me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen. Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e i janë larguar bregdetin Adriatik. Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel. “Ka rënie, shumë jo pak. Unë kështu se mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shprehet Ibrahim Osmani. Ndërsa Lirim Bajrami është nga Tetova dhe ka hapur një restorant në Durrës. “Këtë vit ka pushues të…
Koalicioni qytetar O2, e formuar nga më tepër shoqata qytetare dhe iniciativa, më tepër se një vit, problemet ekologjike mundohet t’i zgjidh në mënyrë institucionale. CIVIL Media bisedoi me Nevena Georgievskën, aktiviste qytetare, anëtar edhe i iniciativës “Ne jemi Karposh 4”. “Para zgjedhjeve arritëm të nënshkruajmë Memorandum me të gjithë kandidatët për kryetarë komunash në Qytetin e Shkupit, me shpresë se do të kemi sukses të luftojmë për kauzën qytet më i pastër, ajër më i pastër, tokë më e pastër… Prap se prap, nuk jemi të koncentruar vetëm në Shkup, por edhe nëpër tërë Maqedoninë për të gjithë problemet…
“Patriotizmi domethënë se njerëzit me përkatësi të ndryshme etnike, përkatësi fetare, me shumë ideologji të ndryshme, kuptime dhe mendime mund të kultivojnë ndjenja të barabarta ndaj vendit të lindjes dhe ta duan atë vend të lindjes mu për shkak të llojllojshmërisë së saj, kompleksitetit”, deklaroi profesoresha Mirjana Najçevska në bisedë me CIVIL Media duke bërë dallim mes patriotizmit dhe nacionalizmit I cili, siç thotë, shumë shpesh ndërtohet mbi negacionin e cilësisë, ekzistencës dhe ndikimit të grupeve tjera në hapësirën e njejtë dhe ngritje të grupit të vetë. Sipas Najçevskës patriotizmi është proces I zhvillimit, në llogari të nacionalizmit që është…
Për shkak të vikendit të zgjatur dhe kthimit të qytetarëve në vendbanimet e tyre, sonte një kolonë prej 10 kilometra është formuar nga Strazha drejtë qytetit të Gostivarit. Nga ajo që mund të shihet në foto, shumë vetura kanë mbetur në rrugë derisa të bëhet debllokimi i kolonës.
Në shumë shtete të Evropës, por edhe më gjerë, Maqedonia nuk ka ambasadorë. Me të tillë vendi përfaqësohet vetëm në Austri, Bullgari, Gjermani, Greqi, Kosovë, Rusi, Turqi, Ukrainë, Hungari, Brazil, Kanada dhe SHBA. Në mungesë të ambasadorëve, mbizotërojnë ushtruesit e detyrës të cilët e përfaqësojnë vendin në 29 përfaqësi diplomatike-konsullore. Me ushtrues detyre funksionojnë përfaqësitë e Maqedonisë në Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Britani të Madhe, Shqipëri, Holandë, Estoni, Danimarkë, Norvegji, Poloni, Rumani, Slloveni, Serbi, Francë, Kroaci, Mal të Zi, Itali, Vatikan, Suedi, Çeki, Zvicër, Spanjë, Egjipt, Katar, Australi, Izrael, Kinë dhe Indi. Mungesa e ambasadorëve, sipas diplomatit Viktor Gaber, bën…
Dibra me vite të tëra është nën tym, ndërsa qyteti është si një dhomë e hapur gazi. Kështu aktivistët civil e vlerësojnë situatën me deponinë e egër të vendosur në dalje të qytetit në rrugën që shpie drejt kufirit me Shqipërinë. Situata më kritike është në periudhën e verës, kur mijëra mërgimtarë nga vendet e Evropës Perëndimore dhe Amerikës kthehen në vendlindje. Ata thonë se e njëjta pamje përsëritet çdo vit. Edhe qytetarët janë të revoltuar. Ata thonë se gjatë periudhës së kaluar kanë qenë dëshmitarë të tymit dhe erës që është përhapur nëpër qytet. “Kjo deponi është një katastrofë…
Tre djem të ri janë përleshur fizikisht mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre është therur me thikë. “Më datë 04.08.2018 në orën 22.50 është denoncuar se në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë, janë përleshur fizikisht M.P (25) nga fshati Novo Sellë- Tetovë, nga njëra anë dhe N.R (18) nga lagjja Drenovec të Tetovës dhe V.B (19) nga fshati Cerovë të Tetovës. Gjatë përleshjes me thikë është therur V.B. I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ndërsa më pas është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, bëjnë të ditur nga MPB. Policia…
Mbi qiellin e Maqedonisë mbrëmë janë regjistruar 1.007 fluturime, që për herë të dytë këtë vit e kaloj numrin e fluturimeve, thonë për M-HAB për AIM. Një nga drejtorët e M-HAB, Nikollçe Taseski për AIM tha se dje janë realizuar 943 fluturime dhe 64 operacione në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. “Në pjesën e parë të vitit 2018 vazhdoi trendi i rritjes së vazhdueshme të komunikacionit, i cili filloi në vitin 2017 kur u regjistrua rritje e mbi 20% e komunikacionit të përgjithshëm”, thotë Taseski. Në gjashtë muajt e para të vitit 2018 M-HAB ka realizuar 82.619 operacione kundrejt 73.074…
Korrja e grurit përfundoi të gjitha 78.000 hektarë sipërfaqet e mbjella. Rendimenti mesatar është rreth 3.500 kilogramë hektarë, ndërsa çmimi i blerjes lëviz prej nëntë deri 10,5 denarë për kilogramë, varësisht nga cilësia, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). MBPEU përkujton se deri më 15 gusht zgjat afati për dorëzimin e kërkesave për blerje publike të grurit për tregti për nevojat e Agjencisë për rezerva të mallrave. Në thirrjen publike për herë të parë janë lejuar sasi më të vogla që të munden edhe bujqit drejtpërdrejtë të shesin grurë për rezervat e mallrave. Para fillimit…
Afati për paraqitje elektronike të studentëve të rregullt nga viti i dytë dhe studimeve më të larta për akomodim në konvikte në vitin akademik 2018/2019 zgjat deri më 15 gusht, ndërsa për studentët e vitit të parë do të jetë prej datës 7 e deri më 14 shtator. Sipas Konkursit që e publikoi MASH, në 11 konvikte në Shkup, Manastir, Ohër, Shtip, Prilep dhe Probishtip, të lira janë gjithsej 5.496 shtretër. Prej tyre, 1103 shtretër janë për ato që do të regjistrohen në vitin e parë në fakultet, pas regjistrimit në fund të muajit (afati i parë i regjistrimit 30…
Ekspertët e komunikimit thonë se është shqetësues jo vetëm përdorimi i tepërt i internetit nga ana e personave të mitur, por dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve gjatë shfrytëzimit të internetit nga ana e grupmoshave gjithnjë e më të vogla. Sipas të dhënave që i ka publikuar Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), vetëm 10 për qind e amvisërive në Maqedoni me persona minoren kanë instaluar program për kontrollin e fëmijëve gjatë shfrytëzimit të internetit. Madje më shumë se gjyma e qytetarëve të anketuar të AKE përkatësisht 58 për qind e prindërve që kanë fëmijë të cilët shfrytëzojnë internetin,…

