Author: Arian Arci

Gjashtë deputetët duhet të sillen menjëherë në gjykatë, që në momentin kur publiku mësoi se kryeparlamentari Talat Xhaferi ka nënshkruar vendimin për heqjen e imunitetit të tyre. Kështu , vlerëson avokati Jovan Joanidis i cili thotë se koha e humbur për korrespondencën ndërinstitucionale, mund të përdoret nga të pandehurit për të ndikuar në procedurë, madje edhe për t’u arratisur. “Lënda ka një kualifikim serioz ligjor, kërcënim terrorist, i cili parashikon një dënim të paktën prej 10 vjetësh. Sikur, qoftë edhe vetëm njëri prej tyre të arratiset në këtë periudhë që i është marrë edhe imuniteti, gjyqtari dhe prokurori publik që…

Lexo më Shumë

Për shkak një shembje të madhe, qarkullimi në rrugën magjistrale A2 Mavrovë – Strazhë zhvillohet në një korsi me prezencë të policisë së komunikacionit, informojnë nga LAMM. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në vendngjarje dhe punojnë në pastrimin e rrugës. Shembja është dy kilometra para qafës malore në rrugën magjistrale A2 Mavrovë-Strazhë.

Lexo më Shumë

77 vjecari S.J. dje ka ndëruar jetë gjatë faljes së namazit në xhami, përcjell Aktuale.mk. Nga policia thonë se dje nga ndihma e shpejtë është paraqitur rasti se në xhaminë në rrugën Dushko Popovic në Cair, se ka ndërruar jetë personi në fjalë I cili ka pasur problem shëndetësore. Trupi I të ndjerit është dhënë për obduksion.

Lexo më Shumë

Investim i ri fillimisht prej 6,6 milionë euro do të realizohet në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) në Shkup. Investimi është i kompanisë turke Murat Tixharet, e cila do të ndërtojë fabrikë për prodhimin e kabllove për industrinë automobilistike në të cilën në fazën e parë do të punësohen 300 persona, ndërsa prodhimi do të dedikohet për tregun evropian. Marrëveshjen për hyrjen në ZZHTI Shkup sot e nënshkruan drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski dhe Ejup Gjylsaj nga kompania Murat Tixharet. Ndërtimi do të fillojë për dy muaj dhe pritet të jetë i gatshëm deri në dhjetor të vitit…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe sonte organizoi protestë para Gjykatës Penale në Shkup në shenjë revolte për arrestimin e deputetëve të kësaj partie dhe personave tjerë për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. Në protestë mori pjesë edhe lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, i cili nuk deshi të komentojë asgjë më tepër nga ajo që ka thënë në intervistën e tij për gazetën “Kurir”, se do ë japë dorëheqje nga pozita kryetar i partisë. Marija Andonovska nga OBRM-PDUKM në fjalimin e saj vlerësoi se më 27 prill është mbrojtur rendi kushtetues i Maqedonisë, ndërsa bashkëpartiaku i saj…

Lexo më Shumë

20.45  U liruan edhe Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri, njofton Portalb.mk. 20.20- Sami Luta, i burgosur në burgun e Shuto Orizares doli nga burgu. Ai u prit me duartrokitje dhe britma gëzimi nga familjarët. 19. 35- Ende pritet. Video nga dy burgjet. Familjarët shprehen se me padurim i presin të dalin dhe se janë të pafajshëm të burgosurit. 17.45 I burgosuri Sami Luta nga burgu i Shuto Orizares pritet të lirohet në çdo moment, atë e presin familjarët. Ndiqni drejtëpërdrejtë në Portalb.mk. Gjithashtu pritet të lirohen edhe dy të tjerë janë në Burgun e Idrizovës. Në ora 20 duhet të lirohet Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri. Gazetari…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona nga Maqedonia dhe Serbia janë arrestuar në një operacion të mbrëmshëm lidhur me prodhimin e drogës sintetike. Prokuroria Themelore Publike njoftoi se duke realizuar bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, zbuloi instalim të laboratorit më të madh për prodhim të paautorizuar të drogave sintetike në Evropën Juglindore. Policia Maqedonase në bashkëpunim me ekip nga Serbia dhe DEA nga SHBA kanë sekuestruar më shumë se 125 kilogram drogë, kjo është rrethë gjysëm milioni tableta, me vlerë më shumë se 2,5 milion euro në një shtëpi në Tetovë, tha sot Spasovski në…

Lexo më Shumë

Niveli i lartë i ujit është i pranishëm në të gjitha lumenjtë në vend, ndërsa më të rrezikuar janë lumenjtë  në jugperëndim, në perëndim, veriperëndim dhe në veri. Matjet më të fundit hidrologjike të UHRM tregojnë se nivel të lartë uji kanë lumenjtë Vardar, Treska, Radika, Sateska dhe Lepenec. Në Shkup, niveli i lumit Vardar në stacionin në Zajcev është 168 centimetra. DPHM, duke iu referuar informacionit nga ELEM, pasdite njoftoi se akumulimet kanë hapësirë të mjaftueshme për të pritur valën e ujit, që do të ndikojë pozitivisht në uljen e niveleve të ujit në vende të caktuara. Sipas paralajmërimit…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për t’i liruar nga burgu të akuzuarit e ‘Monstrës’, në çdo moment pritet lirimi nga burgu i Agim Islailoviq dhe Haki Azirit të cilët gjenden në burgun e Idrizovës. Ekipet e TV SHENJA janë para burgut të Idrizovës dhe raportojnë se diku për dy orë do të lirohen nga burhu Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ndërkaq 2 herë në javë të paraqitje në Gjykatë . “Të akuzuarve A.I., F.A. H.A., dhe S.L., Gjykata u ka shqiptuar masa…

Lexo më Shumë

Edhe një i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga tetë prej tyre që ishin të pakapshëm për organet e rendit dhe sigurisë, vetë është paraqitur në polici dhe sonte duhet të merret në pyetje në Gjykatën Penale, sipas informatave nga procesi hetimor. Gjykatës nga procesi paraprak gjyqësor do të vendosë nëse do të caktojë masë paraburgimi siç kërkonte Prokuroria./Almakos

Lexo më Shumë

Veteranët e VMRO-DPMNE-së kanë i kërkuar sot kreut të partisë Nikolla Gruevski të japë dorëheqjen dhe të formojë një trup që do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një udhëheqës të ri me organe të reja udhëheqëse. Ilija Dimovski – Tenda, kryetari i parë i komunës së Prilepit dhe një nga anëtarët më të vjetër të partisë thotë se veteranët kanë sjellë pesë konkluzione, të cilat do t’i dorëzohen udhëheqjes së partisë. Ndër këto konkluzione, siç tha ai, është se vendimet kësaj kryesie nuk janë të vlefshme, sepse kundër shumicës prej tyre po zhvillohen procese gjyqësore. Veteranët thanë se u poshtëruan nga Nikolla Gruevski,…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në kanë prezantuar sot projektin përmes të cilit parashikohet që të evitohet rreziku nga vërshimet për Shkupin që vijnë nga Mali Vodno dhe Mali i ZI i Shkupit. Ndonëse në Vodno, por edhe në Malin e Zi prej kohësh janë hapur kanale me qëllim parandalimin e vërshimeve, të njëjtit me kohë nuk janë pastruar dhe janë jashtë funksionit. Rreziku më i madh për vërshime në rrethin e Shkupit vjen nga Mali i Zi i Shkupit dhe nga Vodno. Në Malin e Zi të Shkupit dhe në Vodno veç më janë hap kanale, megjithatë ata…

Lexo më Shumë