Author: Arbnora Nora

Përmes një letre publike dërguar presidentit të Maqedonisë, Gjogje Ivanov, kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, Unioni i OJQ-ve turke MATUSITEB dënon fuqishëm emërimin e Gjergj Dedajt si ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë. “Ne si Union i OJQ-ve turke – MATUSITEB me 55 organizatat anëtare, e dënojmë fuqishëm emërimin e ish zv/ministrit të Jashtëm të Kosovës, Gjergj Dedaj, si ambasador të Republikës së Kosovës në Maqedoni, person i njohur me qëndrimet e tij anti turek dhe anti islame, i cili në një deklaratë të tij adresoi fyerje të rënda për Turqinë dhe turqit…

Lexo më Shumë

Në Listën Zgjedhore e cila sot është vendosur për shqyrtim publik për referendumin më 30 shtator, të regjistruar janë gjithsej 1.805.700 qytetarë. Më së voni deri më 7 shtator KSHZ do ta përmbyll Listën Zgjedhore, në të cilën do të bëhen ndryshimet që do të dalin nga shqyrtimi publik, kështu që pritet numri i votuesve të ndryshojë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zëdhënësja e KSHZ-së Ljupka Guguçevska, sot në konferendë tha se ndryshimet në Listën Zgjedhore qytetarët mund t’i bëjnë vetëm me kërkesa, të cilat do të dorëzohen me dokumentet adekuate. “Çdo qytetar ka të drejtë të dorëzojë kërkesë në KSHZ, që…

Lexo më Shumë

Partia “Opsioni Qytetar për Maqedoninë OQM”, me të cilën udhëheq Stevçe Jakimovski, janë distancuar nga kryetari i partisë së tyre lidhur me ofendimin që ai dje ua bëri gazetarëve kur u paraqitë në gjykatë. Nga kjo parti thonë se ky është qëndrim personal i Jakimovskit dhe distancohen nga ofendimet e tij, dhe shtojnë se këto ofendime kanë qenë personale të Jakimovskit drejtuara drejt një shtëpi televizive dhe jo kundër të gjithë gazetarëve. Gazetarët të cilët kanë qenë të pranishëm para gjykatës, i kanë kërkuar që të jep deklaratë dhe të sqarojë se pse është arrestuar, ndërsa ai ju është përgjigjur…

Lexo më Shumë

Grupi i parë i besimtarëve nga Maqedonisë të cilët këtë vit do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit – Haxhin, do të nisen nesër. Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, thonë se kanë përfunduar të gjitha procedurat teknike dhe se gjithçka është gati për nisjen e tyre, informon Koha. Këtë vit nga Maqedonia shkojnë 672 haxhinj ndërsa vitin e kaluar 840. “Bashkësia Islame sivjet në tërë territorin e Maqedonisë do të ketë 672 haxhinj, të cilët do të udhëtojnë me katër aeroplanë me katër udhëtime të ndryshme. Aeroplanët do të bartin mbi…

Lexo më Shumë

Autoritetet italiane kanë dëbuar katër persona të dyshuar për terrorizëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Maqedonisë. “Katër të huaj, prej tyre një shtetas i Kosovës (37) dhe tjetri shtetas i Maqedonisë (39), janë dëbuar nga Italia për shkak të rrezikut të sigurisë në vend. Njëri nga të huajt është francez (28) i cili e ka pranuar islamin ekstrem, ndërsa tjetri shtetas i Tunizisë (45)”, shkruajnë mediat. Sipas tyre, shtetasi i Maqedonisë paraprakisht është dënuar nga gjykata në Siena, rajoni i Toskanës, për shkak të dhunës familjare dhe ka qenë nën hetim të policisë. I përkiste një organizate paramilitare…

Lexo më Shumë

GRECO, organi për luftë kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës, në raportin e tij të fundit për Maqedoninë vlerëson se “nuk ka progres të dukshëm” në këtë sferë. Ky organ konsideron se rezultatet në Maqedoni janë “dukshëm dëshpërues” dhe ju bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa konkrete në aspektin e rekomandimeve të dhëna para katër vite e gjysmë. Vetëm gjashtë nga nëntëmbëdhjetë rekomandime janë zbatuar, thekson Këshilli i Evropës. “Lidhur me deputetët, asnjë nga rekomandimet nuk është implementuar as pjesërisht, përveç kodeksit për deputetët. Sa i përket gjykatës dhe prokurorisë, raporti konstaton se vendi ka bërë progres të kufizuar”, qëndron…

