Mot i qëndrueshëm dhe i thatë me temperatura të mëngjesit nën zero priten prej nesër, të cilat në viset më të larta dhe në male do të zbresin edhe nën -15 gradë. Temperaturat e mëngjesit sipas paralajmërimeve nga DPHM nesër do të lëvizin prej -12 në Mavrovë, -10 në Berovë, -8 në Kriva Pallankë, -6 në Tetovë, Prilep, Sveti Nikollë, -5 në Shkup, Ohër, Shtip dhe Strumicë, -4 në Demir Kapi dhe -2 në Gjevgjeli. Temperatura do të mbetet nën zero edhe gjatë ditës në Mavrovë -5 dhe Berovë -2 gradë. Temperatura maksimale nesër do të arrijë deri 6 gradë…
Author: Adijat
Lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela mohon se është takuar me funskionarin e BDI-së, Musa Xhaferrin. Ai tha se, me Xhaferin është takuar një herë në jetë, në një pritje tek ambasada amerikane në Shkup. Në këtë takim, i cili ka ndodhur para shumë viteve,Sela deklaroi, Musa Xhaferri e ka përgëzuar për nismën e tij rreth kërkesës për dorëheqje të liderit të PDSH-së, Ziadin Sela.
Aktori i njohur, Xhevdet Jashari, i cili për publikun kryesisht njihet për rolin e ‘Arifhikmetit’ tek seriali ‘O sa mirë’ duket se nuk i ka punët mirë në aspektin shëndetësor. Kjo pasi sipas një fotografie të publikuar nga vetë ai tregon se po ndjenë dhimbje të madhe dhëmbi . Xhevdeti tha në fotografinë në fjalë se e din që njerëzit nuk do t’i besojnë për këtë gjë por që dhimbja po e mundon shumë atë. E dyshimet shtohen edhe më tepër pasi që në pamje të parë në fotografi vihet ora e tij ‘Rolex’ për të cilin në fakt duket…
“Nëse Maqedonia do të vazhdojë të qeveriset nga ata që e udhëhoqën deri më tani, atëherë ajo do të shkojë drejt ndarjes”, ka thënë drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, njëkohësisht njohës i çështjeve ndërkombëtare në mjediset e konfliktit dhe pas konfliktit, Haki Abazi. “Mendoj se ka një platformë të përbashkët të faktorëve që duan ta shkatërrojnë Maqedoninë, kryesisht është tendenca e VMRO – DPMNE si një lëvizje bullgare, në kuptimin nacionaliste, pa një ndonjë definim të plotë të formës se si e sheh Maqedoninë si shtet funkcional. Ajo solli ikjen e mbi 625 mijë qytetarëve të Maqedonisë”,…
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka zbuluar se në cilin klub dëshiron të luajë Neymar në të ardhmen mund të transferohet në Brazil. Ai ka zbuluar se ëndërron të luaj për skuadrën braziliane, Flamengo. Por, transferimi i Neymarit te ky klub mund të ndodh vetëm pas vitit 2021, pasi brazilian deri atëherë ka kontratë me Barcelonën. “Në qoftë se unë mund, do të doja të luajë për Flamengon, do të jetë një nder i madh për mua që të luajtur në Maracana. Unë do të luaj atje gjatë gjithë ditës. Është një klub ku unë dua të luaj”, ka dkelaruar Neymar
Një mesazh i pazakonshëm, i drejtëpërdrejtë dhe mjaft i guximshëm i faktorit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni. Pra “Maqedonia nuk do të ekzistojë si shtet nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik”, kështu është shprehur në një intervistë për gazetën “Zëri”, ish-kongresmeni amerikan, Joseph Dio Guardi. Kjo deklaratë e Guardit sipas kryeredaktorit të gazetës “Lajm”, Isen Saliu vlerësohet si konstatim i saktë, mirëpo shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm se prishja e Maqedonisë nuk është forma e vetme dhe më e mirë, por ndryshimi i përfaqësuesve tanë aktual në qeveri. “Gjatë gjithë këtyre viteve problemet më…
