Author: Arbnora Nora

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-ja ka reaguar duke thënë se “Qeveria e LSDM-së godet në xhepin e qytetarëve me anulimin e fluturimeve të lira të kompanisë “Wizzair”. Për shkak të paaftësisë së qeverisë kriminale të LSDM-së, avio-kompania Wiizair filloi t’i anulojë destinacionet e saja. Qytetarët vjeshta që vjen mund t’i thonë lamtumirë fluturimeve të lira në metropolet botërore. Nuk ka më fluturime të lira”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM. “Qesharake janë arsyetimet e Sugareskit se tenderi është ndaluar për shkak që në letrat ku ka qenë i gjithë dokumentacioni i tenderëve, nuk është shkruar emri i plotë dhe adresa e kompanisë…

Lexo më Shumë

Në konferencë për shtyp Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski tha se “Nuk është e saktë se Qeveria qëllimisht e anuloi thirrjen publike për ndarjen e përkrahjes financiere për fluturime të lira”. Duke reaguar ndaj akuzave të sotshme të OBRM-PDUKM-së, ministri Sugareski tha se Komisioni që e ka udhëhequr procedurën e thirrjes publike ka vepruar në pajtim me procedurat dhe rregullat ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Komisioni që e udhëhiqte procedurën ka vepruar në pajtime me të gjitha rregullat ligjore dhe si rezultat i raportit të tyre, Ministria solli vendim për anulimin e thirrjes publike. Nuk ka lëshime të vogla…

Lexo më Shumë

I gjithë opinioni në Maqedoni ishte i shokuar nga marrëdhënia e përkëdhelëses në çerdhe në Gjevgjeli, kur në rrjetet sociale u publikua video se si e njëjta i drejtohet më fjalë ofenduese ndaj një fëmije. Institucionet menjëherë reaguan dhe ishte dërguar në inspekcion në të njëjtën çerdhe që të vërtetohet si dhe pse ka ndodhur. Kryetari dhe themeluesi i ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac, për “Fokus” komentoj rreth gjithë situatës. Ai bëri apel që prindërit të kenë bashkëpunimin më të madh me fëmijët dhe edukimi për fëmijët të jetë që në moshën e vogël, përcjell…

Lexo më Shumë

Deri më sot në Serbi janë raportuar 126 raste të etheve të Nilit Perëndimor, duke përfshirë 11 vdekje, sipas faqes së internetit të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë. Më së shumti raste të regjistruara janë në Beograd (61), Baçkën Jugore (24), Banatin e Jugut (22), Baçka Perëndimore (6) etj. Ethet e Nilit Perëndimor janë një sëmundje virale që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Lexo më Shumë

Në Strugë mbretëron kaos në trafik. Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të hapësirave të parkimit, makinat parkohen në trotuare dhe në sipërfaqe të gjelbra. Kjo ndodh në kohën kur në Strugë kanë mbërritur një numër i madh të turistëve dhe mërgimtarëve. Problem shtesë janë ndryshimet në regjimin e trafikut në shumë rrugë, gjë që krijon rrëmujë dhe kolona të gjata të makinave. “Kjo është gjithmonë kështu në Strugë, por tani mendoj se është më keq. Me makinë vij në Strugë nga mërgimi dhe kam frikë të vozis, është katastrofë. Ky nuk është qytetërim. Është e trishtueshme që një vend…

Lexo më Shumë

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë me paralajmërimet e ndryshimit të Ligjit për Banka, do të fitojë të drejtën që të bllokojë llogaritë bankare të personave fizik, të cilët kanë borxh të caktuar doganor. Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski sqaroi se deri më tani procedura është kryer nëpërmjet Drejtorisë për të Ardhura Publike, sepse nuk ka pasur bazë që ta kërkojnë bllokimin e llogarive bankare direkt në banka. “Me ndryshimet çka kërkohet në Ligjin për banka Drejtoria nuk kërkon kontroll në xhirollogaritë të personave fizik, por Drejtoria e Doganave vetëm kërkon të ket qasje në pajtim me kompetencat e…

Lexo më Shumë

Shilegov është kryetari i komunës më i paaftë në historinë moderne të Shkupit, deklaroi sot këshilltarja në Qytetin e Shkupit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Irena Popova, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo theksoi se për shkak të paaftësisë së tij Shkupi po i ngjan një qyteti të braktisur. Popova shtoi se edhe pse ekziston program për kujdesin dhe trajtimin e qenëve të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, sipas asaj që shikojmë nuk po zbatohet. “Ndërtimin e disa stacioneve të vogla nëpër disa komuna të vogla të Shkupit, atje ku ekzistojnë kushte”, vlerëson Popova. Siç tha ajo qytetarët kërkojnë rezultate. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministria e mbrojtjes për 20 avionët e saj ka planifikuar të harxhoj gjysmë milionë euro (pa TVSH) për më shumë se 700.000 litra naftë. Kjo shumë është paraparë për periudhë njëvjeçare për avionët dhe helikopterët e ARM-së. E gjithë kjo është e shkruar në marrëveshjen të cilën ministria e mbrojtjes është dakorduar të mërkurën e kaluar me “Makpetrol”. “Makpetrol” përsëri u paraqit si ofertues i vetëm të tenderit. Sipas të dhënave Ministria e Mbrojtjes do të blej dy lloje të naftës. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov sot njoftoi se preparati që është përdorur gjatë spërkatjes së mushkonjave në kryeqytet nuk ndikon në shëndetin e njerëzve. Ai tha se këtë vit kushtet klimatike kanë kontribuar që në mënyrë intensive të paraqiten mushkonjat, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Preparati që e kemi përdorur këtë vit nuk ndikon mbi shëndetin e përgjithshëm të njerëzve dhe pak apo minimalisht ndikon në pjesën tjetër të botës së gjallë. I trajton kryesisht mushkonjat dhe insektet tjera që paraqiten si insekte të dëmshme në këtë periudhë. Qyteti zakonisht në mënyrë përkatëse i komunikon bletarëve që t’i mbrojnë foletë…

Lexo më Shumë

74-vjeçari nga Shkupi, dje ka humbur jetën në fshatin Qoseleri duke drejtuar traktorin e tij. Siç njoftojnë nga MPB, S.P në periudhën prej orës 10:30 deri 11:00 në një rrugë të pakategorizuar në Komunën e Loyovës, duke e drejtuar traktorin “IMT 533” ka humbur kontrollin, ka dalur nga rruga dhe ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Institucionit Publik Shëndetësor në Shën Nikollë. Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i stacionit policor në Shën Nikollë, ndërsa pas urdhrit të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes për varrim./Telegrafi/ Foto: Ilustrim

Lexo më Shumë

Dita e parë e Kurban Bajramit 21 gusht (e martë), është ditë jopune për qytetarët e komunitetit mysliman të Republikës së Maqedonisë sipas Ligjit për festat shtetërore, deklarojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Ministria qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë ua uron festën e Kurban Bajramit.

Lexo më Shumë

Një total prej 542 aplikime deri në orën 13:00 të ditës së sotme, janë dorëzuar përmes aplikacionit të internetit pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga qytetarë për votim në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Shumica e aplikacioneve janë pranuar nga Britania e Madhe. Numri më i madh i aplikimeve për votim u paraqitën në Londër – 50, në Bernë – 44, Toronto – 36, Vienë – 31 dhe në Lubjanë – 29. Sa i përket të dhënave nga shqyrtimi publik në listën e votuesve, KSHZ-ja informon se nga dita e djeshme gjithsej 821 qytetarë kanë…

Lexo më Shumë