Author: Arbnora Nora

hjetë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa një ka marrë lëndime të rënda trupore në 14 aksidente trafiku të evidentuar në rajonin e SPB Shkup gjatë natës së kaluar. Nga aksidentet gjashtë kanë qenë me dëme të shkaktuara materiale. Policia e trafikut ka sanksionuar 24 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së caktuar, janë shkyçur nga komunikacioni 23, prej të cilëve 19 para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit, një person ka qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa tre kanë qenë shoferë fillestar. Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 14 automjete të paregjistruara. Janë shqiptuar 97 masa për parkim…

Lexo më Shumë

Për shkak intervenimeve teknike në rrjetin përçues elektrik nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komuna e Butelit, Ilindenit, Qendrës dhe Studeniçanit. Prej orës 7:50 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga Vizbegu komuna e Butelit, prej orës 8:00 deri në orën 10:00 firmat Gama Invest, Rio Kafe dhe Deni Internacional në komunën e Ilindenit, prej orës 9:00 deri në orën 14:00 objektet në afërsi të “Guacës” në Parkun e Qytetit, terreni i tenisit “Jug” dhe “Ezerce” në komunën Qendër dhe prej orës 8:30 deri në orën…

Lexo më Shumë

Tre zjarre mbrëmë kanë shpërthyer në rajonin e Kumanovës, informojnë sot nga Njësiti territorial kundër zjarreve. Zjarrfikësit dje kanë intervenuar në zjarrin që shpërtheu nën përkujtimoren “Kullotat” nga ora 20:45 deri 21:00. Zjarri kaploi barin e thatë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mbrëmë në dy vende zjarr ka pasur edhe në “Bagrem Banja” në lagjen “Pero Çiço”. Zjarri i parë është regjistruar në orën 13:00, ndërsa i dytë në lokacionin e njëjtë në orën 18:15. Me rritjen e temperaturave thuajse çdo ditë digjet bari i thatë dhe kullotat në disa lokacione në Kumanovë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet, sot përmes një komunikate thekson se LSDM-ja dhe qytetarët i janë përkushtuar ardhmërisë evropiane, ndërsa OBRM-PDUKM-ja mbrojtjes së krimit. “OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet me atë që qëllimet e tyre të vërteta janë zbuluar. OBRM-PDUKM-ja opozitare është e fokusuar vetëm në mbrojtjen e krimit që 11 vite e zbatonte kryesia e mëparshme e kësaj partie. OBRM-PDUKM-ja nuk mendon as në ardhmërinë e shtetit e as të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Nga kjo parti më tej shtojnë se të vërtetën që e publikoi zëvendëskryeministrja dhe zëvendëskryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska është se 90 për qind e kohës…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Prespës për emrin meriton mbështetje të gjerë shoqërore dhe politike. Është për keqardhje që opozita dhe presidenti nuk e panë rëndësinë e marrëveshjes dhe e shfrytëzojnë për pikë politike, thotë në një intervistë për AIM, Florian Bieber, ekspert për Ballkanin dhe profesor në Universitetin në Grac. Ai gjithashtu thotë se ideja për bojkotimin e referendumit dështë hap i ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Marrëveshja e tillë në kuptimin ideal duhet të ketë mbështetje të gjerë shoqërore dhe politike. Është për keqardhje që opozita dhe presidenti nuk e panë rëndësinë e marrëveshjes dhe e shfrytëzojnë për fitim të pikëve politike.…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë. Pasdite në vendet malore do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryjë edhe erë mesatare jugore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 der 21 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 27 deri 36 gradë celcius. Nesër moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa të shtunën pritet të ketë ulje të temperaturave./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Së pari, gjenerali Skaparoti do të pritet zyrtarisht në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të ketë takim me delegacioni e MB-së dhe Armatës, të udhëhequr nga ministrja Radmilla Shekerinska. Pas takimit, gjenerali Curtis Scaparrotti do ta vizitojë kazermën “Ilinden” ku do të ekspozohet një stërvitje. Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë në paraqitjen para Senatit në mars, shprehu shqetësimin e tij rreth trazirave potenciale në…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Sot në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanoc është rritur numri i automjeteve, ku koha e pritjes për dalje prej shtetit është prej 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatur të lëvizjes si dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut,…

Lexo më Shumë

Dallimi prej 6,4 për qind në dobi të qytetarëve të anketuar në Maqedoni të cilët do të japin mbështetje për pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e Marrëveshjes së Prespës”, duket se shkakton dozë optimizmi në Athinë dhe Shkup. Ky është vlerësimi i një pjese të mediave greke të cilat e transmetojnë anketën për referendum në Maqedoni. Sipas rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik të cilin për MCMS e ka zbatuar agjencia M-prospekt në periudhën nga 24 korriku deri më 1 gusht, mbështetje për pyetjen e referendumit do të jepnin 41,5 për qind,…

Lexo më Shumë

Rruga Tetovë-Pirok dhe rruga Tetovë-Jazhincë tashmë vite me radhë janë kthyer në rrugë të tmerrshme për vozitësit. Pothuajse çdo ditë në këto rrugë regjionale regjistrohen aksidente, shkruan gazeta Koha. Arsyet më të shpeshta për numrin e madh të aksidenteve në këto rrugë janë mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjegjësisht vozitja e shpejtë, mos respektimi i sinjalistikës rrugore, stërngarkimi i rrugës për shkak të rritjes së fluksit të automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë, sidomos në muajt e verës,por edhe për shkak të dëmtimit të rrugës në shumë pjesë të sajë. Si rezultat, në këto rrugë regjionale janë…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një kumtese ka reaguar partia opozitare OBRM-PDUKM-ja duke thënë se Oliver Spasovski dhe LSDM-ja janë turpi i Maqedonisë. “Gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre filluan ta prishin imazhin e shtetit edhe në nivel ndërkombëtar, duke sjell dëm të pakthyshëm te partnerët nga koalicioni global kundër për luftimin kundër terrorizmit. Për t’i fshehur skandalet, keqpërdorimet dhe kriminelët ku janë kapur miqtë e Zaevit, mbrëmë përsëri është keqpërdorur Ministria e Punëve të Brendshme që ta dezinformojë publikun me aksion të sajuar kundër terroristëve dhe radikalëve që kanë marr pjesë në luftërat në Siri”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke shtuar se MPB-ja…

Lexo më Shumë

Pjesë të Evropës janë goditur nga stuhi të fuqishme dhe në disa vende ka përmbytje. Stacioni i motit Severe Weather Europe ka njoftuar më parë se stuhitë janë rezultat i ajrit të ftohtë nga Atlantiku. Për sot është paralajmëruar rënie e temperaturave në shumë vende të Evropës Qendrore. Stuhia ka goditur pjesë të Francës, Austrisë dhe Zvicrës.

Lexo më Shumë