Ish kryetari i Këshillit të komunës së Shuto Orizarës në Shkup nga radhët e LSDM-së, Gege
Demirovski, ka akuzuar rivalët e tij bashkëpartiak se e kanë sulmuar mbrëmë me shufra
hekura duke dashur ta vrasin, shkruan Fakte. Ai ka thënë se ata që e kanë sulmuar janë
zhytur në kriminalitet dhe punë mafioze, prandaj ai u pengon. Rastin e ka paraqitur në
polici Demirovski dhe pret që, siç thotë ai, nëseinstitucionet nuk ndërmarrin masa ai vet do
të ndërmerr masa. Sipas tij, rasti ka ndodhur në lagjen e Topanës në Çair.
Ndryshe, Gege Demirovski së bashku me Kurto Dudush ishin dy figurat kyçe të LSDM-së në
Shutkë në zgjedhjet e fundit, si dhe njerëzit më të besueshëm të krerëve të kësaj partie
Zaev, Spasovski dhe Zekiri. Pasi fituan zgjedhjet, në të cilat Dudush u zgjedh kryetar
komune, ndërsa Demirovski u emërua Kryetar i këshillit komunal. Mirëpo pas pak kohe,
plasi sherri mes tyre dhe këshilli shkarkoi Demirovskin ndërsa në vend të tij emëroi gruan e
kryetarit Dudush.
Policia ende nuk e ka kualifikuar zyrtarisht këtë incident si tentim vrasje.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë
- Mexhiti: Në Bërvenicë thyem tabunë, por paguam një çmim
- Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton ligjin për përfaqësim të drejtë
- Meta investon 95 miliardë dollarë për të forcuar inteligjencën artificiale
- Ermal Hasimja: Jo përçarjes, thirrje për bashkim të gjithëve
- Mexhiti: VLEN ndjek me vëmendje protestat në Shqipëri
- “Ushtria e Lulës”, si grupi në WhatsApp ndryshoi rrjedhën e zgjedhjeve në Brazil
- MPB: Në Francë sekuestrohen 68 kilogramë kokainë sipas informatave operative të policisë së Maqedonisë


