Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së sonte kanë protestua përpara burgut të Shutkës në shenjë përkrahje ndaj personave të arrestuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. Poashtu ata kanë protestuar edhe kundër lirimin të të arrestuarve në rastin “Monstra”. Në protestë ka qenë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe sekretari gjeneral i partisë, Kristian Mickoski. Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-së u shpreh se protestuesit një ditë do të dalin nga burgu dhe se regjimin qytetarët e vendit po e shijojnë tani dhe jo dy tre vite më parë, kur thuhej se në Maqedoni ka regjim. Ai poashtu…
Author: Arian Arci
Punëtorë të ndërmarrjes nga Nj.P. “Higjiena Komunale” sot bënë pastrimin e rrugës së Banjës së qytetit. Rruga u bllokua pjesërisht nga rrëshqitjet e tokës si pasojë e të rreshurave të vazhdueshme të shiut këto ditë.
Buxheti për bujqësinë për vitin e ardhshëm arrin 10,1 miliardë denarë dhe me të do të sigurohet pagesë në kohë dhe e tërësishme e subvencioneve, ndërsa janë planifikuar edhe më shumë mjete për rritjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor., tha ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski. Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski në konferencën për media në Qeveri theksoi se propozim-buxheti është krijuar në bazë të parimit të nikoqirit të mirë dhe shpenzimit racional dhe se me të do të sigurohet servisim në kohë i nevojave të vazhdueshme të sektorit, para se gjithash bujqve dhe agro biznesmenëve. “Me propozim buxhetin për sektorin…
Reshjet e shiut të cilat ditët e fundit e përfshinë Maqedoninë shkaktuan rritje të nivelit të lumenjve dhe e vështirësuan komunikacionin në disa akse rrugore. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme në vendin tonë, stacionet matëse hidrometeorologjike tregojnë që niveli lumit Vardar është rritur dyfish nga ai I muajit nëntor. Përveç se në Demir Kapi ku shënohet 226 cm, ndërsa në muajin nëntor ishte 163 cm. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se janë të mundura dalje nga shtrati lokale në pjesën e sipërme nga rrjedha e Vardarit, gjegjësisht në rajonin e Pollogut, në rrjedhën e Treskës, si dhe…
Partitë politike me qëndrime të ndryshme ndaj vendimit të Gjykatës Supreme…. Partitë politike me qëndrime të ndryshme ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për rigjykim të rastit të ashtuquajtur “Monstrum”, apo Përbindëshi. Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për rigjykim të rastit dhe lirimin e të akuzuarve për t’u mbrojtur në liri. “Kërkesa e prokurorisë si dhe vendimi i gjykatësve janë të drejta dhe në përputhje me pritshmëritë tona dhe të qytetarëve. Që në fillet e hetimit dhe më pas edhe të gjykimit të rastit, Bashkimi Demokratik për Integrim ka insistuar për zbardhje të tërësishme të së vërtetës,…
Gjashtë deputetët duhet të sillen menjëherë në gjykatë, që në momentin kur publiku mësoi se kryeparlamentari Talat Xhaferi ka nënshkruar vendimin për heqjen e imunitetit të tyre. Kështu , vlerëson avokati Jovan Joanidis i cili thotë se koha e humbur për korrespondencën ndërinstitucionale, mund të përdoret nga të pandehurit për të ndikuar në procedurë, madje edhe për t’u arratisur. “Lënda ka një kualifikim serioz ligjor, kërcënim terrorist, i cili parashikon një dënim të paktën prej 10 vjetësh. Sikur, qoftë edhe vetëm njëri prej tyre të arratiset në këtë periudhë që i është marrë edhe imuniteti, gjyqtari dhe prokurori publik që…
Për shkak një shembje të madhe, qarkullimi në rrugën magjistrale A2 Mavrovë – Strazhë zhvillohet në një korsi me prezencë të policisë së komunikacionit, informojnë nga LAMM. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në vendngjarje dhe punojnë në pastrimin e rrugës. Shembja është dy kilometra para qafës malore në rrugën magjistrale A2 Mavrovë-Strazhë.
77 vjecari S.J. dje ka ndëruar jetë gjatë faljes së namazit në xhami, përcjell Aktuale.mk. Nga policia thonë se dje nga ndihma e shpejtë është paraqitur rasti se në xhaminë në rrugën Dushko Popovic në Cair, se ka ndërruar jetë personi në fjalë I cili ka pasur problem shëndetësore. Trupi I të ndjerit është dhënë për obduksion.
Investim i ri fillimisht prej 6,6 milionë euro do të realizohet në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) në Shkup. Investimi është i kompanisë turke Murat Tixharet, e cila do të ndërtojë fabrikë për prodhimin e kabllove për industrinë automobilistike në të cilën në fazën e parë do të punësohen 300 persona, ndërsa prodhimi do të dedikohet për tregun evropian. Marrëveshjen për hyrjen në ZZHTI Shkup sot e nënshkruan drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski dhe Ejup Gjylsaj nga kompania Murat Tixharet. Ndërtimi do të fillojë për dy muaj dhe pritet të jetë i gatshëm deri në dhjetor të vitit…
OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe sonte organizoi protestë para Gjykatës Penale në Shkup në shenjë revolte për arrestimin e deputetëve të kësaj partie dhe personave tjerë për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. Në protestë mori pjesë edhe lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, i cili nuk deshi të komentojë asgjë më tepër nga ajo që ka thënë në intervistën e tij për gazetën “Kurir”, se do ë japë dorëheqje nga pozita kryetar i partisë. Marija Andonovska nga OBRM-PDUKM në fjalimin e saj vlerësoi se më 27 prill është mbrojtur rendi kushtetues i Maqedonisë, ndërsa bashkëpartiaku i saj…
20.45 U liruan edhe Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri, njofton Portalb.mk. 20.20- Sami Luta, i burgosur në burgun e Shuto Orizares doli nga burgu. Ai u prit me duartrokitje dhe britma gëzimi nga familjarët. 19. 35- Ende pritet. Video nga dy burgjet. Familjarët shprehen se me padurim i presin të dalin dhe se janë të pafajshëm të burgosurit. 17.45 I burgosuri Sami Luta nga burgu i Shuto Orizares pritet të lirohet në çdo moment, atë e presin familjarët. Ndiqni drejtëpërdrejtë në Portalb.mk. Gjithashtu pritet të lirohen edhe dy të tjerë janë në Burgun e Idrizovës. Në ora 20 duhet të lirohet Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri. Gazetari…
Gjashtë persona nga Maqedonia dhe Serbia janë arrestuar në një operacion të mbrëmshëm lidhur me prodhimin e drogës sintetike. Prokuroria Themelore Publike njoftoi se duke realizuar bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, zbuloi instalim të laboratorit më të madh për prodhim të paautorizuar të drogave sintetike në Evropën Juglindore. Policia Maqedonase në bashkëpunim me ekip nga Serbia dhe DEA nga SHBA kanë sekuestruar më shumë se 125 kilogram drogë, kjo është rrethë gjysëm milioni tableta, me vlerë më shumë se 2,5 milion euro në një shtëpi në Tetovë, tha sot Spasovski në…

