Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska ka deklaruar se do të ketë rishikim të teksteve shkollore dhe se ky proces do të kryhet në mënyrë ligjore. Ajo ka shtuar se në procesin e revizionit do të përfshihen të gjithë librat në të cilat janë nënvizuar gabime, fakte të pavërteta, përmbajtje diskriminuese, gjuhë e urrejtjes, paragjykime dhe stereotipe. Deskoska po ashtu ka thënë se revizioni nënkupton eliminimin e përmbajtjeve të pavërteta. “Revizioni nuk do të jetë revizion i fakteve por i fakteve të pavërteta, disa çështje të cilat kanë ndodhur nuk mund t’i fshijë nga historia as unë as askush…
Author: Arian Arci
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan fillon nesër një vizitë historike në Greqi, për të përmirësuar raportet mes dy vendeve fqinje, marrëdhëniet e të cilëve janë përkeqësuar nga mosmarrëveshje të shumta. Gjatë kësaj vizite dyditore, i pari president turk që prej vitit 1952, Erdogan do të pritet në Athinë nga homologu grek, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministri, Alexis Tsipras dhe më pas do të vizitojë minoritetin mysliman të Thraces. Kjo vizitë do të ndiqet me kujdes nga drejtuesit evropianë që mbështeten mbi bashkëpunimin e Ankarasë për të vazhduar kalimin e emigrantëve dhe refugjatëve drejt ishujve të Egjeut, ndërkohë që marrëdhëniet mes Ankarasë…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Bruksel realizoi takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Në takim kryeministri i ka shprehur pritjet që Maqedonia të bëhet pjesë e Strategjisë për Zgjerim të BE-së e paralajmëruar për vitin e ardhshëm. “Konsiderojmë se kemi mjaftueshëm argumente të mira për këtë pritjen tonë. E njoftuam kryetarin Juncker me ato argumente, si dhe me përpjekjet që i bën Qeveria e re e cila e mori pushtetin pas një krize të thellë politike e cila zgjati me vite”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me Juncker. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev përkujtoi…
Gruevski është i frikësuar sepse po i ikën liria nga duart. Ai po mbledh popullin duke iu premtuar patruotuzëm të rrejshëm e vepra të shumta që nuk i realizoi kurr për maqedonasit the Ljube Boshkovski. Unë nuk dëshiroj ti ndaj qytetarët në heronj dhe tradhtarë, por këta janë heronjët e vërtetë. ne e duam maqedoninë sepse jemi maqedonas. nuk i ndajmë popullin preh heronjë në tradhëtare, e tradhëtarët ti quajmë heronj.
Drejtorët e ndërmarrjeve komunale do të humbin postet e tyre nëse deri me një shtator vitin e ardhshëm nuk do të mësojnë gjuhen angleze. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj, të dëshmuar me certifikate valide, duhet të jetë të paktën B2, sipas sistemit të vlerësimit APTIS. Afati për plotësimin e detyrimit për të njohur gjuhën angleze për drejtorët e ndërmarrjeve komunale parashihet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërmarrjet komunale, të përgatitur nga Ministria për transport dhe lidhje, të botuar kohëve të fundit në Regjistrin kombëtarë elektronik. Zëdhënësi i Ministrisë për Transport dhe Lidhjeve, Kire Kocevski, thotë se…
Ndërkohë edhe sonte dhjetëra simpatizant të VMRO-DPMNE-së janë mbledhur para Ministrisë së Drejtësisë për të kundërshtuar vendimet gjyqësore për arrestimin e deputetëve të këtij subjekti politik. Protestuesit kërkojnë lirimin e deputetëve, derisa arrestimin e tyre e quajnë revanshizëm politik dhe goditje direkt ndaj VMRO-DPMNE-së. Protestuesve me 40 min vonese iu bashkangjit edhe Nikolla Gruevski. Alsat-M
Mbahet si zemra e shqiptarisë në Maqedoni, lagjia Reçicë të Vogël e Tetovës, aty ku ndodhet dhe selia e BDI-së; por që kjo nuk i ka penguar maqedonas e serbë që të ngrejnë aty, në një shtëpi të lagjes, laboratorin më të madh në Evropën juglindore për prodhimin e drogave sintetike. Në aksionin e përbashkët të autoriteteve të Rendit në Maqedoni, ku kanë marrë pjesë dhe një ekip hetues nga Serbia, si dhe me përkrahjen e DEA-s amerikane, janë konfiskuar 125 kilogram, përkatësisht 500 mijë tableta ekstazi, në vlerë mbi 2,5 milion euro, si dhe lënda e parë për prodhim.…
Pse asnjë shqiptar prej të shumtëve që i qëndruan deri në fund VMRO-DPMNE-së nuk përmendet publikisht si trashëgimtar i Nikolla Gruevskit në postin lider i ardhshëm?, pyesin njohës të rrethanave politike në Maqedoni, shkruan Gazeta Lajm. “Kjo ka shkaktuar indinjatë të madhe te partia me seli afër laboratorit më të madh në Ballkan të drogës për këtë mosmirënjohje nga partnerët strategjikëvme te cilët kishin bashkëpunim kualitativ”, theksojnë ata.
Ish-ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankuloska, bashkë me edhe shtatë avokate, u përpoqën të bindin gjykatësit e apelit se bisedat e përgjuara për rastin “Titanik”, nuk duhet të jenë prova në sallën e gjykatës. Prokuroria Speciale ka në dispozicion 1 mijë e 063 regjistrime, si dhe një CD me SMS porosi të regjistruara mes të akuzuarve. Paraprakisht, Gjykata Penale i hodhi poshtë këto dëshmi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Alsat-M bën të ditur se PSP-ja kërkoi që Gjykata e Apelit të ndjekë praktikën tashmë të vendosur edhe në rregullimin juridik që t’i kthejë bisedat e përgjuara që tashmë janë hedhur poshtë. Mbrojtja…
Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, nesër do duet të paraqiten para gjykatësit hetues. Gjykata Penale ka pranuar njoftimin nga Kuvendi, me çka i hapet rruga organit hetues për të proceduar më tej lëndën. Sipas qëndrimit të Penales, të gjitha organet kompetente janë njoftuar në kohë dhe se pritet sjellja dhe paraqitja e deputetëve para gjykatësit të procedurës paraprake. Ndërkohë, Ministria e Brendshme është duke kërkuar edhe 6 persona të cilët deri më tani ishin të pakapshëm për policinë. Jo zyrtarisht, në mesin e tyre është edhe deputeti Lupço Dimovski, njofton Alsat-M.…
Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, thotë se mbledhje e komunitetit ka kaluar në atmosferë të mirë dhe bashkë është vendosur që më 23 dhjetor të mbahet kongres i jashtëzakonshëm, njofton Portalb.mk. “Delegatët e kongresit të rregullt nga Kumanova duhet të njoftohen, pasi që të njëjtët do të jenë edhe delegatë të kongresit të jashtëzakonshëm, Do të vendoset për dorëheqjen e kryetarit Gruevski dhe për kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën e kryetarit”, tha Milloshoski duke shtuar se pret që delegatët të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryetar të partisë. Milloshoski tha se…

