Author: Arbnora Nora

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nesër në mbledhje qeveritare do të paraqesë iniciativë për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Sigurio Publike (BSP) Lazo Velkovski. Sipas procedurës, para fillimit të seancës qeveritare, duhet të takohet komisioni kadrovik, ku harmonizohet qëndrimi për ndryshimet eventuale. Kryetar është nismëtari i shkarkimit të Velkovskit – Ministri Spasovski. Përveç tij, anëtarët e Komisionit janë zëvendëskryeministrat Koço Angjushev dhe Hazbi Lika, ministri i mjedisit Sadulla Duraku dhe ai i shëndetësisë Venko Filipce. Por, jozyrtarisht, shkarkimi i Velkovskit do të ngritët gjatë seancës. Kryeministri Zaev theksoi se Velkovski është një profesionist i vërtetë dhe bashkëpunëtor i tij i ngushtë,…

Lexo më Shumë

Shpejtësi dukshëm më të madhe të shërbimeve të të dhënave në mënyrën e shfrytëzimit të internetit, produkteve të reja nga rrjetet mobile të operatorëve, zvogëlimin e numrit të deri tani 180.000 familjeve të regjistruara në të ashtuquajturat “zonat e bardha”- fusha në të cilat nuk ekziston mundësi për qasje të gjerë, e ka potencial për shfrytëzim. Këto janë pjesë e përfitimeve nga vendosja e 5G teknologjisë në Maqedoni sipas planit të paralajmëruar operativ kombëtar për zhvillim të rrjeteve të shpejta dhe super të shpejta elektronike të komunikimit, njofton AIM. Që të bëhet realitet kjo teknologji në shtet, në periudhën e…

Lexo më Shumë

Në qershor të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 102.327 turistë të cilët kanë realizuar 243.175 bujtje, që është për 20,7 për qind më shumë turistë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe për 23,4 për qind më shumë bujtje. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve vendorë në qershor të vitit 2018, në krahasim me qershorin e vitit 2017, është rritur për 15,9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur 22,4 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërkaq, numri i bujtjeve të turistëve vendorë është rritur për 11,4 për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook thekson se Marrëveshja e Ohrit, e cila u nënshkrua sot para 17 viteve, ka krijuar perspektivë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni. Thaçi më tej shkruan se edhe pas 17 viteve Marrëveshja e Ohrit mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 17 vjet me parë ndali përfundimisht konfliktin e armatosur dhe krijojë perspektivë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni. Edhe pas 17 viteve ajo mbetet garantuesi…

Lexo më Shumë

Evelyn Farkas, si anëtare e Këshillit Atlantik ka përshëndetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ajo marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës e vlerësoi si përgjigje kundër presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Farkas në panel diskutimin me rastin e 17-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se nëse referendumi për marrëveshjen nuk ka sukses, do të jetë në dëm të demokracisë dhe sundimit të së drejtës. “Maqedonia dhe Greqia duhet të zgjedhin atë që është më e mira. Maqedonia duhet ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe putinizmit”, tha Farkas./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Sot herët në mëngjes në rrugën “Kumrovec” në Shkup është djegur tërësisht një makinë. Nga Njësiti territorial i zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit, njoftojnë se zjarri është shuar në periudhën prej orës 05:05 deri 05:50, ku kanë intervenuar tre zjarrfikës me një makinë zjarrfikëse. Sipas informacioneve të para dëmi material është 600 mijë denarë, ndërsa akoma nuk dihen arsyet e djegies së makinës./Telegrafi/ Foto: Ilustrim

Lexo më Shumë

Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, molla dhe shalqi, janë produktet që më së shumti konsumohen nga qytetarët e Maqedonisë. Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni hanë 70 kilogram bukë, 29.9 kilogram patate, 9 kilogram mish pule, 7.3 kilogram oriz, 13.1 kilogram mollë, 10.5 kilogram shalqi, 11.5 kilogram lakër, 19.7 speca dhe 14 kilogram domate, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa nga ushqimet e detit qytetarët e Maqedonisë më së shumti konsumojnë troftë, krap dhe ushqime tjera. Sipas anketës, qytetarët aspak nuk konsumojnë makarona në salcë, fruta të ngrira dhe ananas të konservuar. Qytetarët e Maqedonisë më së shumti…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme më 22 gusht, të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, përsëri do të ulen në bankën e të akuzuarve. Mes tyre edhe deputetë dhe aktivistë qeveritar. Për këtë lëndë Prokuroria Publike ka akuzuar 30 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe pesë deputetë të OBRM-PDUKM-së, të cilët sipas aktakuzës ngarkohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjykata më herët njoftoi se janë caktuar gjithsej 37 termine për diskutim kryesor, ku janë përgatitur urdhërat për përcjellje të të akuzuarve të cilët ndodhen në arrest…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup janë regjistruar 25 aksidente komunikacioni, në të cilët janë lënduar 22 persona, njëri prej të cilëve më rëndë, ndërsa në 14 aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas raportit të SPB Shkup, gjatë fundjavës 116 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe sesa e lejuara, 35 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe katër shoferë fillestarë. Nga trafiku janë shkyçur edhe 25 automjete të paregjistruara dhe një automjet me probleme teknike. Policia rrugore…

Lexo më Shumë

Pasi është zbardhur informacioni se fëmijë dyvjeçar nga Shkupi ështyë rrahur nga babai i tij, i cili gjatë incidentit ka qenë në gjendje të alkoolizuar me qëndrim të sajin ka dalë edhe Ministria për Punë dhe Piolitikë Sociale. “Ministria është e njoftuar dhe vepron ndaj rastit ku fëmijë dy vjeç me lëndimëe të lehta më 9 gusht është pranuar në kirurgjinë e fëmijëve. Ndaj babait është shqiptuar masë paraburgimi prej tetë ditësh, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijës 2 vjeç është e mirë dhe sot do të lëshohet në shtëpi. Tre fëmijët e tjerë që dje janë zhvendosur në familje për…

Lexo më Shumë

Fluksi i madh i mërgimtarëve të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë aplikuar për marrjen e dokumenteve personale ka shkaktuar tollovi në më shumë qytete. Nga Ministria e Brendshme shprehen se kanë angazhuar ekipe shtesë që do të punojnë edhe gjatë vikendit, me qëllim që të shmangin tollovit dhe tu mundësojnë qytetarëve që me kohë të pajisen me dokumentet e nevojshme. Ndërkohë që apelojnë që të mos priten momentet e fundit por qytetarët të aplikojnë me kohë. “Ne kemi përcjellë të gjitha shqetësimet e qytetarëve për këtë arsye Ministria e Brendshme do të bëjë shpërndarjen e pasaportave edhe të shtunën…

Lexo më Shumë

komisioni Shtetëror Zgjedhor shfajësohet për parregullsitë e listës zgjedhore duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është ajo e cila duhet të zgjidh çështjen e parregullsive të shumta të cilat e shoqërojnë listën zgjedhore. Kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski thotë se asnjëherë nuk do të ketë listë tërësisht të pastër zgjedhore. Ai iu bën thirrje qytetarëve që përmes shqyrtimit publik t’i ndihmojnë procesit të tejkalimit të problemeve. Institucioni përgjegjës për mbajtjen e evidencave dhe për skadim të afatit të dokumenteve dhe ndryshimin e vendeve të banimit është Ministria e Punëve të Brendshme…Mënyra e vetme që të zgjidhen problemet është…

Lexo më Shumë