Analisti politik Xhelal Neziri, ka thënë se takimi i liderëve shqiptarë është tentim i BDI-së për të rifituar legjitimitetin që e humbi në zgjedhje. Sipas tij, shqiptarët votuan për ndryshime në skenën politike dhe çdo bashkim jashtë atij vullneti nuk është i arsyeshëm. Neziri e quan hap të gabuar pjesëmarrjen e Aleancës për Shqiptarët, kurse bojkotin e Besës si të arsyeshëm meqë kjo parti dëshiron të profilizohet në opozitë. Ahmeti, Sela, Memeti dhe Ostreni premtuan se takimet do të vazhdojnë deri në formimin e një platforme të pëbashkët kurse ftesa për partitë tjera mbetet e hapur.
Author: Adijat
Bashkimi Demokratik për Intergrim pas rezultateve të djeshme në Tearcë është para dilemës së madhe. Të koalicionojë me VMRO-në për krijimin e qeverisë ose me LSDM-në. Të dyja opcionet pritet të kenë pasoja në zhvillimin e ngjarjeve politike në vend. Por është fakt se për të dy opcionet BDI-së i duhet përkrahja edhe e një partie-koalicioni tjetër shqiptarë. Konkretisht për koalicion me VMRO-në sipas të gjitha gjasave do të ketë përkrahjen e 2 deputetëve të PDSH-së kurse për koalicion me LSDM-në do ta ketë përkrahjen e 3 deputetëve të Aleancës për Shqiptarët. Është fakt se BDI ishte e përgaditur që…
Raport special nga Mehmet Latifi Ditëve të fundit, në mediat kroate, sidomos ato nga rajoni i Pullës dhe Istrës, janë përplot shkrime madje edhe reportazhe për personazhin e ditëve tona në Pullë të Kroacisë, dhe për historinë e dhimbshme të tij. Fjala është për Said Muharremin, i mirënjohur qytetarëve të Pullës si “Mujo”-sipas mediave kroate ai është me origjinë nga Tetova (ose rrethina e Tetovës), por nuk ka të dhëna sa sa kohë dhe si ka ngelë ai në Pullë, ndërsa ai vet ka pohuar se është nga Tetova dhe se në Kroaci ka ardhur gjatë viteve të ’60 dhe…
Prof dr. Afrim Osmani – ambientalist Ndotja e ajrit ka kapluar tërë rruzullin tokësor, në disa vende me intensitet më të madh, e në disa tjerë me intensitet më të vogël. Por, ajo që është e përbashkët në këtë drejtim, është se, që të gjitha vendet tregojnë seriozitet të madh për uljen maksimale të aero-ndotjes. Fatkeqësisht, vendet, siç janë ata të Ballkanit (perëndimor), shumë pak seriozitet tregojnë në luftimin e aero-ndotjes. Kjo mund të verifikohet me prezencën e madhe të aero-ndotjes në kryeqytetet ballkanike (Shkup, Prishtinë, Sarajevë…). Një ndër faktor që ndikon drejtpërdrejtë në ndotjen e ajrit është edhe komunikacioni.…
Nga Mensur Krasniqi Politika në Maqedoni ka hyrë në një fazë të paparashikueshme dhe interesante, sidomos në skenën shqiptare. Një ditë më parë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u bëri thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të ulen në një tryezë për të ndërtuar një strategji të përbashkët për shqiptarët para koalicionimit me partitë maqedonase. BESA qe e para që e refuzoi këtë ofertë, mu për shkak se një javë më parë, sipas saj, me urdhërin e Ali Ahmetit, anëtari i BDI-së në KSHZ, Subhi Jakupi refuzoi ankesat e BESËS mbi parregullsitë e procesit zgjedhor, dhe kështu një mandat…
Partia VMRO-DPMNE, e drejtuar nga lideri Nikolla Gruevski i ka drejtuar një letër Brukselit zyrtarë, lidhur me kërcënimet ndaj diplomatëve të huaj. “Duke e ndarë shqetësimin dhe brengosjen e Komisionit Evropian, VMRO-DPMNE pyet publikisht se kush dhe si ju është kërcënuar përfaqësuesve ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë. Na jepni një shembull. VMRO e dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë liderët politik. Duket i ndarë vlerat demokratike kërkojmë sqarim për kërcënimet e tilla, me qëllim që organet kompetente të intervenojnë në mënyrë efikase ndaj këtyre rasteve”, thuhet në reagimin e partisë. (INA)
Asociacioni qytetar Most dhe organizata jo qeveritare Civil do ta vëzhgojnë procesin zgjedhor të dielën në Tearcë. Civil dje ka vendosur dy stenda për t`i informuar banorët për të drejtën e tyre të votës. Edhe Most do të kanë ekipe në terren në vendvotimin numër 2011 në Tearcë gjatë ditës së votimit.
