#ClickPlus, sonte, e martë 21:30! Në studio: – Ermira Mehmeti (ish deputete, BDI) – Xhelil Bajrami (ish ministër, PDSH) – Abedin Zymberi (ish deputet DR) – Xhevdet Hajredini (ish ministër, PPD) Si negociohet pas zgjedhjeve? Kush kujt i afrohet, dhe cilat janë rregullat e lojës? Përvojën e tyre sonte i japin, akterët e dikurshëm! Shihemi sonte në Click Plus, në ora 21:30! https://www.youtube.com/watch?v=5b1iNs0dz8o&feature=youtu.be
Author: Adijat
Në lidhje me ndodhitë e mbrëmshme, gjegjësisht me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, sulmin me kamion në Berlin dhe poashtu si pasojë e një sulmi të armatosur mbrëmë në Cyrih, ku janë plagosur tre persona pranë një qendre islamike, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me një telegram ngushëllimi ndaj këtyre tre shteteve ka shprehur keqardhje në lidhje me rastet. ‘LSDM dhe qytetarët e Maqedonisë i bashkangjiten demokracisë botërore duke i dënuar sulmet terroriste në Ankara, Berlin dhe Cirih’.
Komisari evropian për zgjerim Johanes Han mbrëmë i dënoi sulmet të cilat ndodhën në Ankara, Berlin dhe Cyrih dhe porositi se dhuna dhe urrejtja nuk do të fitojnë. “I dënoj sulmet e neveritshme. Dhuna dhe urrejtja nuk do të fitojnë”, ka shkruar Han në Tuiter. Në Ankara dje u vra ambasadori rus në Turqi Andrej Karlov, në Cyrih të paktën tre persona janë plagosur në të shtënat në qendër të qytetit, përderisa në Berlin një shofer me kamion ka hyrë midis turmës së njerëzve në panairin e krishtlindjeve ku mbetën të vrarë 12 persona.
Shkruan: Andi Bushati Përditë e më shumë po shtohen dyshimet për rolin që po luan lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni. Partia e tij, dikur hegjemone mes shqiptarëve, u përgjysmua në vota falë mbështetjes së gjatë që ai i dha regjimit autokratik të Gruevskit. Shenjë e kësaj nëpërkëmbje të interesave të shqiptarëve, qe edhe mbështetja për partitë e krijuara rishtas. Ndëshkim për politikën e ndjekur ishte edhe vota epokale e rreth 60- 70 mijë bashkombasve tanë, që për herë të parë votuan për një parti maqedone, opozitën e Zoran Zaevit. Por, pavarësisht nga këto sinjale…
Me fillim prej orës 12:00 do të mbahet seancë e hapur pas padisë së ngritur nga VMRO-DPMNE kundër vendimit të KSHZ-së për pranim të ankesës së Lëvizjes BESA. Me Këshillin e gjyqtarëve do të udhëheq Esma Alibashiq Jonuz, ndërsa anëtarë janë Rozalia Koçkovsa, Ana Gerasimovska, Tanja Terezieva dhe Elmedina Asani. Gjykata Administrative mbrëmë ka përfunduar diskutimin për dy paditë e ngritura nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM. Vendimet Gjykata Administrative duhet t’i sjell në afat prej 24 orëve dhe t’i publikoj në faqen e saj. Vendimet e saja janë përfundimtare.