Në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos nga funksionet do të largohen ministrat shtesë dhe zëvendës ministri i shoqërisë së informacionit, bujqësisë dhe financave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas zgjedhjeve edhe zyrtarisht do të deklarohen ministrat e plotësuar nga LSDM, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski. Nga funksionet do të largohen edhe zëvendës ministrat shtesë, Dime Spasov dhe Oliver Andonov. Sipas njoftimeve, vendin e Spasovskit deri në një qeveri të re do ta udhëheq Agim Nuhiu nga BDI. Ministria e Punës përsëri do të udhëhiqet nga Ibrahim Ibrahimi. /Telegrafi/
EVN shpërndanë pako për festat e fund viti, ndërsa në anën tjetër, në sportelet e saja në Tetovë maltretohen qytetarët nga puna e ngadalshme në mungesë të sporteleve shtesë. Qytetarët thonë se po presin në rradhë të gjata më numra në duar për të ardhur në rradhë tek këta sportele që punojnë me tempo kërmilli./ Tetova1/
Mbetet e papërfunduar linja e re e ujësjellësit të Zajazit, një projekt kapital që u premtua pothuajse në çdo fushatë parazgjedhore nga autoritetet qeverisëse. Për herë të fundit ky projekt ishte premtuar nga përfaqësuesit e BDI-së në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2014 se do të jetë gati në vitin 2015, por as sot e kësaj dite nuk ka përfunduar gjë, shkruan Portalb.mk. Banorët e vendbanimeve të Zajazit shprehen të revoltuar dhe të lënë pas dore. Ata thonë se mungesën e ujit të pijshëm e ndjejnë së tepërmi, veçanërisht gjatë stinës së verës kur temperaturat janë të papërballueshme. “Sasia…
Në një postim në facebook Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, kërkon nga Daim Hiseni që të përgjigjet në disa pyetje lidhur me SHVL UÇK. Tetova1 jua sjell postimin e plotë të tij: Hipokrizia është bërë modë. Nese nuk din ta shesësh mjegullën për mjalt, je i prapambetur dhe vështirë e ke ti mbijetosh shekullit të mjegullnajave. Daim Hiseni kam disa pyetje publikepër ty: 1. Në cilën luft apo betejë ke marr pjesë në këto luftrat e UÇK-së? 2. Si pranove në fshehtësinë më të madhe të emërohesh kryetar i SHVL-UÇK pa propozimin e komandantëve të frontit? 3. A…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisioni 200 në Alsat-M ka deklaruar se bën politikë pasi e vlerëson se ju duhet shqiptarëve dhe se mendon të ju jap më shumë të drejta shqiptarëve. ”Kundërshtarët e mi edhe po të kishin lindur edhe një herë nuk do ta kishin arritur atë që e bëra unë. Unë kam shkatërruar një perandori, unë kam përmbys një Jugosllavi. Natyrisht unë me shokët e mi. Se trimi i mirë është me shokë shumë.” tha mes tjerash Ahmeti.
Si çdo javë edhe këtë fillimjavë emisioni “Click Plus” në TV21 po sjell debate interesante dhe mjaft të nxehta. I tillë ishte sonte edhe debati me analistët Albert Musliu, Gazmend Ajdini, Sulejman Rushiti dhe Azam Dauti. Temë diskutimi ndërmjet tyre ishte se me cilën nga partitë maqedonase duhet të bëjnë koalicion partitë shqiptare dhe në çfarë kushtesh. Sipas analistit politik, Gazmend Ajdini takimi i fundit i përbashkët me iniciativë të Ali Ahmetit kishte të bëjë me taktizimet paszgjedhore mbi formimin e qeverisë. Ai madje beson se në takimin e ardhshëm ftesës së Ahmetit do i bashkangjiten edhe Lëvizja BESA dhe…

