Ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva muajt e kaluar u përfol shumë në media për harxhimet shtesë të cilat ajo i arsyetonte me harxhime rruge dhe për të cilat nxjerrte vërtetime pagese nga pikëpagesat rrugore. Pas ”sulmit” mediatik ajo tha se do t’i kthej paratë e marra për rrugë. Sot është shpërndarë një fotografi nëpër internet ku shihet Boneva në dhomën e fjetjes e shqetësuar se ka humbur vërtetimet për pagesën e pikëpagesave. Boneva tani nuk është më deputete dhe e njejta mbron partinë e sajë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
Author: Adijat
Në javën që kaloi 7-8 persona pjestarë të degës së VMRO në Kumanovë janë marë në biseda informative nga SPB në Kumanovë për shkak të dyshimeve se kanë blerë vota, informon Zhurnal. Policia ka vepruar pas thirjeve anonime të qyetarëve që funksionarë të VMRO kanë qenë në teren dhe kanë ofruar para për votuesit por për cfarë pagese bëhet fjalë nuk dihet. Nga partia informojnë se funksionarë dhe anëtarë të tyre kanë qenë në biseda informative duke bërë kështu presion të paparë pa argumente e fakte.
Gjendja në Maqedoni duket se po tensionohet pas debateve të shumta lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit. Gjykata administrative ka urdhëruar rivotimin në një qendër-votimi në Tearcë pranë Tetovës, që mund ta ndryshojë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, në dëm të partisë VMRO-DPMNE. Kjo e fundit thotë se nuk do të marrë pjesë në rivotim e as nuk do ta njohë rezultatin. Gjendja e tensionuar ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar, pas retorikës kërcënuese ndaj disa ambasadorëve perëndimorë. Ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit.
KSHZ-ja me vendim të Gjykatës Administrative ka vendosur që ankesa për rivotim nga LSDM-ja në një vendvotim në Tearcë të zbatohet, edhe atë të dielën. Por si duket kjo në një far mënyre rezultatet në Tearcë nuk do të pranohen nga VMRO, por për gazetarin Milenko Nedellkovski që e ka favorizuar me shkrimet e tija këtë parti, Tearca do të jetë çështje e kryer, duke aluduar se VMRO përsëri do t’i fitojë zgjedhjet dhe se ‘të hënën Gruevski do të jetë mandatari, të gatshëm’, shkruan Milenko në profilin e tij në Facebook.
Sot do të mbahet konferena e parë shkencore për ndotjen e ajrit në Shkup në organizim të Qendrës për kërkim dhe informim për mjedisin e jetës ‘Eko-svet’ në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM. Qëllimi i konferencës është nxitja e debatit midis qytetarëve dhe ekspertëve për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për ndotjen e ajrit. /Telegrafi/
Ish gazetari, tanimë deputet nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar militantët e partisë VMRO-DPMNE në lidhje me thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. “Aq nga thirrjet e VMRO-DPMNE, shihet…”Do thernin shqiptarë” dhe ambasadorë kurse tani janë në aksion në Tearcë për t’i lutur dhe për t’u ofruar para për të mos votuar për LSDM-në… Çfarëdo që ju të bëni një gjë është e qartë treni bullgar ndaloi në Tearcë, kurse qytetarët e Maqedonisë zgjodhën jetën!!!”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.
Pas çdo ciklusi zgjedhor dhe shpalljes zyrtare të rezultateve, partitë fituese të zgjedhjeve si nga blloku politik maqedonas po edhe ai shqiptarë bëjnë pazarllëqet e tyre për formimin e koalicionit qeverisës. Mirëpo, ndonëse kësaj rradhe me më pak përfaqësues shqiptarë në kuvend, shqiptarët kanë shansin historik që së pari ta rrëzojnë nga troni kryeministrin me politika nacionaliste dhe antishqiptare, dhe të formojnë një qeveri me pozita më të avancuara për shqiptarët. E gjithë kjo, meqë tani çelësi kryesor për formimin e qeverisë është pikërisht në dorën e partive politike shqiptare. Por ajo që është diskutabile dhe si kryetemë debati në…
SHKUP (AA) – Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, tha se Organizata Terroriste FETÖ paraqet rrezik serioz edhe për sigurinë e Maqedonisë, pa dallime etnike apo fetare, raporton Anadolu Agency (AA). Ambasadorja Kara, në deklaratën për AA dënoi sulmin makabër ndaj ambasadorit të Federatës së Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, ndërsa familjes dhe popullit të Rusisë u shprehi ngushëllime. FETÖ nuk synon vetëm qëndrueshmërinë e Turqisë Duke theksuar se FETÖ nuk synon vetëm qëndrueshmërinë e Turqisë, Kara tha se, “Në çdo rast kemi theksuar se kjo organizatë terroriste herët apo vonë do të dëmtojë edhe sigurinë e shteteve…
Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur 186 automjete në çdo 1.000 banorë, gjegjësisht shkalla e automjeteve shënon rritje prej 50 për qind në krahasim me vitin 2005. Kështu tregojnë hulumtimet e Eurostat për sektorin e transportit në vendet kandidate për anëtarësim në BE, ku janë përfshirë Turqia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Sipas statistikës evropiane, në dekadën e fundit numri i automjeteve në 1.000 banorë është rritur për 62 makina, për çka kryesisht kontribut më të madh ka politika e dobësuar doganore dhe standardet e ulëta të mjedisit për importimin e automjeteve të…
Nga Mensur Krasniqi Duhet të na ngushëllojë fakti që nuk jemi të vetmit që e katandisën kopshtin e vetëm zoologjik, atë të Tiranës, në një “kamp përqëndrimi” për gjënë e gjallë të atyshme. Ngjashëm me modelin kafshëror të trajtimit të kafshëve, shfaqet dhe fqinji ynë, Maqedonia, ku kopshti zoologjik i Shkupit ofron pamje përvuajtëse të qënieve të atyshme të mbyllura pas hekurave, jo aq të këndshme për t’i parë. Në uri dhe papastërti – kjo gjendja e tyre, ku dhe në sy u lexohet halli që i ka zënë nga trajtimi… “kafshëror” i sunduesve të tyre dykëmbësh. Vizitorët që shkojnë…
Në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s” Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratë në restorantin “Oaza” në Orizare të poshtme. Mes të pranishmëve ishte edhe kënduesi i mirënjohur i ilahive nga Shkupi, Ertan Shakiri, i cili kishte përgatitur disa befasi. Në shenjë respekti për mysafirin nga Turqia, hoxhë Ramazan Tamer, ligjëruesin e kësaj mbrëmjeje, Ertani i dhuroi një dhuratë modeste. Në shenjë falenderimi për përkrahjen e vazhdueshme prej Forumit Rinor Islam kishte përgatitur dhuratë edhe për kryetarin e përgjithshëm të FRI – së, Fisnik Shabanin, si dhe për kryetarin e Degës së Shkupit, Abdulhamid Mustafa, të cilët…
Ndonëse afati përfundimtar, edhe atë kur bëhet fjalë për ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, si bie fjala koha e zgjedhjeve apo diçka tjetër, për lëshimin e pagave nga ana e institucioneve shtetërore gjegjësisht, komunave nëpër shkolla është maksimum 15 ditë vonesë. Mirëpo kjo ende nuk po ndodh me shkollat të cilat gravitojnë në komunën e Çairit. Mësimdhënësit në këto shkolla thuajse dy muaj të tëra nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga rroga e tyre. Këto lëshime nuk është hera e parë që i ndodhin komunës së Çairit, e njëjta i kishte ndodhur edhe para disa viteve në dy cikle tjera zgjedhore.…

