Author: Adijat

Ish kryetari i Këshillit të komunës së Shuto Orizarës në Shkup nga radhët e LSDM-së, Gege Demirovski, ka akuzuar rivalët e tij bashkëpartiak se e kanë sulmuar mbrëmë me shufra hekura duke dashur ta vrasin, shkruan Fakte. Ai ka thënë se ata që e kanë sulmuar janë zhytur në kriminalitet dhe punë mafioze, prandaj ai u pengon. Rastin e ka paraqitur në polici Demirovski dhe pret që, siç thotë ai, nëseinstitucionet nuk ndërmarrin masa ai vet do të ndërmerr masa. Sipas tij, rasti ka ndodhur në lagjen e Topanës në Çair. Ndryshe, Gege Demirovski së bashku me Kurto Dudush ishin…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës, nga Aleanca për Shqiptarët informuan se pjesëtari i tyre, kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari është “kërcënuar me jetë”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB), deklaruan se rasti është paraqitur dje pastide në stacionin policor në Gostivar, megjithëse sqaruan se kërcënimi nuk ka qenë direkt i llojit “do të vras, do të mbys”, transmeton Portalb.mk. “Gjatë pasdites së djeshme, në stacionin policor në Gostivar është paraqitur rasti, ku thuhet se kryetari i Komunës së Gostivarit, ka marrë kërcënime nga njëri nga të punësuarit, për shkak siç thuhet, ia ka ulur rrogën. Kërcënimi nuk ka qenë direkt nga…

Lexo më Shumë

Në pritje të finalizimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit, Athina vlon nga reagime të ndryshme. Lideri i partisë së koalicionit qeveritar, “Grekët e Pavarur”, Panos Kamenos tha se pos termit “Maqedoni” asgjë nga marrëveshja eventuale nuk është kontestuese për partinë e tij, por se gjithsesi nuk do ta pranojë të njëjtën. Kamenos u shpreh skeptik nëse marrëveshja do të kalojë referendumin e Shkupit. Jam në komunikim të vazhdueshëm si me Ciprasin, ashtu edhe me Kociasin. Vlerësoj se në asnjë rast kjo marrëveshje nuk do të pranohet në referendum ose nga shumica në Kuvendin e Shkupit. Shoh kushte…

Lexo më Shumë

Ndryshimi dhe plotësimi i programit për shërbime mjekësore pa pagesë për participim për pensionistët, është e shpallur në “Gazetën Zyrtare” dhe me këtë, të gjithë pensionistët, pa dallim nga shuma e pensionit, do të marrin shërbim mjekësor falas. Deri tash shërbimin mjekësor falas e kishin pensionistët me pension më të vogël se 12.600 denarë. Falas janë edhe shërbimet mjekësore për fëmijët nën moshën 18 vjeçare, familjet e të cilëve janë shfrytëzues e ndihmës sociale në Republikën e Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Në Maqedoni vitin e kaluar nga dhuna kanë vdekur 421 persona, që është ulje për 15.3 për qind në raport me vitin 2016, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Personat që kanë nderuar jetë nga dhuna, në mortalitetin e përgjithshëm bëjnë pjesë me 2.1 për qind. Në strukturën e të vdekurve prej dhunës sipas gjinisë dhe në vitin 2017 si edhe në vitet paraprake numri më i madh janë meshkuj edhe atë 75.1 për qind. Rastet e vdekjes së dhunshme, kanë ndodhur gjatë “fatkeqësive” me 66.0%, më pas “Vetëvrasjet” me 26.4% dhe “Vrasjet” me 7.6%. Në kategorinë “Fatkeqësi”,…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Timjanik, në fund të protestës së sotme kundër ndërtimit të Qendrës për ri-socializmin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, nuk u pajtuan as me ndërtimin e një qendre të tillë në fshat, as me një çerdhe për të cilën ata pretendonin se ishin arsyeja pse nuk dëshironin një objekt të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Njëri prej tyre u përpoq në emër të të gjithë banorëve të tregtoj dhe ofroi fushën e tij jashtë fshatit për t’u ndërtuar atje një qendër. “Unë do t’ju jap një hektar në fushë për të ndërtuar një objekt atje. Gjyshi im më…

