Author: Adijat

Kompania automobilistike Ford Fiesta sot festoi 40-vjetorin e ekzistencës së saj në treg. Drejtori i përgjithshëm i Mi-da Grand Motors  për Maqedoni, Driton Zairi, tha që me rastin e 40-vjetorit, Ford Fiesta organizoi një lojë shpërblyese. Kjo lojë përfshinte kërkimin e veturës Ford më të vjetër të prodhuar, meqenëse interesimi ishte shumë i madh tha Zairi, arritën ta gjejnë veturën e prodhuar pikërisht në vitin 1979, domethënë vetëm 3 vjet nga krijimi i kësaj kompanie. “Sot ne në Ford Mi-da Grand Motors festojmë si e gjithë bota, në industrinë automobilizmit 40 vjetorin e Ford Fiestës, ku ne bëmë një lojë…

Lexo më Shumë

Do të ndodhë ose jo takimi historik i të gjitha partive politike shqiptare në një vend? Është kjo një pyetje e cila ka shquajtur kurreshjten e opinionit shqiptarë në Maqedoni, pas ftesës që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë partive politike për një takim të përbashkët nesër në ora 13:00 në Aleksandar Palace. Deri tani kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht vetëm përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Lëvizja BESA dhe PDSH ende nuk janë prononcuar për takimin në fjalë. Mirëpo nga informatat të cilat ka siguruar portali Almakos nga burime të brendshme të Lëvizjes BESA, thuhet që…

Lexo më Shumë

Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim kanë shprehur lëvdatë për të gjitha institucionet në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 dhe qytetarët e Maqedonisë, por kanë shprehur shqetësim për ndarjet shoqërore në Maqedoni. Sipas tyre data e 11 dhjetorit ishte festë për Maqedoninë, zgjedhje të aplikuara pa asnjë incident. “Kriza politike dyvjeçare tregojnë ndarje të thellë të shoqërisë, në bazë nacionale por edhe ideologjike. Kjo ndarje rezulton me mandate të ndara. Dhe vijmë në një rrugë qorre. Konstatojmë se kjo gjendje është ndërtuar nga gabimet e njëjta dekada me radhë. Duhet një analizë substanciale e gjendjes shoqërore në të…

Lexo më Shumë

Petardet po kallen në rrugë, nëpër terasa, në hyrjet e banesave për të thënë më shumë. Shumica prej këtyre po i akuzojnë prindërit se pse ato po i blejnë këto lojëra të rrezikshme fëmijëve ose pse po i japin atyre para për to, duke mos i menduar pasojat. Këto materiale piroteknike, edhe pse po shiten ilegalisht shpesh herë po vijnë në duart e fëmijëve si dhe tinejxherëve. Për përdorimin e tyre janë parapa gjoba për prindërit e fëmijëve. Blerja ose aktivizimi i petardëve dhe mjeteve piroteknike në vendet publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të banesave paraqet shkelje ligjore…

Lexo më Shumë

Komisioni zgjedhor në Tearcë vazhdon të jetë një përbërje të njejtë ashtu si është votuar herën e parë ndonëse ishin konstatuar shumë lëshime gjatë punës, informon Zhurnal. Nga KSHZ theksojnë se deri më tani nuk ka pasur iniciativë për ndryshimin e anëtarëve të komisionit ndërkohë që thuhet se ka vetëm një ndryshim të zv.anëtarit nga rradhët e LSDM.

Lexo më Shumë

Gazetari kontravers, Milenko Nedellkovski në profilin e tij në Facebook ka kritikuar BDI-në dhe PDSH-në pasi ata anulojnë garën për rivotim në Tearcë të Tetovës. Milenko poashtu shkruan se pas Gjergj Kastriotit, shqiptarët përsëri do të kenë udhëheqësin e tyre ortodoks, duke vënë theksin te Zoran Zaevi, kryetari i LSDM-së,  shkruan Telegrafi Maqedoni. ‘Anulimi nga gara zgjedhore në Tearcë i Aliut dhe Thaçit, apo ndonjë jokoalicionim i BDI-së dhe PDSH-së me OBRM-në do të thotë rënie e të dy partive. PDSH-ja do të bëhet PPD dhe BDI do do të jetë PDSH. Thaçi dhe Aliu do të hiqen nga skena…

Lexo më Shumë

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit, që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë, që nuk ndryshon rrugë, që nuk rrezikon, që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve, që nuk i flet atij që nuk e njeh. Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën, që është i pakënaqur nga puna, që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr, që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura. Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton, që nuk lexon, që nuk dëgjon muzikë, që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij. Dalngadalë vdes ai që shpërfill…

Lexo më Shumë

Dorëheqjen e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, nuk e ka pranuar kryetari i degës së PDSH-së në Strugë, Mendi Asani. Ai ka thënë “mos u gezoni shumë nga doreheqja e kryetarit të PDSH, sepse ai është i pamposhtur.” Unë Mendi Asani, Kryetar i Degës së PDSH-së-Strugë, asnjeherë nuk do ta pranojë dorëheqjen e Kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi dhe jo vetëm kaq, por në Kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm, përsëri unë do jap propozimin që edhe më tej pozitën për Kryetar të PDSH-së, ta mbajë Menduh Thaçi”, ka shkruar Asani.

Lexo më Shumë

Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare.

Lexo më Shumë

Rivotimi i së dielës në Tearcë të Tetovës nuk pritet që ta ndryshojë shumë gjendjen, nëse merren parasysh numrat, ndërsa formimi i Qeverisë mbetet pika kryesore rreth së cilës do të bëhet zgjidhja apo rëndimi i krizës politike në Maqedoni në ditët në vijim. Mirë do të jetë, thonë pjesëmarrësit në proceset politike, që sa më parë të konstituohet parlamenti që të mund të parandalohet destabilizimi më i madh i vendit, që nuk përjashtohet se do ta bëjë VMRO-DPMNE-ja po s’arriti të formojë qeveri. Në Tearcë para zgjedhjeve të së dielës në shikim të parë situata është e qetë, atje…

Lexo më Shumë

Ish ndërmjetësuesi i bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Vanhojte, pas qëndrimit të tij të parë në lidhje me zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, pas rezultateve të dala nga zgjedhjet dhe gjendjen momentale deri në formimin e një qeverie të re koalicionuese vjen me shkrimin e tij të dytë. Tekstin e plotë të Piter Vanhojtes mund ta lexoni më poshtë: Mësimi për Maqedoninë: Demokracia në veprim (Pjesa e Dytë) Gjykata Administrative e anuloi votimin në Tearcë. Si rezultat i kësaj, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) vendosi për një rivotim në këtë vendvotim. Vendimi i Gjykatës Administrative është shpresëdhënëse. Kjo dëshmon…

Lexo më Shumë