Laura Meshede është fituesja e çmimit vjetor “Oto Berner” për shkrimin më të mirë të gazetarëve të rinj në Gjermani. Ajo në storjen “Nuk ka vend” ka shkruar për familjen Berisha nga Shutka e Shkupit. Laura Meshede pas marrjes së çmimit, ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle”, në të cilën ka folur për gjendjen e të rinjëve dhe gazetarisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur kam qenë në Maqedoni, romët nuk kanë qenë të vetmit që dëshironin t’a lëshonin vendin. Në komunikim me të rinjtë fitova përshtypjen se të gjithë duan të shkojnë. Ata duan të punojnë dhe në Maqedoni nuk e kanë këtë mundësi. Shumica e romëve nuk studiojnë për shkak të situatës së tyre ekonomike dhe urrjetjes kundër tyre”, deklaroi Laura Meshede, gazetarja e re nga Maqedonia që jeton në Gjermani.
Ajo në këtë intervistë ka folur edhe për integrimin e Maqedonisë në BE, ku tha se aktorët politik në Maqedoni, duhet të punojë akoma më shumë që të arrijnë të integrohen plotësisht në BE./Telegrafi/
Data 22.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) Muaji i Çamërisë, shpërndahen trëndafilë në Sheshin Skenderbeu në Shkup
- Rikonstruimi / Ndryshime në Arsim, Shëndetësi e MPJ, çka i takon VLEN-it e çka VMRO-së?
- U plagos me thikë nga bashkëshorti në banesë, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë
- (VIDEO) Nga mesnata dizeli shitet për 7 denarë më lirë
- Bullgaria denoncoi Maqedoninë në Këshillin e Evropës për djegien e veturave diplomatike
- (VIDEO) Ministrja e financave ua pret shpresat punonjësve të pediatrisë: Nuk japim pëlqim!
- (VIDEO) Kryetari i Sarajit kërkon që prokuroria t’i hetojë tenderët e Rustemit
- Takim Ahmeti-Varnes, në fokus paqja, stabiliteti dhe perspektiva euroatlantike

