Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela në Kuvend më 27 prill 2017, për nëntë nga të akuzuarit, pasi që në seancën e kaluar ishte tërhequr aktakuza kundër Sasho Senkov. Prokurori Darko Jakimovski, në seancën e kaluar propozoi ndryshim të aktpadisë, sipas të cilit dy nga të akuzuarit Cejo Georgievski dhe Stojan Pavlevski ngarkohen për dhunë, ndërsa të akuzuarit e tjerë Kire Georgievski,k Oliver oshavkovski,k Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar jaenvski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov ngarkohen për tentim për vrasje. Këshilli gjyqësor, me propozim të Prokurorisë solli vendim që masa e paraburgimit ndaj Cejo georgievskit dhe Stojan pavlevski të hiqet dhe u caktoi masë kujdesi, paraqitje e detyrueshme në Gjykatë dhe ndalesë për largim nga shteti. Në sallën e gjykatës. në seancën e kaluar, u alivanos i akuzuari Aleksandar janevski Toshta, pas çka me Ndihmë të shpejtë u dërgua në spitalin e Klinikës për kardiologji. Përfaqësuesi i të dëmtuarit, Abidin Abduli, pas përfundimit të seancës së fundit, konfirmoi se është i mundur zgjerimi i aktakuzës kundër personave të tjerë të vilët nuk janë përfshirë, ndërkaq që shihen në video xhirimin më të ri, por pasi që plotësisht do të konsultohen me prokurorinë.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlindës: Si vendimet e gabuara e çuan në fatalitet
- Analisti i drejtohet Ramës dhe Berishës: Pasi të lini pushtetin, në ç’hale do të jetoni?
- Organizata rinore e konservatorëve gjermanë kërkon dislokimin e ushtrisë në protestat studentore
- Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë
- Mexhiti: Në Bërvenicë thyem tabunë, por paguam një çmim
- Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton ligjin për përfaqësim të drejtë
- Meta investon 95 miliardë dollarë për të forcuar inteligjencën artificiale
- Ermal Hasimja: Jo përçarjes, thirrje për bashkim të gjithëve