Lexo më Shumë

Organizata për ushqim dhe agro-kulturë (OPA) mbështet 10 shtete të Evropës lindore, Afrikës, Azisë, Karaibeve dhe Amerikës Jugore që të realizojnë iniciativa për mbrojtje dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike përmes projekteve të Programit për gatishmëri kombëtare, finansuar nga Fondi i Gjelbërt Klimatik. Projektet – në Burkina Faso, Kongo, Guineja Ekuatoriale (dy projekte), Kenia, Guajana Kirgistan, Laosi, Maqedonia, Sent Kits dhe Nefis – do të kapin rehabilitimin e degradimit të tokes dhe maleve, menaxhimin e mospasjes së ujit, zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm blegtoral me nivele të ulëta të dëmeve, zvogëlimin e rezikut për katastrofa dhe përforcimit të rezistencës së…

Lexo më Shumë

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Aleksis Cipras, kanë realizuar bisedën aq të përfolur telefonike. Sipas qeverisë, biseda është realizuar mes orës 14 dhe 15 dhe ka zgjatur një orë, shkruan Gazeta Lajm. Edhe pse gjatë bisedës janë shqyrtuar disa opsione, nuk është arritur ndonjë ujdi, por nesër do të realizohet një bisedë e re. “Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev sot realizoi bisedë 60 minutëshe me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Greqisë, Aleksis Cipras. Biseda u realizua mes orës 14 dhe 15, sipas kohës maqedonase. Gjatë kohëzgjatjes së bisedës është diskutuar për çështjet e mbetura…

Lexo më Shumë

Kuvendin sot ka miratuar Kodin etik, i cili rregullon sjelljen e deputetëve, veshjen e tyre dhe realizimin e seancave. Pavarësisht se Kodi u miratua në bashkëpunim me opozitën, gjatë debatit nuk munguan “ thumbimet” mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së se kush është më i përkushtuar ndaj procedurës së punës. Kordinatori i LSDM-së, Tomisllav Tuntev ka lavdëruar miratimin e Kodit dhe pret qe deputetët të jenë në nivel të detyrës. “Ne nga kjo foltore kemi pasur gjuhë të urrejtjes, gjuhë të frikës që çuan deri në situate të cilat nuk guxonin të ndodhin. Andaj, për mua dhe për këtë pjesë të shumicës…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në profilin e tij në facebook ka shkruar se Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov tashmë po kërkon një pozitë të re në Kombet e Bashkuara, në fakt nuk dëshiron ta mbaron mandatin e tij si Shef i Diplomacisë së Maqedonisë. “Nuk e di nëse karriera e Nikolla Dimitrovit është në “vijë të njëjtë”, me atë të Zaevit, e cila varet kryesisht nga zgjidhja e çështjes së emrit. Por diplomatë nga Kombet e Bashkuara njoftojnë se ministri na plan afatgjatë nuk e sheh perspektivën e tij në Republikën e Maqedonisë. Megjithatë koha do tregojë”, shkruan Milloshoski.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela në Kuvend më 27 prill 2017, për nëntë nga të akuzuarit, pasi që në seancën e kaluar ishte tërhequr aktakuza kundër Sasho Senkov. Prokurori Darko Jakimovski, në seancën e kaluar propozoi ndryshim të aktpadisë, sipas të cilit dy nga të akuzuarit Cejo Georgievski dhe Stojan Pavlevski ngarkohen për dhunë, ndërsa të akuzuarit e tjerë Kire Georgievski,k Oliver oshavkovski,k Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar jaenvski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov ngarkohen për tentim për vrasje. Këshilli gjyqësor, me propozim të Prokurorisë solli vendim…

Lexo më Shumë