Author: Arian Arci

Në Reçicë të Vogël, policia ka zbuluar një laborator droge dhe ka vënë nën pranga të paktën 4 persona. Siç mëson Alsat nga burimet e tij, në laborator, si asnjëherë më parë në Maqedoni, janë gjetur qindra kilogramë drogë. Ende është e paqartë lloji i lëndës narkotike, megjithatë, kjo mbetet të vërtetohen së shpejti nga Policia.

Lexo më Shumë

Edhe një i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga tetë prej tyre që ishin të pakapshëm për organet e rendit dhe sigurisë, vetë është paraqitur në polici dhe sonte duhet të merret në pyetje në Gjykatën Penale, njofton Telma sipas informatave nga procesi hetimor. Gjykatës nga procesi paraprak gjyqësor do të vendosë nëse do tv caktojë masë paraburgimi siç kërkonte prokuroria.

Lexo më Shumë

Partnerët e koalicionit në Qeveri i përfundojnë bisedimet për plotësimin e dikastereve të zbrazura. Kryeministri Zoran Zaev pasdite paralajmëroi se bëhet fjalë për ditë kur do të publikohet emri i cili do ta plotësojë vendin e zbrazur të ministrit të Shëndetësisë. “Qytetarët e presin ministrin e ri të Shëndetësisë. Jemi në fund të bisedimeve me partnerët e koalicionit, dhe shpresoj se veç për disa ditë bëhet fjalë që ta publikojmë edhe ministrin, por edhe t’i plotësojmë vendet e tjera të zbrazura, zëvendësministër dhe ministër pa portofol dhe t’i kompletojmë strukturat udhëheqëse të pushtetit ekzekutiv”, tha ministri Zaev, duke u përgjigjur në…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO Nikolla Gruevski edhe sonte ka qenë i pranishëm në protestën para gjykatës penale në Shkup kundër vendimit për të paraburgosur deputetët e tij dhe të tjerë të involvuar në ngjarjet e dhunshme të parlamentit më 27 prill, transmeton Zhurnal.mk Ai së bashku me një grup qytetarësh kanë dërguar mesazhe duke kërkuar lirimin e tyre, ndërkohë që nga gjykata penale protestuesit i drejtuar tek ministria e drejtësisë.

Lexo më Shumë

Përfundoi protesta e opozitës para Gjykatës Penale në Shkup. OBRM-PDUKM bëri thirrje për protestë edhe nesër ku përsëri do ta shprehë pakënaqësinë e saj nga arrestimi i 30 personave, ndër të cilët edhe deputetë aktual dhe ish-funksionarë të kësaj partie, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Sot para të tubuarve foli Oliver Andonov, i cili vlerësoi se arrestimet janë politike dhe tha se fuqia qëndron te populli. Fjalim mbajti edhe Aleksandar Nacev nga OBRM-PDUKM i cili tha se me këto arrestime mundohen ta rrënojnë shpirtin e Maqedonisë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nga drejtoria e Burgut të Idrizovës e konfirmojnë se ish ministri, Mitko Çavkov, refuzon ushqimin me pretekstin se ka filluar grevën e urisë. Ata kanë informuar edhe Gjykatën për veprimin e tij. Ish ministrit iu shqiptua masa prej 30 ditëve paraburgim, ndërsa akuzohet për veprën “terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit” për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Lexo më Shumë

Ministri për punë të jashtme, Oliver Spasovski në lidhje me hetimin që e kryen Prokuroria publike e RM-së, theksoi se policia vepron vetëm me urdhër të tyre dhe se të gjitha kualifikimet juridike në fletëarrestet janë nën kompetencën e tyre. Në lidhje me kërkimin e 12 personava tjerë nga gjithsej 36 që janë të dyshuar, me siguri nuk janë në arati dhe nuk janë jashtë vendit, ndërsa a do të lëshohet fletëarrest varet nga organet ligjore. “Janë të dhëna urdhëra për arrestim të 36 personave, 12 nga të cilët ende kërkohen, të cilët me siguri ndodhen në Maqedoni”, tha Spasovski.…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet, Liljana Kuzmanovska, ndonëse e caktoi mbrëmë në orët e vona, sot paradite sërish e shtyri debatin për arkën shtetërore. Ajo në bisedën telefonike për Alsat M tha se është vendosur për një hap të këtillë për shkak të debatit në komision për heqjen e imunitetit të kolegëve të saj, që ishte në të njëjtën kohë kur duhej të mbahet edhe debati për buxhetin. Nëse nesër në seancë plenare shqyrtohet heqja e imunitetit të deputetëve, atëherë ka gjasa që sërish të mos ketë debat për buxhetin. Në përputhje me Rregulloren, ky komision ka 10…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Serbia prej muajit mars të vitit të ardhshëm do të vendosin doganim të përbashkët në vendkalimin kufitar Tabanoc. Kjo është paralajmëruar sot në fillim të takimit joformal të përfaqësuesve të shërbimeve doganore nga Ballkani Perëndimor që mbahet në Shkup, e në të cilin do të shqyrtohen modelet dhe mundësitë për ndërlidhjen e vendeve dhe përshpejtimin e procedurave doganore si pjesë e iniciativës për ndërlidhje ekonomike të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, proces ky i cili duhet të përfundojë deri në vitin 2023. Vendkalimi kufitar Tabanoc në kufirin maqedono-serb pritet të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm dhe…

Lexo më Shumë

Dhjetëra protestues, simpatizant të VMRO-DPMNE-së janë mbledhur sot pasdite para Gjykatës Penale, për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimeve për paraburgim të shqiptuara nga kjo gjykatë, për pjesëmarrësit në zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të të paraburgosurve dhe theksuan se e gjithë kjo paraqet revanshizëm politik. Ata akuzuan pushtetin e Zaevit se me këto arrestime po konfirmon se është kundër shtetit dhe popullit maqedonas. https://www.youtube.com/watch?v=fcwZTESveKU

Lexo më Shumë

Irfan dhe Marionka Ushtelenca janë të martuar më shumë se 50 vite. Ai është shqiptar, ajo maqedonase. Thonë se tensionet në shoqëri nuk u janë reflektuar në familje në Dibër konsiderohen si shembull për tolerancë fetare dhe etnike. Martesat e përziera mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë të rralla në Dibër, mirëpo ato si në të kaluarën edhe tani janë martesa stabile, dhe njëherit paraqesin shembull të mirë për bashkëjetesë dhe tolerancë. Edhe përkundër asaj se në disa periudha në vend ka pasur tensione të theksuara etnike dhe fetare, këto martesa kanë mbijetuar, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase.…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit sot në seancë publike solli vendim se materialet e përgjimeve, të njohura si “bomba” në rastin “Torturë” të Prokurorisë speciale publike , do të mund të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procesit gjyqësor. Rasti “Torturë” ka të bëjë me burgosjen e liderit të partisë ‘Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministër i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski. I akuzuari kryesor është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ndërsa i akuzuar i dytë është ish-komandanti i njësitit “Alfat”, Ivica Antevski-Puki. Ata ngarkohen me veprën penale torturim dhe veprime dhe dënime tjera të liga dhe jonjerëzore.

Lexo më Shumë