Author: Arian Arci

Sot patëm edhe një procedurë të ndarë, sepse edhe një prej të akuzuarve nga rasti i PSP-së “Dhuna në Qendër”,e pranoi fajin për veprën penale që akuzohet, deklaroi sot prokurorja speciale Fatime Fetai, pas përfundimit të debatit të përgjithshëm për rastin. Fetai tha se gjykata nesër do ta shpall vendimin për sanksion penal dhe se presin aktgjykim të njëjtë si në rastin me Tomislav Lazarovin. “Dhamë edhe fjalë përfundimtare dhe nesër duhet të shpallet aktgjykimi”, theksoi Fetai. Në lidhje me të akuzuarit tjerë, theksoi se debati i përgjithshëm do të vazhdojë më 7 dhjetor, sepse njëri prej avokatëve të tre…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë së RM, Mile Boshnjakovski sot në brifing me gazetarët informoi se numri i përgjithshëm i personave të angazhuar për marrëdhënie me publikun në Qeveri dhe agjencitë është 39, ndërsa numri i përgjithshëm i personave që punojnë në sferën e marrëdhënieve me publikun për Qeverinë është 46. Harxhimet e Qeverisë për marrëdhëniet me publikun shënojnë ulje. Sipas të dhënave të vitit 2014, Qeveria e RM-së ka harxhuar 7.5 milionë euro pr marrëdhënie me publikun dhe propagandë, në vitin 2015 janë harxhuar 5.5 milionë, në vitin 2016, 1.1 milionë ndërsa buxheti i paraparë për këtë vit është 530.000 euro.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov është zgjedhur kryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Visar Ganiu nga komuna e Çairit dhe Mitko Jançev nga komuna e Kavadarit. “Sot mbajtëm seancën konstituive të Bordit drejtues të BNJVL-së, ku Asambleja e përgjithshme me shumicë votash zgjodhi anëtarët dhe kryetarët e tyre, mandat të cilëve u zgjat 4 vjet. Kam nderin që u zgjodha kryetar i Bordit të BNJVL-së, gjithashtu u zgjodhën dhe nënkryetarët, kryetari i Kavadarit Mitko Jançev dhe kryetari i Çairit Visar Ganiu. Këtë funksion e kuptoj si një funksion që sjellë përgjegjësi…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për çështje procedurale dhe mandatare-imunitare, në të cilën duhet të shqyrtohen kërkesat për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të dorëzuara deri te Gjykata, ende nuk është caktuar. Prokuroria i akuzon deputetët për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në shtet, e në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili pasdite arriti në ndërtesën e Parlamentit ende nuk i ka dorëzuar kërkesat deri te kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski, por theksohet se kjo do të mund të ndodh në çdo moment. Tani për tani ende është…

Lexo më Shumë

Mot i butë dhe kryesisht me diell, deri në fund të javës. Mirë gjatë javës së ardhshme kthehet i ftohti. Pas motit të ftohtë që mbajti në fillim të javës, nga sot fusha anticiklonike dhe masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të fuqizohen mbi pjesën më të madhe të Europës qëndrore dhe lindore. Nën këto kushte në ditët në vijim do të mbajë mot më i butë dhe kryesisht me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mund të ketë mjegull dhe ngricë. Në fundjavë, të shtunën do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell, e gjatë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët insiston që resorët ministrorë që u ndanë kur u formua koalicioni qeveritar, të mbesin të pa ndryshuara. Vullnet Ferati është emri që partia e Selës ia ka propozuar kryeministrit Zoran Zaev për ministër të shëndetësisë. Partia e Ziadin Selës nuk pret që të ketë riformatim të Qeverisë por vetëm plotësim të vendeve vakante. Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, hedh poshtë zërat për ndërrimin e ministrisë së shëndetësisë me dy ministri tjera. “Nuk ka pasur asnjë bisedë dhe shpresoj se nuk do të ketë asnjë bisedë për ndërrim të resorëve ministrorë. Aleanca për Shqiptarët ia ka dhënë…

Lexo më Shumë

Seancë maratonë me 1.560 dëshmi, duke përfshirë edhe tre biseda telefonike që ofroi Specialja në seancën e sotme kundër Sead Koçanit dhe të pandehurit tjerë në rastin “Trust”… Për shkak të kësaj, nuk kishte kohë që të merret në pyetje dëshmitari, udhëheqësi i “Sileks nemetali”, Vasil Ristovski. Njëra nga bisedat e përgjuara telefonike është bërë publike dhe ajo është mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorit të ELEM-it Vllatko Çingovski. Dy të tjerat nuk janë dëgjuar në publik, ndërsa në to zhvillohet bisedë mes Çingovskit dhe ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovskit. Në pyetjen e gazetarëve nëse Gruevski…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe në luftën kundër krimit serioz dhe të organizuar, posaçërisht kur krimi i tillë posedon elemente të aktiviteteve ndërkufitare, ishin tema të bisedave në takimin e sotëm të punës në Strumicë mes ministrave të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Oliver Spasovski dhe Valentin Radev, para fillimit të seancës së përbashkët të qeverive të të dy vendeve. Në takimin, informojnë nga MPB-ja, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy ministrive, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për intensifikimin shtesë të bashkëpunimit. Ministrat Spasovski dhe Radev e potencuan rëndësinë për intensifikimin e aktiviteteve rreth hapjes…

Lexo më Shumë