Intervista e posaçme për Bota sot, me Profesor David L. Phillips – Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University NEW YORK: Mbas zgjedhjeve të fundit në Maqedoni , dhe situatës të krijuar post zgjedhore atje, Profesor David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University, foli në një intervistë të posaçme me gazetarin tonë në Nju Jork, Beqir SINA, ku ai thotë se: “Maqedonia, është në krizë që nga dhuna…
Laura Meshede është fituesja e çmimit vjetor “Oto Berner” për shkrimin më të mirë të gazetarëve të rinj në Gjermani. Ajo në storjen “Nuk ka vend” ka shkruar për familjen Berisha nga Shutka e Shkupit. Laura Meshede pas marrjes së çmimit, ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle”, në të cilën ka folur për gjendjen e të rinjëve dhe gazetarisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kur kam qenë në Maqedoni, romët nuk kanë qenë të vetmit që dëshironin t’a lëshonin vendin. Në komunikim me të rinjtë fitova përshtypjen se të gjithë duan të shkojnë. Ata duan të punojnë dhe në…
Kompania automobilistike Ford Fiesta sot festoi 40-vjetorin e ekzistencës së saj në treg. Drejtori i përgjithshëm i Mi-da Grand Motors për Maqedoni, Driton Zairi, tha që me rastin e 40-vjetorit, Ford Fiesta organizoi një lojë shpërblyese. Kjo lojë përfshinte kërkimin e veturës Ford më të vjetër të prodhuar, meqenëse interesimi ishte shumë i madh tha Zairi, arritën ta gjejnë veturën e prodhuar pikërisht në vitin 1979, domethënë vetëm 3 vjet nga krijimi i kësaj kompanie. “Sot ne në Ford Mi-da Grand Motors festojmë si e gjithë bota, në industrinë automobilizmit 40 vjetorin e Ford Fiestës, ku ne bëmë një lojë…
Do të ndodhë ose jo takimi historik i të gjitha partive politike shqiptare në një vend? Është kjo një pyetje e cila ka shquajtur kurreshjten e opinionit shqiptarë në Maqedoni, pas ftesës që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë partive politike për një takim të përbashkët nesër në ora 13:00 në Aleksandar Palace. Deri tani kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht vetëm përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Lëvizja BESA dhe PDSH ende nuk janë prononcuar për takimin në fjalë. Mirëpo nga informatat të cilat ka siguruar portali Almakos nga burime të brendshme të Lëvizjes BESA, thuhet që…
Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim kanë shprehur lëvdatë për të gjitha institucionet në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 dhe qytetarët e Maqedonisë, por kanë shprehur shqetësim për ndarjet shoqërore në Maqedoni. Sipas tyre data e 11 dhjetorit ishte festë për Maqedoninë, zgjedhje të aplikuara pa asnjë incident. “Kriza politike dyvjeçare tregojnë ndarje të thellë të shoqërisë, në bazë nacionale por edhe ideologjike. Kjo ndarje rezulton me mandate të ndara. Dhe vijmë në një rrugë qorre. Konstatojmë se kjo gjendje është ndërtuar nga gabimet e njëjta dekada me radhë. Duhet një analizë substanciale e gjendjes shoqërore në të…

