Bashkimi Demokratik për Intergrim pas rezultateve të djeshme në Tearcë është para dilemës së madhe. Të koalicionojë me VMRO-në për krijimin e qeverisë ose me LSDM-në.
Të dyja opcionet pritet të kenë pasoja në zhvillimin e ngjarjeve politike në vend. Por është fakt se për të dy opcionet BDI-së i duhet përkrahja edhe e një partie-koalicioni tjetër shqiptarë. Konkretisht për koalicion me VMRO-në sipas të gjitha gjasave do të ketë përkrahjen e 2 deputetëve të PDSH-së kurse për koalicion me LSDM-në do ta ketë përkrahjen e 3 deputetëve të Aleancës për Shqiptarët.
Është fakt se BDI ishte e përgaditur që dje të barazohej numri i deputetëve të VMRO-së dhe LSDM-së (50-50) dhe në këtë rast do ta kishte shumë më lehtë që me LSDM-në të krijoj qeverinë e ardhëshme. Për këtë shumicë vetëm se e siguroi përkrahjen e Aleancës për Shqiptarët dhe me 63 deputet deri diku do të kishte një qeveri stabile.
Por pas rezultateve të djeshme në Tearcë, ku VMRO ngeli me 51 deputet tash më opcioni për koalicionim me LSDM-në është gjithnjë e më i vogël dhe tash më të gjithë llogaritjet bëhen për koalicionim me VMRO-në. Në këtë rast përkrahja e Aleancës për Shqiptarët nuk do jetë prandaj shumicën qeveritare pritet ta krijoj VMRO-BDI-PDSH përsëri me 63 deputet. /tetova1/
Data 22.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) Muaji i Çamërisë, shpërndahen trëndafilë në Sheshin Skenderbeu në Shkup
- Rikonstruimi / Ndryshime në Arsim, Shëndetësi e MPJ, çka i takon VLEN-it e çka VMRO-së?
- U plagos me thikë nga bashkëshorti në banesë, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë
- (VIDEO) Nga mesnata dizeli shitet për 7 denarë më lirë
- Bullgaria denoncoi Maqedoninë në Këshillin e Evropës për djegien e veturave diplomatike
- (VIDEO) Ministrja e financave ua pret shpresat punonjësve të pediatrisë: Nuk japim pëlqim!
- (VIDEO) Kryetari i Sarajit kërkon që prokuroria t’i hetojë tenderët e Rustemit
- Takim Ahmeti-Varnes, në fokus paqja, stabiliteti dhe perspektiva euroatlantike

