Author: Arbnora Nora

Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur për kritikat që vijnë nga Bullgaria në lidhje me miqësinë mes dy vendeve. Ai në llogarinë e tij në Facebook thotë se nuk ka dyshime se miqësia dhe bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është i sinqertë. “Shikoj se në Bullgarinë mike është hapur debat publik dhe u shtrua madje edhe pyetja nëse ne dy vendet dhe dy popujt ndërtojmë miqësi dhe bashkëpunim të sinqertë. Dua t’i porosis të gjithë qytetarët, madje edhe kritikët në Maqedoni dhe Bullgari të mos kenë dilema se miqësia dhe bashkëpunimi janë të sinqerta”, shkruan Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai thotë…

Lexo më Shumë

Fushata për organizmin e referendumit do të jetë qeveritare ndërkaq partitë në pushtet së bashku do ta mbështesin ekipin qeveritar që do të bëjë fushatën, kjo sipas asaj që flitet jo zyrtarisht në Qeveri. Deri tek ky qëndrim ka ardhur, e që pritet te bëhet publike së shpejti, për shkak se duan ti japin karakter shtetëror Referendumit duke mos bërë fushatë speciale partiake. Por edhe nga prononcimi për gazetën KOHA i zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha, jep të kuptohet qartë se Qeveria do të jetë promotorja kryesore për fushatën pro Referendumit. “Në pajtim me Ligjin për Referendum, Qeveria po shqyrton…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore sot po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit për shkak të pushimeve verore është rritur. Nga LAMM informojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë,…

Lexo më Shumë

Pa ujë për pije sonte prej orës 20 deri në përfundimin e punës do të mbeten disa pjesë të Aerodromit dhe Lisiçes së Re (zona e lartë – objektet banesore mbi katin e pestë), Pripori, Sopishtja, Rakotinci dhe Dobri Dolli, si dhe një pjesë e Kisella Vodës në rr “Hristo Tatarçev” krahu 2, Zona e Servisit Jug, një pjesë e bulevardit “Boris Trajkovski” dhe një pjesë e bulevardit “Serbia” ( nga rrethrrotullim i ri deri te bulevardi “Boris Trajkovski”, kumtuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup”. Ndërprerja në furnizimin me ujë është për shkak të rikonstruimit të ujësjellësit që…

Lexo më Shumë

Tregu i punës ka nevojë për zejtarë, ndërsa nga ana tjetër sektori real është i përmbytur me ekonomistë dhe juristë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se qytetarët kanë më shumë interes për vendet e punës – programues, kontabilist, ekonomistë dhe juristë, farmacistë dhe dizajner grafik. Por, në të kundërtën, sektorët më të zakonshëm ku të papunësuarit gjejnë një punë të re, sipas koordinatorit të masave aktive për punësim, Violeta Stojanoviq, janë në tregtinë me shumicë dhe pakicë, industrinë përpunuese, ndërtimtari, hotelieri dhe transport. Në faqen e internetit të Agjencisë së Punësimit aktualisht ekzistojnë rreth 8,500 vende të lira…

Lexo më Shumë

Një banor 41 vjeçar S.I. nga fshati i Velesit, Buzallakovë është lënduar rëndë në një aksident që dje pasdite ndodhi në Rosoman. Nga SPB Veles për AIM thanë se aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Aksidenti ka ndodhur mes automobilit “Peugeot” me targa franceze i drejtuar nga A.B (25) dhe automobilit “Volkswagen” me targa të Velesit e drejtuar nga banori i Buzallakovës. I lënduari rëndë është dërguar dhe mbajtur për shërim në ISHP Spitali i përgjithshëm – Kavadar”, tha zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit policor…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se tani kur referendumi është i sigurt, kur është arrit marrëveshje historike me Greqinë, Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë qëndrim të qartë. Ata thonë se plot një dekadë, në çdo ngjarje publike dhe në çdo program të saj, OBRM-PDUKM-ja theksonte se për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, qytetarët do ta kenë fjalën e tyre të fundit në referendum. “Sjellja e papërgjegjshme e OBRM-PDUKM-së dhe udhëheqësisë së saj është e dëmshme për shtetin dhe të gjithë qytetarët e saj. Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet të prononcohen për referendumin dhe të qartësojnë se…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë parahetimore për dyshimet në lidhje me shkeljen e ligjit për shpalljet publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Siç njoftojnë nga Prokuroria, procedura parahetimore është rezultat i publikimeve të disa mediave në Maqedoni në lidhje me parregullsitë gjatë shpalljeve për tenderë në Ministrinë e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Lënda ka të bëjë me procedurën për shpallje publike për reagjentë dhe teste të gjakut në vlerë prej 35 milionë eurove dhe blerjen e ilaçeve për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, pa procedurë për tender në vlerë prej 24.6 milionë…

Lexo më Shumë

Qeveria nuk tregon qartë se kur do të caktohet seanca për shqyrtimin dhe më pas, shkarkimin e mundshëm të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Llaze Vellkvoski pas skandalit në të cilën u përfshi ditë më parë, për shpërdorimin e makinës së tij zyrtare me vajzën e tij, për udhëtim jashtë vendit. Ditë më parë vetë Ministri i Punëve të Brendhsme Oliver Spasovski paralajmëroi se do të propozojë shkarkimin e Llaze Vellkovskit në seancën e radhës të Qeverisë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se tashmë Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve Profesionale ka kryer të gjitha kontrollet…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski, konsideron se për momentin ka kalkulime brenda partiake në radhët e LSDM-së më institucionalizimin përmes MPB-së. Që kur ishte zbuluar se personi zyrtar me automobil zyrtar e ka dërguar bijën e tij, njeriu i parë i Byrosë për Siguri Publike, Lazo Vellkovski, në pushim në Greqi, deputeti i OBRM-PDUKM-së thotë se lufta e LSDM-së do të bëhet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, meritoi shkarkim. Por, pyetja është kush e futi në kurth? Me siguri dikush nga brenda, bashkëpunëtorët e Ministrit që kanë…

Lexo më Shumë

Delegatë e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë është takuar me përfaqësues të Misionit për mbikëqyrje të ODIHR, ku kanë biseduar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe referendumin, të cilët ndikojnë në punën e mediave. Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se pushteti dhe opozita e keqpërdorin referendumin që të sigurojnë financim të propagandës së tyre politike me para publike duke shkaktuar dëme të rënda mbi lirinë e mediave dhe gazetarisë profesioniste. Selmani vlerësoi se me këtë zgjidhje ligjore kthehen fushatat e qeverisë nga koha e regjimit të Gruevskit, kur me para publike qeveria bënte fushata mediatike për “sukseset” në punën…

Lexo më Shumë