Gjatë fundjavës, nga Aleanca për Shqiptarët informuan se pjesëtari i tyre, kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari është “kërcënuar me jetë”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB), deklaruan se rasti është paraqitur dje pastide në stacionin policor në Gostivar, megjithëse sqaruan se kërcënimi nuk ka qenë direkt i llojit “do të vras, do të mbys”, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë pasdites së djeshme, në stacionin policor në Gostivar është paraqitur rasti, ku thuhet se kryetari i Komunës së Gostivarit, ka marrë kërcënime nga njëri nga të punësuarit, për shkak siç thuhet, ia ka ulur rrogën. Kërcënimi nuk ka qenë direkt nga personi, por nëpërmjet të punësuarit tjetër, në formën “se do të merremi vesh ne””, thonë për Portalb.mk nga MPB-ja. MPB në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë
- Mexhiti: Në Bërvenicë thyem tabunë, por paguam një çmim
- Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton ligjin për përfaqësim të drejtë
- Meta investon 95 miliardë dollarë për të forcuar inteligjencën artificiale
- Ermal Hasimja: Jo përçarjes, thirrje për bashkim të gjithëve
- Mexhiti: VLEN ndjek me vëmendje protestat në Shqipëri
- “Ushtria e Lulës”, si grupi në WhatsApp ndryshoi rrjedhën e zgjedhjeve në Brazil
- MPB: Në Francë sekuestrohen 68 kilogramë kokainë sipas informatave operative të policisë së Maqedonisë