Koka e Joanna Palani, vlen 1 milion dollarë. Ky është pikërisht shpërblimi që ka vendosur ISIS për ushtaren kurdo-daneze. 21-vjeçarja, me origjinë nga Kurdistani Irakian, por që jetonte në Danimarkë, ishte nisur në 2014-ën nga Europa për tu bashkuar me peshmergët kurdë për të luftuar kundër ISIS. Ajo i kishte cilësuar terroristët si objektiva shumë të lehtë për tu vrarë në krahasim me ushtarët e Bashar al-Assad. Në intervistat që ajo ka dhënë për mediat, është shprehur se la Danimarkën në vitin 2014 për një “luftë për të drejtat e njerëzve”. 23-vjeçarja Palani është shprehur se “luftëtarët e ISIS janë…
Një zyrtar i njohur ministrisë së jashtme ruse është gjetur i vdekur nga plagët e armëve në apartamentin e tij në Moskë, vetëm disa orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi dje pasdite. Sipas njoftimeve të pakonfirmuara të medieve britanike dhe turke, trupi i zyrtarit, që besohet të jetë një nga shefat e departamenteve në ministrisë së jashtme ruse , është gjetur i vdekur sot herët në mëngjes, shruan syri.net. Dy plumba janë gjetur së bashku me një armë zjarri në lavamanin e kuzhinës, shkruan “Daily Epress”Kremlini nuk ka konfirmuar apo mohuar raportet. Ndërkohë spekulime ka pasur gjatë nëse…
Protagonist i rradhës në intervistën “3pyetje nga Mensur Krasniqi” të Almakos për këtë fillimjavë është anëtari i kryesisë së LSDM-së dhe këshilltar i liderit të kësaj partie, Edmond Ademi. Ai në kuadër të kësaj interviste ka shprehur qëndrimet lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, mosaprovimin e ankesave të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA në KSHZ si dhe formimin e qeverisë së re. Sipas tij një gjë është e sigurt, tani pas fjalimit skandaloz të Nikolla Gruevskit kundër faktorit ndërkombëtar, përjashtohet çdo mundësi për formimin e qeverisë me VMRO-në, dhe se e drejta legjitime për të koalicionuar me partitë shqiptare për qeveri i…
Shumica e vullnetit qytetarë patjetër duhet të respektohet. Kështu deklaroi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli. “Shumica e qytetarëve në Maqedoni, kanë zgjedhur ndryshime në zgjedhjet parlamentare. Shumica e vullnetit qytetarë patjetër duhet të respektohet. Republika e Maqedonisë do të fitojë Qeveri e cila do të punojë në interes të qytetarëve të Maqedonisë”, tha kryetari Zaev. Kryetari i LSDM-së, theksoi se institucionet janë të obliguara të punojnë në shërbim të qytetarëve. “Qytetarët janë ndarë për jetë më të mirë, për liri, për demokraci. Ajo që qytetarët nuk ranë pre e manipulimeve…
Emisioni ‘Jadi Burek’ i gazetarit pro-qeverisë së Maqedonisë tanimë njihet ku flitet me gjuhë të urrejtjes për shqiptarët dhe për etnitetet tjera në Maqedoni. Edhe këtë herë gazetari Janko Ilkoski ka qenë viktimë e talljeve nga qytetarët në lidhje direkte në telefon. Qytetari i cili ishte mysafir nëpërmjet linjës telefonike i tregoi dy kushte moderatorit duke i thënë: Të ndryshojë emrin në Neat Grujo dhe të bëhet synet. Këto kushte i janë vënë kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, nga qytetari i shqetësuar për situatën. Më tej gazetari e defokusoj bisedën në telefon dhe e ndërpreu linjën me qytetarin.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë ka dalë me një vlerësim të gjendjes reale të rrugëve të Maqedonisë. Sipas kësaj lidhje, rrugët në të gjithë territorin e Maqedonisë janë të thata nëpër vendbanime dhe rrugë të qyteteve kurse të lagështa jashtë qyteteve. LAMM sugjeron që mos rritet shpejtësia e vozitjes dhe të respektohen shenjat e komunikacionit. Në rrugët malore nga ky subjekt thuhet se ka rrëshqitje të dheut dhe gurëzve në rrugë. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje.
Gazeta greke Etnos, shkruan se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski po vazhdon edhe pas zgjedhjeve me arrogancën e njëjtë. “Për këtë arsye Nikolla Gruevski po i paramendon proceset demokratike dhe institucione, mund që të shihet nga ish ministri i punëve të jashtme, Antonio Milloshoski.ai fshehtas ka hipur në Olimp që të fotografohet me flamurin me diellin nga Vergina (Kutlesh), shkruan Etnos.