Lexo më Shumë

Humanistja nga Velesi Lençe Zdravkin dhe piktori i famshëm me karrierë botërore dhe me origjinë nga Kërçova Omer Kaleshi, janë fitues të çmimit shtetëror “Nënë Tereza” për vitin 2018. Vendimin e ka miratuar Këshilli për ndarjen e çmimit nën kryesimin e akademikut Alajdin Abazi. Ky çmim jepet për të arritura të rëndësishme në interes të shtetit në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe nxitje, avancim të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillim të bashkëpunimit mes popujve dhe mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe besimeve. Çmimet për Zdavkin dhe Kaleshin do të ndahen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai ka realizuar takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, me të cilën kanë biseduar për reformat në sferën e mbrojtjes dhe anëtarësimin e vendit në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni. Scaparrotti tha se ata janë mirënjohës ndaj Shkupit për kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajon. “NATO është mirënjohëse ndaj Shkupit për pjesëmarrjet në misione të ndryshme të Aleancës. Gatishmëria e Shkupit për të marrë lidershipin në misionet në rajon, tregon se është…

Lexo më Shumë

Ministri Kulturës Asaf Ademi pas konkurseve të realizuara, ka emëruar drejtorë në tetë institucione nacionale me mandat të plotë për katër vite. Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës, Gordana Zmejkovska është emëruar drejtore në Bibliotekën “Grigor Përçiçev” në Ohër, Maja Andonovska – Ilievska drejtore në Qendrën për kulturë në Manastir, ndërsa Roska Ilieva në Qendrën për kulturë “Aco Gjorçev” në Negotinë. Për drejtor në Teatrin kombëtar në Manastir me mandat të plotë është emëruar Ivan Jerçiq. Bllagoja Atanososki – në Entin për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe Muzeun e Prilepit, Boban Huseinovski në Muzeun e Gjevgjelisë, Vaso Ristov, është…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese ka akuzuar LSDM-në se për çdo ditë keqpërdorë institucionet shtetërore. Nga kjo parti thonë se shteti për 14 muaj është shkatërruar edhe në planin ekonomik edhe në planin politik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë dëshmitarë se si Zaev dhe LSDM-ja kryejnë vjejdhje të paparë dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore të cilët i mbulojnë me raste të projektuara. Në këtë mënyrë në BE dhe në NATO nuk shkohet. Zaev i ka shitur interesat kombëtare dhe shtetërore me qëllim për të defokusuar publikun dhe që të mundet bashkë me bashkëpartiakët e…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për keqpërdorim të detyrës zyrëtare. Sipas VMRO-së Shekerinska do të jap përgjegjësi, pasi që ka ndarë tenderë dhe grante për njerëz të afërt të LSDM-së. “Radmilla Shekerinska, njëjtë sikur edhe e gjithë garnitura në pushtet po tenton që të manipulojë me opinionin dhe në këtë mënyrë sa më tepër të gënjejë popullin lidhur me Marrëveshjen kapitulluese me Greqin, tek e cila shohin shpërtim”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./Almakos

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka zbuluar se në Maqedoni janë importuar dy prodhime të modifikuara gjenetike, orizi dhe bërxolla dhe grimcat prej sojës pa u deklaruar. Edhe te misri për kokoshka janë konfirmuar modifikime gjenetike, por vetëm me analizën e parë. E dyta, superanaliza, e bërë në laboratori referente, ka qenë negative. Ka treguar se misri nuk është i modifikuar gjenetikisht. Siç deklaroi drejtori i AUV-së Zoran Atanasov, kontrollet janë zbatuar në maj të këtij viti, ndërsa disa nga analizat ende bëhen. Misri për kokoshka është nga Argjentina, bërxollat prej sojës dhe grimcat e bukës janë nga Serbia…

Lexo më Shumë