Investim i ri fillimisht prej 6,6 milionë euro do të realizohet në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) në Shkup.
Investimi është i kompanisë turke Murat Tixharet, e cila do të ndërtojë fabrikë për prodhimin e kabllove për industrinë automobilistike në të cilën në fazën e parë do të punësohen 300 persona, ndërsa prodhimi do të dedikohet për tregun evropian.
Marrëveshjen për hyrjen në ZZHTI Shkup sot e nënshkruan drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski dhe Ejup Gjylsaj nga kompania Murat Tixharet.
Ndërtimi do të fillojë për dy muaj dhe pritet të jetë i gatshëm deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Gjylsaj theksoi se është vendimtare që kompania turke të investojë në Maqedoni ka qenë bashkëpunimi shumëvjeçar mes dy vendeve, vendpozicioni i Maqedonisë afër Evropës, fuqi e kualifikuar e punës, dhe qasja pozitive e Qeverisë dhe pakoja e re e mbështetjeve dhe subvencioneve për investuesit e huaj.
Sipas Mlladenovskit, politikat e reja të Qeverisë krijojnë atmosferë të volitshme që vendi të pozicionohet si destinacion tërheqës.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev vlerësoi se nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes dhe hyrjes së kompanisë turke është dëshmi se Qeveria i mbështet investimet e huaja.
Kompania “Murat Tixharet” ka përvojë 50 vjeçare në prodhimin e kabllove për industrinë automobilistike. Punon në Azi dhe Amerikë. Ka 2.200 të punësuar. Turqia është një ndër investuesit më të mëdhenj në Maqedoni me 225 milionë euro të investuara.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Shtëpia Botuese “Shkupi” i bashkohet nismës së Merhametit për “Librarinë e Çarshisë” me libra falas
- Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës
- Arrestohet 38-vjeçari nga Zhelina, kërkohej me dy urdhërarreste për armëmbajtje
- Luana ‘trazon’ rrjetin, ekspozon trupin si ‘peshk’
- Hoxha: Vendosja e sistemit rajonal për grumbullim të mbeturinave mbetet një nga prioritetet e MMJPH-së
- Privohet nga liria burri nga Nerashti, sulmon bashkëfshatarin me një mjet metalik
- 7 vjeçari nga Vrapçishti lëndohet gjatë edukatës fizike në shkollën e fshatit
- 26 vjeçari nga Merova denoncohet për sulm fizik ndaj një të mituri

